E Martë 17 Jan 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Shtyp

ENDRI KEKO 1924 -1989

Shkruar nga Adriana Stefani on 06 Korrik 2014. Posted in Arshiva

   Endri Keko i biri i Todit dhe i Krisullës ka lindur më 31 mars 1924 në Boston të SH. B. A. Prindërit e tij kanë qënë të emigruar në Amerikë për nevoja ekonomike. Në moshë të vogël u kthye familjarisht në Dardhë.

Që në moshë të vogël, pasi mbaroi në Dardhë shkollën fillore është marë me punë krahu. Midis shokëve të tij, dallonte për zgjuarësi e shkathësi. Që shumë shpejt duke u organizuar me të rinjtë e fshatit Dardhë krijoi një shoqëri të sinqertë. U dha pas artit dhe sidomos pas muzikës. Dallonte nga moshatarët e tij. Kishte prirje për të bërë teatër dhe skenare. Duke çfrytëzuar traditën e vendit, të Dardhës, punoi duke krijuar një teatër me skenar primitiv, të cilën e quanin “Karagjyza”. Në ekranin e kësaj bëheshin figura karakteristike dhe për humor. Ishte Endri që u dha pas “Karagjuzës”, të cilat i zhvilloj edhe më mirë e më bukur. Kjo ishte një lloj kinemaje. Krijoi një kasolle me hunj dhe sipër të mbuluar me degë hau e fletë fieri.Vendosi një pëlhurë të bardhë në formë ekrani me ndriçim nga brënda me qirinj. Sajoi bukur edhe një farë skenari, duke krijuar disa figura në kartolinë. Me këto nga brenda, gjithmonë në mbrëmje, i lëvizte në ekranin e vogël me figura karakteristike dhe fjalë me humor. Me një farë muzike me të kënduar vetë ose me dy tre shokë që mbante brënda në kasolle, dhe këndonin “Papa tela, papa tela”. Spektatorët e shikonin nga jashtë dhe shkuleshin së qeshuri me këto figura që kishin të bënin edhe me ndonjë ironi apo person negativ në fshat.

Mësoi t’i binte mandolinës e më shumë kitarës.Në pushtimin fashist u organizua në rezistencën aktive me aksione ilegale dhe që nga 1942 kaloi në radhët e çetës partizane “Morava” deri sa u çlirua Shqipëria. Më datën 7 gusht 1942, morri pjesë, me dy të rinj të tjerë Vaskë Zdruli dhe Gaqi Kotepano në aksionin për dëmtimin e komunës fashiste të Dardhës ku u morrën dokumentat sekrete, makina daktillografike, vula e zyrës etj. Në kërkim të autorit, pas pak ditëve, karabinjeria së bashku me xhandarët e vendit, u vunë në ndjekje të Endrit, dhe në mes të fshatit e arrestuan. Ai manovroi shumë mirë për t'u shpëtuar prangave të tyre. Ju kërkoi lejë të kthehesh në shtëpi për të marë ndonjë rrobe për veshje. Ata pranuan. Kur Endri hyri në shtëpi, me ndihmën e së motrës Para, manovroi dhe u iku nga duart fashistëve, duke dalë nga një deriçkë tjetër e shtëpisë dhe kaloi, duke u futur në shtëpinë e atdhetares nënës plakë, Athina Stefani, ku edhe kishte strehuar materialet e rrëmbyera në komunë.. Atje Endri qëndroi ilegal mbi dy javë, sa mori lidhje me çetën partizane të Devollit. Në shtator 1942 iku në këtë çetë, mandej kaloi në Batalionin “Fuat Babani” dhe më vonë në brigadën e XV-S partizane, duke qëndruar deri në çlirimin e plotë të Atdheut. Nga viti 1944 deri në vitin 1948 punon si oficer në radhët e ushtrisë, por që i dha shumë shpejt fund karrierës së tij ushtarake, për t’i u kushtuar afro 40 vjet artit. Në vitin 1948 shkëputet nga aktiviteti i tij ushtarak dhe punon në Komitetin e Arteve për dy vjet deri më 1950. Po këtë vit dërgohet për specializim jashtë shtetit në BS, për regjizor filmi dokumentar, ku qëndroi deri në vitin 1952. Me inagurimin e Kinostudios dhe pas ardhjes së tij nga BS, Endri emërohet regjizor për filmin dokumentar në Kinostudjo. Dokumentari i parë i xhiruar nga Endri Keko është “Dritë në Shqipëri” që shënon njëkohësisht edhe linjën e dokumentarit të parë në Shqipëri. Gjithashtu ai është themeluesi i parë jo vetëm i dokumentarit por edhe i kinoreportazhit, kinopoemës, kinopanfletit dhe filmit muzikor në Shqipëri, si dhe xhiroi filmin artisti “Krevati i Perandorit”.