E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: NIKO STEFANI KUJTIME

NIKO STEFANI KUJTIME 3 years 4 months ago #108

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
Kujtime nga Niko Gaqo Stefani.

Jeta ime & fotografia.


Medford, MA 7 Janar 2010

Fola ne telefon me vellane, Vangjon per nje shkrim ne GSH qe bente fjale per Hymnin e flamurit dhe Spiriodon Ilon. Me keshilloi kush e di per te saten here qe te shkruaj per punen time shume vjecare si fotograf.
Po e filloj nga viti 1934 kur une isha 6 vjec. Ne Dardhe erdhi nga Greqia xhaxhai im Todi i cili kishte mesuar atje profesionin e fotografit. Dy fjale per Todin ishte nje njeri i qete me shume durim per punen qe bente, ishte nje retushier i mrekullueshem dhe shume i kujdesshem. Solli ne Dardhe 2 aparate fotografike, njerin me pllaka dhe tjetrin me rollfilm, me te cilin fotografonte. Por kish menduar dhe per zhvillimine e perpunimin e fotografise. Kishte sjelle me vete nje fener per ndricim te kuq, ca legena katrore,dhe disa korniza me xhama dhe me nje kapak mprapa, qe sherbenin per te stampuar fotografite.
Ne keto kushte ne nje nga dhomat e shtepise , ne nje sobalke qe i thoshim ne fshat, ndertoi nje dhome te erret ku vendosi pajisjet, driten e kuqe, etj duke krijuar nje laborator te vogel ku bente zhvillimin e stampimin. Per stampim perdorte driten e dites.
Une i vogel dhe kurioz i rrija prane dhe shikoja me vemendje e habi njekohesisht se si ne disa letra te bardha qe kalonin neper lengje, dilnin ne pah fytyra njerezish, grupe, male e kodra. Mbetesha i habitur por dhe me kureshjese se cfare ndodhte. U mbush koha e qendrimit ne familje dhe emigrimi kerkonte te rinisej per ne vendin e punes Greqi, por ne shtepi mbeti si kujtim laboratori Todit. Me pas e per kohe te gjate, pothuaj se shtepine e lane te gjithe banoret ne Dardhe, filloi emigracioni i brendshem nga fshati ne qytet.
Per mua erdhi ne moshen 10 vjecare, ne 1938 ika nga Dardha per ne Tirane. Ne 1939, ne Tirane u kthye dhe XhaxhoTodi nga Greqia. Perseri solli me vete disa aparate fotografike, nje aparat per ne studio fotografike me pllaka qe ne formatin 6x9 deri ne 18x24, po ashtu dhe nje aparat te asaj kohe per fotografim te castit qe i thoshin “ allaminut”.
Ne kohen e luftes ItaIo - Greke xhaxhai hapi nje dyqan qe punonte si fotograf per me shume “allminut” e pak ne studio. Ne studio punohej me drite natyrale. Fotografimet ne studio pervec zhvillimit te pllakave u behej dhe nje perpunim mbi te qe ishte cilesor, per te korigjuar ose plotesuar disa rregullime. Retushi per Xhaxhin ishte nje mjeshteri me vete dhe desh kujdes e pune te vecante. Punoheshe me pllaka ose planfilma, duke i lyer ato me nje solucion “Matolene” qe sherbente per te mbajtur korigjimet qe beheshin ne to me lapsa me fortesi te ndryshme. Me kujtohet se ne periudhen e luftes Italo - Greke, babi qendroi per kohe te gjate ne Dardhe, dhe une me xhaxhin mbetem ne Tirane. Keshtu qe une vazhdova te njihem me shume me profesionin. Pervec punes tone ne merrnim dhe filma nga nje dyqan tjeter i cili nuk arrinte t’i perpunonte vete. Ai dyqan shiste kryesisht materiale fotografike por pranonte dhe zhvillim e stampim filmash. Me kete rast zhvillonim dhe stamponim dhe ne filmat qe grumbullonte ky dyqan. Me kujtohet nje rast kur ne stampimin e filmave kryesisht rollfilm 6x9, ishte prere nga stampimi nje pjese e vogel anesore per te cilen fotografuesi protestoi se ne ate pjese mungonte vetem nje gur qe ishte prere dhe sigurisht e perseritem. Prej atij rasti ne mesuam t’i stamponim filmat pa ane te bardhe qe ne foto te dukesh cdo detaj qe kishte ne negative. Kjo ndodhte se shume filma qene te ushtareve italiane qe qene ne frontin e luftes dhe kishin kujtime qofte dhe ne nje gur, ne nje peme etj ku kishte ndodhur nje vrasje a ndonje episod tjeter. Keshtu qe une ne nje periudhe 6 mujore me punen ne dyqan u njojta dhe me shume me profesionin. Me vone Xhaxhai punoi ne nje dyqan ne rrugen e Kavajes dhe me vone ne kooperative.
