E Martë 17 Jan 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Shtyp

Dr. GAQI QANO 1910-1985

Shkruar nga Adriana Stefani on 20 Prill 2014. Posted in Arshiva

“ Unë e Dr. Qano ishim në një Universitet në Philadelphia, nuk dinim se ishim të dy shqiptarë. Kur Dr. Qanos ju thirr emri per t’ iu derëzua diploma e shtypur në lëkurë dreri ( kjo vetëm për studentët e shkëlqyer), iu kërkua ku dëshironte të punonte në SHBA. Dr. Qano u përgjigj “ Në Albani “. Ra heshtja e thellë dhe u gjykua për në Albany, shtet në SHBA. Por Doktor Qano sqaroi “ Unë jam shqiptar! ”. Asnjë nuk dinte ku ishte ky vënd. U pru harta e Evropës ku Qano tregoi atdheun e tij. Komisioni hezitonte, Qanua i ri ngulmonte në kërkesën e tij.”....trogonte Dr. Xhana Basha.

Familja Qano - Pero Kacauni Fotografi rreth viteve 1900-1910Dr. Gaqo Ligor Qano lindi në fshatin Dardhë të KorShkolla e Dardhes 1918 - Thimi Raci Fotografiçës më 25, Prill 1910.

Ishte pjesëtar i një familjeje të madhe, me shumë fëmijë dhe i lënë jetim nga i ati. Shkollën fillore e kreu në shkollën e fshatit, atëhere mësimet zhvilloheshin në gjuhën greke. Vëllai i tij më i madh që kishte mërguar më parë në Amerikë për të ndihmuar familjen mori dhe Gaqon në 1925, në moshen 15 vjeçare për t’a shkolluar. 

Përgatitjen bazë e bëri në kolegjin ndërkombëtar të Springfield në Massachusetts. Punonte në të njëjtën kohë për të përballuar shpenzimet e studimit e të jetesës. Përgatitjen profesionale e kreu në Temple University në Philadelphia.Studimet e tij i mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1936 me gradën Doktor i Kirurgjise Dentare. Po aty u nderua me dy medalje ari për punime në rontegenografi dhe këllefe e ura. Pas përfundimit të studimeve punoi për nje vit në Kliniken për fëmijë në Rhode Island, ku dhe i ofruan nje vënd pune të përhershëm. Malli për familjen dhe dëshira për t’i shërbyer atdheut të tij, e bënë që të mos pranonte ofertat për të ushtruar profesionin në klinikat amerikane.