E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: KUJTIME NGA ILO BOCI

KUJTIME NGA ILO BOCI 4 years 4 months ago #95

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
KUJTIME NGA ILO PANDI BOCI

Xhentelmeni (Gentleman) Dardhar Koste Raci

Tempe, Arizona, 10 Janar 2014

E kujtoj Koste Racin, kur pothuajse perdite kalonte perpara shtepise tone, me shatin ne krahe dhe zbriste apo ngjitej per te shkuar tek ara qe kishin ne fund te rrahut. E punonte vete me shate e kujdesej shume per te. Kosta kishte qene ne Amerike, kishte ardhur perseri ne Dardhe prane familjes, filloi lufta e mbeti ne Dardhe. Ishte Dardharo-Amerikani qe fliste dhe e shkruante Anglishten shkelqyeshem.

Mbasi mbaroi lufta, filluan te vinin nga Amerika ndihmat dhe letrat e emigranteve Dardhare per te afermit e tyre. Ne mos gabohem cdo te Enjte apo te Premte, dimer apo vere, ne shi dhe debore, vinte nga Korca me canten ne krah, postjeri i palodhur Kico Pazolli. Sapo mberrinte ne Dardhe, ai i binte kambanes dhe ne femijet qe mezi prisnim kete sinjal, e ngjitnim te perpjeten me vrap, si lepurat, per te arritur tek kisha. Ai ulej tek avullia e shkolles dhe lexonte emrat e letrave. Ishin letra te mbushura me mall e dashuri, per te afermit e tyre ne Dardhe dhe njerezit mezi prisnin qe t'i lexonin.

Nje dite na kishte ardhur leter nga Xhaxho Jani dhe isha ulur tek avullia e oborrit e po prisnja mamane, kur xhaxho Kosta po kthehej si zakonisht me shaten ne krahe. Me pa me letren ne dore dhe u ul qe te shlodhej. Me pyeti, nga e keni kete leter dhe e mori ne dore dhe po e shikonte. Ne ate kohe, xhaxho Jani e kishte adresen, e mbaj mend si sot: 25 Elliot St. Boston, MA (nuk me kujtohet kodi postar - zip code). Xhaxho Kosta e pa dhe tha sikur fliste me veten: "E njoh kete rruge dhe te gjithe kete area (zone)". Nuk e di si me shkrepi dhe une e pyeta: Xhaxho Koste, pse keto letrat qe vijne pe Amerike anes zarfit, rreth e rrotull kane keto si kuticka te vogla ngjyre blu, te kuqe e te bardha? Xhaxho Kosta, u mendua, e ktheu koken majtas e djathtas dhe me tha: "Jane ngjyrat e Flamurit Amerikan".

Bashke me letrat filluan te vijne nga Amerika edhe ndihmat me ushqime e veshmbathje. Kur iku im ate gjendja e familjes u veshtiresua shume, mbeti mamaja me 6 femije te vegjel dhe gjyshen Athina qe beheshim 8 fryme. Nuk kishte asgje e njerezit filluan te hanin kockulla. "Si do besh moj Sande, do vdesesh me gjithe femije", i thoshin disa njerez. "Nuku vdes, thoshte mamaja, qe ishte e forte si hekuri dhe punonte shume, ka perendia edhe per mua". Dhe vertete filluan te vinin ndihmat e xhaxho Janit, vellait te mamase. Sendyqe te medhenj mbushur me ushqime e rroba. Me kujtohen si tashi sidomos kutite konserva me salmon ose si u thoshte mamaja "me peshk te kuq", kavanozat me rrecel luleshtrydhe e portokall, me allvasi, etj. Kishte dhe kuti me supe te koncentruar. Mamaja hidhte shume dhe gjella behej e kripur shellire. Nje dite mamaja ja tregoi xhaxho Kostes dhe i tha: "C'eshte kjo shellire keshtu?" Xhaxho Kosta e lexoi, filloi te qeshte e i tha: "Sande do hedhesh ne tenxhere vetem 2 luge gjelle te mbushura kukumal. Sic duket pa expiration date se i tha mamase: "Kete kuti konserve hidhe se nuk ben". Vinja shpesh ne shtepine e tyre, tek Teto Sava, ne oborrin e tyre. Vangjushka qe ishte me i madh se ne ishte shume i shkathet, i vinte ndoresh per shume gjera. Ishte mjeshter per te prere llastikat nga komerdaret e tim ati, i priste sikur tu vinte vizoren, shume drejt, pa dhembka sic thoshim ne. Perdornim gersheret e nenes Ollges qe i kish pe Amerike por edhe ato prisheshin dhe nena kur desh te arnonte pllaskat nuk i prisnin dhe me thosh: "M'i bere gersheret me myket, m'i bere tepilok se preri zorkat".