Une duke pare menyren e perpunimit te fotografise me hyri ne gjak cdo dite e me shume deshira per profesionin. Me mbarimin e luftes, babai Gaqo, kthehet nga Dardha dhe u vendos qe une te shkoja ne Dardhe prane familjes, sepse isha djale 11-12 vjet dhe me kishte marre malli per nenen, shtepine, shoket e gjithe fshatin. Para se te nisesha i kerkova nje aparat fotografik dhe nje top futbolli. Babai ma plotesoi deshiren. Per aparatin u kujdesua Xhaxhi dhe me bleu nje aparat jo do si do, por nje aparat profesional qe punohej ma pllaka xhami 6x9 dhe me rrollfilm 6x9. Isha shume i gezuar se do shkoja ne fshat me dy objekte qe ngjallnin emocion te madh, do te mblidheshim per te luajtur football dhe te benim fotografi.
Ne shtepi kishim dhe dhomen e erret me llamben e kuqe dhe enet per te zhvilluar qe nga viti 1934. Keshtu qe fillova te beja dicka nga ato qe kisha mesuar me Xhaxhin ne Tirane. Zhvilloja pllaka e stampoja foto ne leter direct 6x9. Kjo me jepte nje kenaqesi te vecante dhe shoket kur ju jepja fotografite me pergezonin. Kjo ishte puna e pare a pavarur qe trashegova ne profesion.
Ne vjeshte u ktheva ne Tirane , qendroja me babin ne dyqan por dhe ne dyqanin e Xhaxhit , po ashtu dhe ne shkolle. Keshtu kaluan dite e vite, duke ndihmuar babane ne dyqan dhe duke mesuar me shume per fotografine me xhaxhane. Ne vitin 1943, mbas kapitullimit te Italise ne shtepine tone erdhi nje Italian, Pipo e quanin, i cili njihte profesionin e fotografit dhe vendosem te punomin fotografe te dy bashke . Keshtu me ndihmen ekonomike tonen, bleme disa aparatura nga nje profesionist cifut qe u largua nga Tirana , morem nje dyqan me qira, nje kioske, ne rrugen e Kavajes. Kjo ishte shume e vogel sa per te shitur cigare, por veprimet beheshin nepermjet nje penxhereje dhe e i vume emrin “Foto Apollo” me kuptimin e qytetit antik Apoloni dhe filluam keshtu punen ne disa drejtime.
