E Martë 17 Jan 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Shtyp

Androniqi & Sofia Zengo - "Qytetare Nderi"

Shkruar nga Adriana Stefani on 30 Maj 2015. Posted in Arshiva

 

Motrat ZENGO – Ju jepet titulli “Qytetar Nderi” dy të parave gra piktore të Shqiperisë.

 

Në dt. 18 Maj 2015 Këshilli bashkiak i Korçës iu akordoi titullin "Qytetar Nderi" motrave Androniqi Zengo

(Antoniu) dhe Sofia Zengo (Papadhimitri) nga Dardha e Korçës, për kontributin e tyre piktural ikonografik e laik

si dhe për faktin se ato janë dy piktoret gra shqiptare të para në historinë e artit figurativ shqiptar.

Veprimtaria e tyre artistike është e gjerë e cilësore dhe përbën vlera të konsiderueshme në lëvrimin e pikturës

postbizantine dhe laike në kuadër të të gjithë pikturës shqiptare sidomos gjatë gjysmës së parë të shek. XX.

 

FAMILJA E VANGJEL ZENGOS DHE VEPRIMTARIA E VAJZAVE TE TIJ

Vangjel Zengo (1875-1941). Është djali i madh i Papa Jani Zengos. Pasi kreu shkollën plotore në gjimnazin grek të Korçës, shkoi në Agion Oros, ku mësoi e më pas punoi deri në vitin 1899 si piktor ikonash e pikturash murale. Atelieja ku ai ka mësuar, ashtu si shumica e piktorëve të tjerë dardharë, ka qënë ajo e Grigor Zdrulit.

Më 1899 kthehet në Dardhë. Më 1902 martohet me Vasiliqi Korçarin dhe nga kjo martesë lindin 7 vajza, katër prej të cilave do të vazhdojnin profesionin tradicional të familjes. Gjatë viteve të qëndrimit në Dardhë 1899-1907 ai pikturoi kishën e “Shën Gjergjit” si dhe ikona të tjera për kishat e fshatit. Më 1906 bëhet sipërmarës për pikturimin e kishës së madhe të “Shën Gjergjit” të Korçës dhe punon në të për disa vjet së bashku me dy piktorë të tjerë Anastas Papa Postol Ziçishtin dhe Sotir Papa Ilia Dardhën (Kere).

Për tre vjet 1909-1911 ai ka qënë gjithashtu sekretar i degës së Dardhës të shoqërisë shqiptare “Vatra” të Bostonit USA. Më 1910 vendoset me banim në Korçë së bashku me familjen. Më 1914 së bashku me tre vajzat e tij (Thomaidha, Androniqi, Sofia) mërgon në Greqi (Almero) Vollo dhe më vonë në Velica ku punon si ikonograf sipërmarës. Më 1921 kthehet përsëri në Korçë dhe po gjatë këtij viti bashkë me vëllanë e tij Efthimin, dekorojnë xhaminë e Mirahorit si dhe mjaft banesa qytetare.

Gjatë vitit 1921-1923 pikturon kishën e “Ungjillëzimit” në Tiranë, më 1929 kishën e “Shën Mërisë” në Korçë, më 1930 kishën e Hoçishtit dhe më pas plotëson pikturën murale në kishën e “Shën Kollit” në Bellovodë. Më 1932 punon në kishën e “Shën Thanasit” në Korçë, më 1933 në kishën e “Shën Triadës” Korçë e më vonë kishat e Polenës, Porodinës, Oparit, Mujasit, dhe më 1936 e më tej në katedralen e Korçës. Veç këtyre ka plotësuar me ikona kishën e “Shën Kollit” të Bridgefordit në Amerikë.

Siç shihet, veprimtaria e piktorit Vangjel Zengo është mjaft e madhe, madje pa ditur edhe punimet e tjera në vendet e Ballkanit, veçanërisht në Agjio Oros ku ai ka këndin e tij ashtu si në Rusi dhe në Amerikë. Ai është një nga piktorët më prodhimtarë të mesjetës së vonë shqiptare. Në Muzeun e Artit Mesjetar Shqiptar në Korçë, janë identifikuar rreth 180 ikona të tij.

Duke studjuar e vlerësuar veprat e këtij autori konstatojmë se ai është një piktor me talent, i përgatitur mjaft mirë dhe premtuës i denjë dhe në ikonografi dhe në pikturën murale. Ai njeh mirë vizatimin, kompozimin dhe ngjyrën. Ka krijuar dhe fiksuar tipin e figurave të tij. Tip i veçantë, i bukur dhe me psikollogji sipas skenave që trajton. Shumica e ikonave të tij janë njëfigurëshe. Për vlerësimin e mirë që u bëheshe punimeve të tij, vajzat e Vangjel Zengos ruajnë disa shami mëndafshi të cilat u dhuroheshin piktorëve më të preferuar nga monastiret porositës. Në krijimtarinë e Vangjel Zengos vënd ze dhe piktura me përmbajtje laike. Ai ka pikturuar portretet e gjyshit, të nënës, të Fan Nolit, Sotir Pecit, Vasil Tromarës etj. si dhe disa kompozime “Përcjellja e djalit Ushtar”, “Beteja e Skënderbeut”, “Skënderbeu në kalë” etj. disa prej të cilave ndodhen në galerineë e arteve figurative në Tiranë.

Të gjita punimet e tij janë në teknikën e vajit, por një teknikë e tillë që përpiqet të afrohet dhe të imitojë atë të temperas. Materialet mbi të cilat ai ka pikturuar janë të ndryshme dru, beze, kompensatë, llamarinë,etj.