Vangjushka me kish bere nje pale ski vertet te shkurtra, por rreshqisnin per bukuri e une i mesova qe shtate vjec dhe e fillonim rreshqitjen qe nga Bredhi i Vishnjes e perfundonim tek Guri i Markes apo Mulliri i Comes. Vangjushka me kish bere edhe nje qerke qe ne i thoshim "Autoblinde". Ulesha une perpara, kishte dy doreza poshte, dy dru si ski me maje te ngritur e mbrapa nje kase druri, me nje drraske per te ulur nje person mbrapa. Une shofer, Stavri mbrapa leshoheshim tatepjete ne Aren e Pecit nga te Velos. Kur debora ishte pak e ngrire, Autoblinda shkonte me shume shpejtesi, fluturonte. Qellonte qe rrokulliseshim mbi debore e autoblinda na hipte siper, por kurre nuk jemi vrare as me qerrka e as me ski. Vangjushka i binte edhe mandolines edhe kitares, por mbi te gjitha ai kishte nje vesh absolut per muzike. Po ta akordonte kitaren Vangjushka, nuk e luante topi. Nqs do te kishte studiuar per muzike do behej nje dirigjent apo kompozitor i shquar. Vangjo Raci u be gjeometer dhe punoi ne galerite e zeza te Mborje-Drenoves.


Requiem per Usta Kocin, Filozofin e Dardhes

Tempe, Arizona, 2 Janar 2014

Perpara se te shkruaj dicka per Ustane, m'u kujtua nena e tij, Fotinia. Ishte nje grua e rralle, tipike Dardhare, e heshtur dhe e dashur. Ne shtepine e saj (nga ana e kroit te fshatit), hynin e dilnin shume djem te rinj qe vinin tek Ustai per te mesuar kitaren ose per te kenduar ose per te rregulluar kundrat ose per tu qethur, apo sic thoshte Ustai: "Je bere per tu qethur, hajde te te ve thesin." Nga gjithe keto hyrje e dalje, shtepija behej rremuje dhe sigurisht e pa fshire. Nuk ja kam degjuar kurre zerin asaj gruaje te ankohej apo me xheste te shprehte pakenaqesi. E rregullonte, e fshinte shtepine kush e di sa here ne dite dhe shtepia ndritete nga pastertia. Ishte shume e perkushtuar per Ustane, kujdes shume per te. Usta Koci kishte nje bahce me molle (starkinge) poshte nga Jazi i Tollkos per te cilen kujdesej shume. I kishte mbjelle vete mollet e kujdesej shume per to. Megjithese vuante nga nje Ankilloze e shtylles kurrizore dhe te kellqeve (dhurate nga lufta), kishte bere nje shate me bisht te gjate qe ta punonte token pa u perkulur. Por erdhi koha qe na u be "koprativa", dhe ju qepen Ustait qe te behej Anetar. Ustai thoshte "Jo" se i dhimbsej bahcja me molle, qe do t'ja merrnin. Njekohesisht bente gallate me ata Dardhare qe ishin bere anetare te kopratives, e merrnin 30 leke te vjetra per nje dite pune, e ktheheshin ne mbremje te raskapitur, me koken ulur, e Usta Koci nga ballkoni i tij mbi rruge u thoshte: "Anetari koken e vari". Por nje dite, me tregonte Ustai, me thirren ne Keshill e m'i futen te dyja kembet ne nje kepuce. Me thane: "O do futesh ne koprative ose nuk do t'i pranojme femijet ne shkolle. U merzita shume dhe duke zbritur per ne shtepi cdo krua qe me delte perpara futja koken ne uje te ftohte se kush e di sa me kishte vajtur tensioni dhe do me binte dambllaja".

