E Martë 17 Jan 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Shtyp

DARDHARET NE AMERIKE

Shkruar nga Adriana Stefani on 09 Dhjetor 2013. Posted in Arshiva

Botim i  i "Botes" viti 1939, 402 Massachusetts Ave.Boston, Mass.

DARDHARET NE AMERIKE - VEPRAT  E TYRE PER DARDHEN E SHQIPERINE

Me 1 te Janarit, 1905 u fillua ne Boston Mass, 33 Pitts St., Vellazeria Mireberese e Dardhes, shoqeri e pare fshatarake ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes prej viseve te Shqiperise. Qellimi i Vellazerise ishte: Permbajtja dhe ndreqja e shkollave te Dardhes, ndertimi i varretores dhe te kishes dhe perkrahja e Dardhareve kur vuajne dhe semuren.

Me 1906, nga nje mosmarreveshje per depozimin e te hollave te Vellazerise, formohet Vellazeria Patriotike e Dardhes me qender 185 Bridge St. East Cambridge, Mass me qellim permbajtja e shkollave, ndihme per te vobektit dhe ndihma per te martuar vajza te vobekta ne Dardhe.

Qe te dyja keto Vellazeri u formuan me kanunore greqisht, jo se ishin Grekomane, por nga frika e Turqise, se gjuha Shqip jo vetem qe nuk ishte e lire te shkruhej po dhe ata qe e perkrahnin, ndiqeshin pa meshire.

Bashkimi i Vellazerive.

Dardharet duke pare se qellimi i Vellazerise ish pothuaj se nje, dhe se cdo veper qe te bente cilado Vellazeri ish per te miren e Dardhes dhe te Dardhareve dhe duke pare se percarja ishte nje njolle e keqe dhe ca me teper ne gjeneraten e ardhme, u muar vesh te dy pleqesite dhe vendosen me nje ze qe te behet nje mbledhje e perbashket me 25 Prill 1910, ne 774 Washington St Boston, Mass., ku me nje ze u vendos bashkimi i dy Vellazerive u tretne ne nje, me emrin Vellazeria Mireberese Patriotike e Dardhes nen Kryesine e Thrasivule s. Naci.

Veprat e Vellazerise.

Me 1910 ngrehen varretoren e re, e cila kushtoi $ 800. Martuan shume vajza te vobekta ne Dardhe, mblodhe mjaft te holla qe u ndertuan udhet e Dardhes, dhuruan per shpetimin e Shqiperise qe hapi Federata e Amerikes Vatra dhe influencoi qe tere anetaret te japin ndihma kudo qe jane, per kete veper kaq te shenjte, mbrojti malet e Dardhes, (nje mosmarreveshje mes Dvoranit), duke bere letra protestimi ne Ministrite dhe Prefektit te Korces.

Me 1910, kur u be bashkimi i te dy vellazerive, kanunorja u shkrua ne gjuhen amtare Shqipe.

Me 1918 u ri-organizua me emrin “Mbleta” dhe mbushi qellimin e saj keshtu:

“Te ndihmoje shkollat Shqip ne Dardhe dhe te perkujdeset per cdo gje qe do te jete e nevojshme per fshatin, pasi te pelqehet prej shumices se anetareve.

Me 1922 Vellazeria “Mbleta” ngriti shkollen e re te Dardhes dhe jep $8.0000 nga arka e anetareve te saj, vec materialit qe ishte gati ne Dardhe, (gure, gerqele, qereste, dhe dhoga). Ne kete ndihme mori pjese dhe Shoqeria Dardhare e Bukureshtit, Rumani “ Bashkimi”. Kjo shkolle kushtoi me shume se $15.000.

Me 1929 anetaret e “Mbletes” mbodhen nje shume permi $2.000 per te bere xhadene e Dardhes. Me 1930 mblodhen shumen prej $1.300 per te ndertuar e per te sjelle tjater uje ne Dardhe dhe per te shtuar disa kroje te reja.