Ne kohe te mire fotografonim kalimtare te ndryshem, shume here ne befasi pa e ditur personi qe fotografohej, burra, gra, femije, ne menyre krejt spontane. Per ti njoftuar se i kishim fotografuar u jepnim nje karte vizite ku shkruhej ” Ne kete moment jeni fotografuar nga” Foto Apollo”. Fotografine tuaj mund ta merrni ne Adresen... etj”. Kjo menyre fotografimi quhej foto rruge (fotosradale) dhe perfitohej nje pamje shume natyrale e personit. Nje pjese e mire ishin te interesuar dhe vinin ne dyqan per ta pare. Si shikonin negativin benin porosine dhe parapagimin. Ne vazhdim te kesaj pune fituam shume kliente qe mbeteshin te kenaqur dhe shume riperseritnin porosine dhe ne formate me te medha. Njerezit ishin ne natyre te tyre, te papergatitur per foto dhe kjo ishte nje origjinalitet me vete. Kjo pune na dha mundesine te na ftonin dhe ne shtepite e klienteve per te fotografuar ne familje, femije e pleq. Ne mbremje kalonim neper klube e kafene ku kishte vallzime e argetime dhe benim fotografi nate me drite artificiale me llampa magnezi ose mangez pluhur. Qe te dy keta elemente aktivizoheshin me nje shkendije elektrike qe digjeshin dhe jepnin drite te fuqishme.
Nje sherbim tjeter ne ate kohe ishte dhe pergatitja e fotove te artisteve protagoniste te filmave qe qarkullonin ne Shqiperi. (Nuk me kujtohen emrat sot). Mundoheshim te siguronim nga filma te kinemase ndonje portret artisti, e riprodhonim duke e kthyer ne negativ, nga i cili prodhonim me qindra kopje qe shiteshin ne kliente dhe bliheshin nga te rinjte te cilet mbureshin kush te kishte sa me shume foto artistesh dhe me portrete te ndryshme. Keshtu sa vinte koha kerkonte me shume dhe menduam e beme vete nje kioske barange me siperfaqe me te madhe . Atje ndertova nje studio te vogel qe fotografoja me drita artificiale. Si aparat per studion kisha marre nje Leic - Laika me te cilen fotografoja kryesisht portrete. Nje novacion qe u quajt “fotocine” ne ate kohe, ishte fotografimi i nje personi ne 6 pozicione te ndryshme, ne veshje ose me makiazhe te ndryshme, me mustaqe, mjeker, me kapele etj. Keto negativa stampoheshin te gjashta ne nje kartoline 6-9x16 cm secila, poze me vete ne format 4x4cm.
Ditet shkonin, lufta per clirimin e Tiranes na mbylli brenda dhe perfundimi 17 Nentori na gjeti te lire.
Me aparat ne dore dola e fotografova gjermane te vrave, civile, bulevardin 28 Nentor te djegur, xhamine e rrezuar per gjysem, ndertesa te djegura ne rrugen e Kavajes etj. Me kalimin e diteve me kerkuan ne nje ekip per te fotografuar renojat e luftes ne gjithe qytetin dhe ne periferi deri nga Kryegjyshata. Nuk u di se c’u be me to, i dorezova te gjitha negativat.
Momenti tjeter ka qene ardhia e qeverise ne Tirane, qeveria me ne krye Enver Hoxhen erdhen nga rruga e Durresit dhe zbriten nga makinat prane ish kafe “Kursal“, dhe me vone ai u quajt sheshi “Vojo Kushi”. Kaluan ne kembe nga ministrite deri ne Hotel Dajti. Ate kohe kam fotografuar njesitin e pare qe cliroi Tiranen deri ne diten e ardhjes se qeverise. Keshtu ne mes fotografeve te vjeter ne moshe si Ristanet, Janin e Vasilin, Kallfa e ndonje tjeter une u konfirmova si me i riu fotoreporter ne 1944.
Por punet rodhen ndryshe c’mendonim. Per te vazhduar fotografine pas luftes, duheshin si mjetet ndihmese kryesisht materiale, filma e leter, solucione. Te gjitha keto fillluan te mungonin ne treg, keshtu qe u be e nevojshme per ndryshim ne jete. Nevojat ekonomike te familjes nuk plotesoheshin e keshtu fillova pune shteterore per disa vjet deri sa shkova per te kryer sherbimin ushtarak.