Ne gusht te 1968, u ndodha ne Dardhe kur u pushtua Cekosllavakia nga Sovjetiket dhe u mbyt "pranvera ceke", u arrestua Dubceku qe ishte zgjedhur me votat e lira te popullit. Une e degjoj lajmin ne radio-tranzistorin e vogel, antenen e te cilit e lidhnim me nje tel ne linjat e elektrikut te fshatit sepse ne ate kohe nuk kishte drita dhe mund te kapja shume stacione perfshire RAI UNO e RAI DUE. Ishte nje sensacion, e une shkoj ta bisedoj me Ustane. Ne fillim nuk me besoi, pastaj mbasi u bind me tha: "Tashi Aftonom (keshtu me quante mua) keta tanet do t'i mbushin breket, se po ta vuri panxhen ne kurriz ariu rus, t'i kercet koskat avash avash, kerr kerr kerr, deri sa t'i ben berllok".

Varur ne mur mbante nje calendar ku me pak fjale shkruante mendimet e tija per cdo ndodhi te dites. Ishin mendime koncize, shume te sakta, shume filozofike. Mendime kur u be "koprativa", kur u be kampi, kur u shtetezuan shtepite e Dardhareve qe kishin punuar tere jete ne Kurbet e mezi i kishin ndertuar ato shtepi, kur u prish Kisha dhe shkolla, kur nuk u lane te qete as te vdekurit e u thyen kryqet. Beri nje pune kolosale per te mbledhur folklorin gojor, anekdota, fjalet e rralla dhe te bukura te thesarit te gjuhes shqipe qe nuk u gjindet shoqja ne fytyre te dheut, kenget e grave dardhare neper dasma, aq te bukura e aq harmonike duke biseduar me grate e moshuara te Dardhes qe nga Teto Viti, nena e Pazes, Mitera, Vasilua e Kojnarit e deri poshte neper Devoll dhe shkroi librin: "Folklori i Devollit te poshtem" qe u vleresua shume nga Instituti i Folklorit. Po t'i kishte mundesite qe te studjonte, Usta Koci do behej nje psikolog apo nje filozof i shquar.

BOCI, ILO - Dardhari


Ne Kujtim te Lasgush Poradecit

Tempe, Arizona, Dhjetor 28, 2013


Sot mbushen 114 vjet nga dita e lindjes te poetit te madh te Shqiperise, Lasgush Poradeci ose "Lasgushit te qiejve". Sic e quan i madhi Kadare, Lasgush Poradeci ishte Aristokrati i fundit qe mbijetoi ne Shqiperi, qe e donte shume Dardhen dhe e vizitonte shpesh para vitit 1939, qe dashuria e tij e pare ishte nje vajze Dardhare te cilen e dashuroi dhe nuk e harroi gjithe jeten, qe sfidoi diktaturen e diktatorin, qe shetiste buze liqenit te Pogradecit i veshur me pallton e zeze, te cilen nuk e kishte nderruar per 20 vjet, qe mbante borsaline te zeze, shkopin ne doren e djathte, e "Cuc Ariun", qenin e tij besnik per te cilin thoshte se "eshte me i zgjuar se te gjithe pushtetaret e Pogradecit", qe rrinte ne lulishten e turizmit te vjeter te mbushur me trendafila e pinte nje kafe 10 lekeshe e nje luge sheqer per "Cuc Ariun", qe nuk pranonte ta qeraste njeri sepse "henen tjeter me takon mua te laj borxhin dhe une mund te mos kem para e turperohem, qe nuk e perdori kurre fjalen shok, por vetem Zoteri, qe dinte 8 gjuhe dhe fliste e shkruante gjermanisht me mire se nje gjerman, qe e donte shume Shqiperine dhe Kosoven:

"Drini madheshtor buron nga Shen Naumi dhe i bie mes per mes tokes shqiptare deri sa derdhet ne det."

"Fluturoi dhe shtergu i fundit
madheshtor me shpirt te gjore
iku rende e i permallshem
siper maleve me debore."

"Se nuk dashuronim as une as ti
por dashuronte dashuria
nje dashuri, nje fshehtesi
me e fshehte se fshehtesia."

