E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: Korçarja që e deshte aq shumë Dardhën

Korçarja që e deshte aq shumë Dardhën 1 year 1 month ago #133

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
tetaritka.jpg

-Homazh për Margarita Panin-

Nga Fuat Memelli

Rrallë ndodh që një vajzë e lindur dhe rritur në qytet, të ketë një dashuri aq të madhe për fshatin e burrit, sa Margarita Pani ( Papaagjiri). Dashuria e bashkoi me dardharin, Sotir Pani dhe ajo u lidh pazgjidhshmërisht me fshatin e tij, gjatë jetës 58 vjeçare që kaluan së bashku. Si në fillim kur jetonin në Korçë e më pas në Tiranë, dëshira e saj për të kaluar pushimet, ishte Dardha. Ky fshat me bukuritë e tij, me klimën e pastër dhe ujin e ftohtë, me pyjet dhe lulet, me njerzit e saj të dashur, u bë vendlindja e dytë e Margaritës. Kur shkonte në Dardhë, si një fshatare e vjetër, përvishte krahët dhe bënte gjithë punët e fshatit. I gatuante edhe lakrorët, si gjithë dardharet. Një lakror me saç, i gatoi edhe ish ambasadorit amerikan, Rajersen, kur ai shkoi në Dardhë në vitin 1993 dhe fjeti në shtëpinë e tyre. Për thjeshtësinë dhe fjalën e ëmbël që kishte, dardharët e deshin si vajzën e tyre. Tok me të shoqin, ajo punoi për ngritjen e muzeut familjar në shtëpinë e tyre, kushtuar dy patriotëve të shquar, Josif e Vasil Pani, përkatësisht gyshi dhe babai i Sotirit.( Vasili ka qënë 15 vjet kryetar i Vatrës.)
Por, cila ishte Margarita ose Ritka, siç e thërrisnin shkurt? Kishte lindur në Korçë, në vitin 1935. Ishte vajza e Kristaq Papaargjirit, mjeshtër i gdhendjes së gurit, i shpalluar “Artist i Popullit” dhe “Qytetar Nderi i Korçës”. Një rrugë në këtë qytet, mban emrin e tij. Shumë punime guri në këtë qytet si te parku i Rinisë, te lulishtja ku është monumenti i Themistokli Gërmenjit, te busti i Mihal Gramenos, te lëndina e Lotëve, shumë shtylla guri të gdhendura , etj, mbajnë autorësinë e tij. Margarita kishte mbaruar shollën e Mesme Pedagogjike në Korçë dhe Institutin Pedagogjik në Shkodër. Kishte punuar mësuese në shkollën e Progrit në Devoll e më pas kur u transferua në Tiranë, në shkollën “29 Nëntori”. Për punën e saj , ishte vlerësuar me medaljen “ Naim Frashëri”.
Në vitin 1996, Margarita bashkë me Sotirin , ardhën në Boston, ku më parë kishin mbritur edhe dy djemtë e tyre, Andrea e Vaska. Për 20 vjet, ajo jetoi në Boston por me mëndje dhe zemër, ishte në atdhe. Sa herë shkonte në Shqipëri, krahas të afërmve, takonte edhe shoqet e saj mësuese si dhe ish nxënësit, të cilët i deshte aq shumë. Herën e fundit, ishte para dy vjetësh. Nuk qëndroi shumë, pasi pati një krizë zemre, nga e cila vunte prej vitesh. Kish dëshirë të shkojë përsëri në Tiranë e në Dardhë, por nuk mundi. Zemra e ndërpreu jetën e saj më 29 mars të këtij viti. 150 shqiptarë që jetojnë në Boston dhe qytete të tjerë të Amerikës, e përcollën Ritkën në banesën e fundit. Midis shumë buqetave me lule, njëra ishte prej shoqeve të saj mësuese nga Tirana. Ceremonia mortore, u krye nga Hirësia e tij, Peshkop Ilia Ketri, me origjinë nga Sinica. Shiu nuk rreshti atë ditë. Dukej sikur edhe qielli, derdhte lotë për Margarita Panin.


IllyriaPress
Last Edit: 1 year 1 month ago by BRUKO.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.134 seconds