Edhe gjate ushtrise aparati nuk u hoq nga dora per fotografim, por sherbimet e mevonshme i kryeja ne Studio Kallfa. Keshtu me Mehmet Kallfen isha bere mik. Ne fund te viti 1949, dhjetor u lirova nga sherbimi ushtarak. Detyra kryesore puna dhe nevojat familjare ishin te medha, jetonim vetem me punen e babait , sidomos ne ate periudhe te ushtrise ishte prere dhe ndihma ime. Vertiteshim si ariu ne dimer me dhjamen e tij. Para se te shkoja ne ushtri, kisha punuar ca kohe ne parkun automobilistik si elektroauto dhe kerkova te kthehem atje per te punuar. Per fotograf nuk behej fjale. Dhe ne fund te dhjetorit isha pranuar te shkoja ne park e te punoja. Por ja qe nje moment ne jete ndryshoi rrjedhen e jetes sime.
Dite e hene,dite e pare per te shkuar ne pune ne parkun automobilistik, tek 21 dhjetori me takon i ndjeri Mehmet Kallfa, i cili punonte si fotograf tek laboratori fotografik i shtetit. Mbasi u pershendetem me pyet se ku po shkoja ,e i shpjegova. Me thote po ti fotograf, si shkon ne ate pune. Me ktheu nga rruga e me shpuri ne laborator, me prezantoi me pergjegjesin Ilo Vero Galloshi, i tregoi se isha fotograf i njohur qe ne 1944 ne fotot e ardhies se qeverise ne Tirane e punet e tjera qe kisha bere. I fola per fotografine qe nga 12 deri ne 22 vjet te jetes sime. Pergjegjesi me tha se ne nje jave do me jepte pergjigje. Kthehem ne shtepi dhe i them nenes time Theano, se nuk vajta ne punen qe u nisa per ne park, i tregova ndodhine dhe i thashe se do pres dhe nje jave per pergjigjen. Nena me thote, “mire more djale do bejme si do bejme dhe keto dite, mbase behet mbare dhe nuk do lodhem aq shume per te lare rrobat e oficines”. Nena eshte nene, dhe une mallengjehem sa ere e kujtoj dhe sot qe jam 83 vjet.
Keshtu u be dhe mbas nje jave desh perendija dhe une fillova pune ne agjensine telegrafike shqiptare ne dhjetor 1949 ku sherbeva sipas nevojes, dhe laborant dhe fotoreporter. Prej kesaj date fillon aktiviteti ne ATSH. Qe ditet e para qe fillova pune , momente te paharruara, ishte riprodhimi i disa fotove te luftes Nacl te perpunuar ne Baskimin Sovjetik, portrete deshmoresh etj qe duhej te ktheheshin ne nje negative ne rast se kerkohej shumfishim. Megjithese ne pune i ri ja dola me sukses.
Ne nje nga ditet e para te punes sime dikush solli nje aparat ”Contax” qe une e dija si marke te njohur ne bote ne ate kohe. Por ajo qe me beri pershtypje ky aparat , ndryshonte nga te tjeret qe kisha pare. Veshja e tij ishte kafe, te tjeret te zinj, dhe me nje objektiv te fuqishem 1:1. M’a dhane ne dore ti hiqja filmin e ta beja zhvillim e stampim, une nuk kisha pare ndonjehere te tille aparat, fjala e fundit e asaj kohe. Pasi iken personi qe e solli, me thote pergjegjesi Ilo, ki kujdes se eshte i Enver Hoxhes. C’te them, ate minute u drodha i gjithi se ate pune me aq shume pergjegjesi ma lane ne dore mua qe isha me i riu ne laborator. Pa bere fjale e mora , bera gjithe proceset e ja dola mbane dhe mbaj mend dhe pergjegjesi dhe klienti mbeten te kenaqur.