"Kroi i fshatit tone, tete sylinjare
nder tete krahina, qenke kroi i pare
qenke nje ne bote, spaskerke te dyte
c'na sheroke plaget, c'na sheroke syte."

ILO BOCI - Dardhari

Duke kujtuar mesuesin TAQO KERE

Tempe, Arizona, Dhjetor 2012

Kur po shikoja fotot e albumit, me doli para syve mesuesi jone i fillores, i paharruari Taqka Keres. Me qesken e librave varur ne krah dhe nje drucke per t’u ngrohur nen sqetull, bashke me Stavrin, e ngjitnim cdo mengjez te perpjeten deri ne shkolla. Ne fillim perdornim per te shkrojtur pllaken me kondil. Por nderkohe u hap udha e Amerikes dhe emigrantet Dardhare filluan te dergonin ndihmat e para. Ardhen cantat e librave, fletoret me nje leter te shkelqyer, fshiresa, kompase, kalemat e markes se fameshme “Eberhard Faber” dhe stilolapsat. Besoj se stilolapsat e pare ne Shqiperi, kane ardhur ne shkollen e Dardhes. Filluan te vinin dhe sendyqet me rroba e ushqime.

Vec mesimeve , zhvillonim dhe shume aktivitete te tjera. Kishim nje kor me muzika goje te markes se fameshme gjermane “Hohner”. Mesuesi kishte nje me te madhe me regjister. Deri me sot me kujtohen kenget qe luanim: “Ta keput, me vjen keq “, “ Vemi o s’vemi ”, “ Burimi i caedhakut” etj. Kishim nje kor shume te mire, ku solista ishim une me Lacon. Mosha e me te medhenjve, luajti me sukses ne Korce pjesen teatrale te “ Zylyftar Poda” qe e sponsorizoi babai im Pandi Boci.

Mesusei na mesoi te shartonim dhe nuk lame mollcine pa e shartuar ne “starking”. Poshte ne lume keputnim purtecka shelgu dhe thurnim shporta e kanistra. Karshi fshatit nen shuriga, ishte nje vend qe buronte pak uje, e ne vinim mernim melluzge e benim lloj lloj formash, si te punoje me plasteline. Ne oborrin para shkolles, tek bredhi, cdo dy nxenes kishim nga nje parcele te vogel 150x75cm qe e mbillnim me lloj lloj lulesh, anash vinim guaska ligavecesh permbys e i lyenim siper me gelqere. Ishim ne gare, kush ta bente parcelen me te bukur.
Me kujtohet qe ne ate kohe, Shtepia e Gaqit, mbi teto Uranine, ishte e braktisur, por per cudi oborri anembane ishte i mbushur me lule. Ketu e kishim mademin une me Stavrin e parcela jone ishte me e bukura. Ne oborrin poshte shkolles zhvillonim fiskulturen. Kishim paralele, hekur gjimnastikor e grope me rere. Perpara gropes me rere, dy vostongarka te future ne toke, nje ne cdo ane, bashkoheshin me spango ne lartesine 175cm. Perpara vendosjes nje pedane derrase elastike, qe sherbente si trampoline. Merrnja vrapin nga 10m larg, perplasja kembet mbi trampoline, fluturoja mbi spango, e ne anen tjeter me priste mesuesi. Kishim te preferuar lojen “ Cikthi”. Kur binte shi e ne dimer, fiskulturen e benim ne sallen e shkolles. Mesuesi Taqka ishte shume korrekt, nuk mbaj mend kurren e kurres, te kete ndeshkuar fizikisht ndonje femije. Ai ishte nje pauses i denje i metodave Pedagogjike te Sotir Pecit e Aleksander Xhuvanit.

Fotografia: Piknik ne Ujin e Qelbur rreth 1941-1942.
Ne foto (nga e majta ne te djathte)jane djali vogel Ilo Boci, Sanda Thimo Boci, Efti Marku, Taqka Kere, Dhorka(Papajani)Zengo, Liska Bito, Noi Balli, Dhora Thimo Zengo, Praksi Korcari, Kico Thimo, Ollga Paze Gjanci.
Attachments:
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 3 years 1 month ago by STEFANI. Reason: READING
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.165 seconds