Deri ne shkurt 1950 qendrova ne laborator me punen e stampimit dhe ndonje sherbim fotografimi ne Tirane me Kallfen, Vasil Ristanin qe punonin kryesisht si fotoreportere. Ne shkurt me thone se do shkoja me sherbim jashte Tiranes dhe konkretisht ne Vlore, ku do te beja nje reportazh me brigatat blegtorale qe sapo ishin krijuar nga grumbullimi i bagetive te imta.
Isha i ri, i padale ne rruge te tilla e qytete te ndryshme, vecse Tiranes e Korces. U nisa, ne Vlore ishte Brigata e IV e blegtorise ne ate zone. Per kete sherbim i pa ditur, por duhej mesuar dhe keshtu u be. Ne Vlore gjeta drejtorine e drejtorin e saj Xhebro Gjika. Mbasi parashtrova kerkesen me tha se do te nisemi pas dreke ne bazen e Brigades. Hipem nga nje kale, nje te kuq e nje te bardhe, dhe me canten me aparate kaluam nga Vlora ne drejtim te ures se Drashovices, rame per shkurt me kale jo nga rruga automobilistike. Kaluam lumin e mbas dy oreve perfunduam ne kopete e bagetive. U be nate keshtu qe fjetem ne kalive pasi hengrem nje shqerke te pjekur, kjo sepse drejtori kishte ardhur me nje mik te rralle. Nga e gdhira ra ujku ne bagetine, u zgjuam ne mengjez. Hengrem qumesht e kos. Une fotografova cobenet e dalluar me qen e me cjape e deshinj te majme, kurse drejtori u nis per pune e kope te tjera. Mbasi mbarova fotogarfite nga mesdita, u nisa vetm me kale ne drejtim te Vlores. U ktheva ne Tirane, bera zhvillmin e stampimin dhe paraqita punen qe kisha bere. Mbaj mend qe u pelque, keshtu dhashe nje shembull te mire me punen time te pare ne rrethe.
Keshtu sipas nevojave te laboratorit here me punime laboratorike, e here me sherbime jashte Tiranes ne te gjithe Shqiperine fotografoja ne repotazhet per ndertimin i vendit, bujqesi, industri, bonifikime et,.
Ne vite 50 ndertoheshe ujesjellesi i Tiranes qe nga burimet e Shemerise. Ky ujesjelles kalonte ne disa tunele e tubacione deri ne malin e Dajtit ku eshte ndertuar nje tunel i madh nga ku dilnin tubacionte H/C te Linxes . Per dite te tera i kam fotografuar e kaluar nje per nje ne gjithe vijen e tubit. E mbaj mend ate nate qe Tirana mori energji nga ky H/C.
Keshtu kalonin vitet nja nga nje dhe Nikoja rriteshe me aparat ne qafe duke bredhur gjithe Shqiperine per te pasqyruar sa me mire e me qarte ndertimin e Shqiperise . Gazetat botonin fotot e mia nga puna ne Tirane e rrethe. Gazetaret merrnin intervista e lajme, ne zyra e tavolina. Kurse une duhet te shkoja ne vendin ku punonin njerezit e ndertonin, te fotografoja punetoret e dalluar dhe punet e tyre. Me kujtohet ne ndertimin e rruges per ne H/C e Ulzes dhe Shkopetit , kur rruga kaloi mes shkembinjve duke i care ato me mina, ku lidheshin me litare per te qendruar, atje do te fotografoja dhe une.
Ne Yzberish ndertohej Kombinati i tekstileve qe ju vu emrin “Stalin”, kam qene atje qe ne ndertimin e mureve , ne montimin e makinerive e deri ne punen qe benin me qindra punetore vajza te ardhura nga gjithe Shqiperia, ne mes tyre te dalluara per pervetesimin e profesionit dhe metodat e reja te punes te huazuara nga B.Sovjetik si Zhandarova, Agafanova, Lefcenko-Muhanov.
Ndertimet pothuaj kishte ne gjithe sektoret ne bujqesi. Ndertohesh kanali Naum Panci ku dhe aty kishte heronj qe punonin me kazme e lopate, ne kanalizime e kullime ne fushat e Myzeqese, ne tharjen e Terbufit, Te Thumanes etj, u ndertuan hidrovore pompa te fuqishme per kullimin e kenetave.
Me kujtohet nje moment ku ne kanalin Naum Panci punonte nje punetor i cili fatkeqsisht kishte te prere doren deri ne kyc. Ai punonte me lopate dhe e kishin emeruar “skavatori “, sipas tyre bente me shume se dy norma ne dite. Dhe vajta dhe e fotografova, ishte nje stimul per te dhe zakonisht me nderonin e me bindeshin me kerkesat e mija per te treguar sa me mire punen e tyre.
Kaloja me rradhe ne punet e stines, ne fushat e Shqiperise ne plugime, mbjellje, korje, ne bimet industriale, vaditje, prashitje. Atje punonin kryesisht vajza te reja, gra me to bashke dhe une gjithe diten nen rrezet e diellit pervelues sidomes ne veren e nxehte. Ne periudhen e veres nje nga detyrat ishte dhe korrja e shirja e te lashtave te cilat fillonin nga Myzeqeja e mbaronin ne fushen e Korces dhe aparati i Nikos duhet te hidhte ne celluloid. Keshtu rrethe me rrethe , qytet me qytet, e fshat me fshat ku ishin kooperativat me te dalluara.
Vjeshta kryesisht karakterizohej nga plugimet e mbjelljet te cilat duheshin dhe ato te pasqyroheshin. Mbjelljet frutore dhe punimet e tarracave te bregdetit me agrume, mbjelljet ne Vrine mbjellje mollesh, ne Dvoran ne Korce, ne Kolonje, Peshkopi etj. Mbjellja e vreshtave sidomos ne Tirane e Shkoder ne Fushshtoj.
Ne te gjitha aktivitetet e jetes e punes ne vend ka kaluar kemba ime, bashke me mbjelljet u rrita dhe une duke shoqeruar cdo vit me sherbimet, krasitjet, sperkatjet e deri sa ato dhane prodhimet e para e ne vazhdim. Kjo ishte detyra ime si fotoreporter te fotografoja dhe te stimuloja ato te gjora vajza dhe gra me shate e kazme ne dore ne mes te diellit e vapes, dhe qe ushqeheshin me buke misri dhe here gruri, ndofta me pak gjize ne kuptore ose nje shishe me uje dhe sheqer. Pervec aparatit qe qendronte si kumbore e dashit ne qafen time, ishte dhe zemra ime qe punonte dhe truri qe mendonte se cfare shikonte, por dhe fjalet qe duhej te shkruante ne ate diciture fotografie qe bente nje lajm. Por megjithe keto nje gje qendronte, besimi se ndofta do behej me mire. Krahas bujqesisie vinte dhe blegtoria dhe per kete punohej ne stalla lopesh, me rritje vicash ku dhe ketu punonin njerez, mjelese te dalluara te kooperativave apo ferma . Udhetoja neper Shqiperi nga Vermoshi ne Konispol se kudo punohej dhe duheshin stimuluar dhe punetoret.
Pati dhe shume ndertime indusriale , u ndertuan fabrika , fabrika cimentos ne Vlore, Kombinati peshkut, Cveshja orizit, Ekstratanimit, Fabrika cveshjes se pambukut, Fabrika letre, Goma Durres, Kombinati Tekstil Berat, Fabrika perpunimi frutash, bulmeti, SMT ne gjithe rrethet, Uzina metalike ne Korce, Gjirokaster, Uzina e telave prej bakri ne Shkoder, Fabrika cigares Durres, Shkoder , Gjirokaster, dhe perpunimi duhanit, Fabrika perpunim qumeshti Lushnje, Shkoder, ne te gjitha keto fabrika te permendura kam fotografuar e kam shkelur. Nje tjeter fushe pune ishte dhe ajo e minierave, per nxjerrje nga nentoka e kromit, ne Bulqize, bakri ne Kurbnesh, Pasurimi i bakrit ne Rubik, Nikel kromi ne Prrenjas Pogradec, Qymyri Memaliaj , Qymyrguri Krabe.... duke hyre ne vendin e punes ne galerite ku punonin minatoret dhe une i veshur si minator me kape e cizme e pelice.
Nje moment qe nuk e harroj eshte kur isha ne Kukes ku qe ndertuar fabrika e pasurimit te bakrit ishte ndertuar dhe nje oxhak rreth 82m i larte . Me shkoj mendja te hipja ne te qe te fotografoja gjithe ambjentin rreth tij, nga atje dukej dhe qyteti i ri Kukesit. Tregonin se qe atje dukej dhe nje shpat mali i pyllezuar por i demtuar. Tymi i oxhakut qe frynte nga era perplasej ne pyll dhe e kishte demtuar ate anembane. U ngjita me shkallet e oxhakut deri ne maje. Nuk e harroj qe maja e oxhakut levizte nga era si nje lishares, por mbarova shpejt fotografimin dhe zbrita shendoshe e mire. Mbaj mend qe me pergezuan ata qe me shoqeruan per guximin qe pata te ngjitem ne maje te oxhakut. Keto jane copeza te jetes te nje fotoreporteri qe mbeten te fresketa ne mes shume te tjerash, qe jane te fshehura ne mendje dhe zgjohen here pas here ne momente vetmie.
Nje aspekt tjeter e punes sime ka qene dhe shfrytezimi i pyjeve, kam bredhur e fotografuar kryesisht ne zonen e Fusharrzit kur priteshin pyjet per shfrytezimin, sa shume emra malesh e vendesh ku shkonte kemba ime, nga Fusharrezi, ne luginen e Liqeneve ne Lure. I kam pare te shtate liqenet me rradhe.
Kam lexuar dhe nje studim per profesionet e veshtira ku te paret jane minatoret, te dytet pilotet, dhe te tretet gazetaret - them se jane te verteta. Minatoret i kam pare dhe jam futur ne miniera me ta ne punen e tyre te perditshme. Kam pare dhe kujdesin e friken ne aviona kur shkoja per te fotografuar ne Shqiperi. Nese pilotet drejtonin avionin , une me dyert e hapura e i lidhur, fotografoja fushat dhe plantacionet, qendrat industriale, zonat ku ishin bere luftra etj, Lacin, Kombinatin Tekstil Tirane, Berat, Korce, Kompleksin Fier, fushave e vreshtave ne Shkoder, plantacionet e molleve ne Dvoran e Diber, zona industriale Shkoder, Vlore etj, male e lugina ku ishin bere luftime ne luften nacional clirimtare. Po ashtu dal ne konkluzion se fotoreporeteri ka kushte shume me te veshtira nga shkrimtari. Fotorepoerteri eshte prezent si ne paqe dhe ne lufte.
Por gjthsesi eshte nje profesion me shume kenaqesi se te lidh me jeten e vendit me dinamiken e dites, se kohes, ne zhvillimet politike, kulturore, industriale, bujqesore. Ky profesion me dha mundesine te vizitoja vende qe nuk i kisha menduar ndonjehere se do ti shihja.
Gjithashtu profesioni me dha mundesine te vizitoj Gjermanine Lindore te asaj kohe, Berlin, Laipsik, Dresden etj, jam njohur me renojat e luftes se dyte boterore. Kam vizituar kampin e perqendrimit Nazist te Buhenvalt ku kane humbur jeten me mijra cifute dhe midis tyre dhe shqiptare te internuar ne kampet e zhdukjes te gjermanise naziste. Nje tjeter vizite e rendesishme e paharruar ka qene dhe Kina popullore ne 1965. Kam qendruar 4 muaj dhe kam vizituar qytetet Pekin, Shangai, Hanxhoi etj. U njojtem me jeten e popullit , me punen ne kooperativave ne fshatin kinez. Beme vizite ne shume qendra kulturore por ajo e paharruara eshte ne murin e madh kinez. Ishte e ndertuar me gure te bute ku me nje cope metali mund te gervishje e te shkruaje mbi to, ne nje nga ato kam shkruar dhe emrin tim si shqiptar.

Here pas here lindin kujtime per jeten dhe veglat e punes qe perdornim. Punoja me nje aparat 6x9 me pllaka fotografike reth viteve 40-45, me vone aparate te ndryshem te formatit te vogel e me ne fund me nje aparat te preferuar Laika.
Ne vitin 1950 kur fillova punen ne ATSH, atje kishte nje studio te kompletuar. Kishte nje aparat studioje te formatit 6x9 deri ne formatin 18x24 i cili levizte mbi nje mobil me rrota qe mbante shasite e te gjithe formateve te fotografise per xhama planfilma, kishte nje objektiv CUC 30 cm fokalen ishte i kalibrit per ate kohe per te tilla lloje. Ne studio qe ndricohej me energji gjate fotografimit kishte reflektore, prozhektore te ndryshem per ndricim me efekte artistike e sfonde ku projektoheshin panorama te ndryshme gjate fotografimit.
Kishte dhe aparatura te tjera te cilat sherbenin per nevojat e nje laboratori modern. Kishte 3 vaska moderne vertikale per zhvillimin e filmave roll e pllakave te xhamit, planfilmat me te gjitha pjeset e nevojshme. Kishte 2 cope zmadhusa te markes Leic me fimat 24.36mm deri ne formation 6x9, gjithashtu dhe zmadhusa per pllaka me te medha se 6x9 deri 18x24, si dhe stampatrice per stampe kontak deri ne stampimin e pllakave 18x24.
Kjo studio ishte ne Korce ne dyqan me pronar Mandi Koci, ku Mandi e kish vene ne sherbim te levizjes dhe ne te beheshin mbledhje ilegale dhe shume komuniste te rinj korcare hynin e dilnin me pretekstin se shkojne e mesojne zanat. Kete e di nga Ilo Vero Galloshi se dhe ai atje kishte mesuar per fotografine. Mbas clirimit ai e transportoi gjithe studion ne Tirane ne nje nga sallat e Teatrit popullor ku sherbeu dhe vete per nje kohe. Pastaj u largua dhe shkoi ne Moske per Kino operator dhe ne vendin e tij erdhi Iloja, e me vone ky laborator i kaloi shtetit (ATSH). E shkruajta qe te kujtohet dhe Mandi Koci.
Me vone, mbas clirimit, kete studio te kompletuar me se miri, u fotografuan dhe udheheqesit e kohes E.Hoxha, K.Xoxe etj te veshur me uniforme ushtarake me pllaka xhami 13x18, te cilat duhet te jene ne arshiven e ATSH. Ne vazhdim te punes laboratorike kryesisht retush, kujtoj nje mjeshter me emrin Cin Rasha per te cilin me kane folur shoket e ATSH dhe Apostol Bej me te cilin punova per disa vjet. Te dy kishin nje mjeshteri te rralle ne punimet negative e pozitiv.
(Nje episode per kujtim. Medaljet qe mbanin ne gjoks udheheqesit nuk ishin vendosur ne krahun e duhur, atehere c’duhesh bere? Ose te ftoheshin perseri per tu fotografuar ose te spostoheshin ne gjoks ne krahun qe duhej ne negative e me retush. Kete pune e bene me retush e me shume kujdes.)
Per fotoreportazhe si aparat kryesor ishte Rooleflex 6x6, per disa vite e me vone, nga mesi viteve 50 u plotesuam me nje aparat professional LINOF 6x9 i cili mu besua ne perdorim, aparat te cilin nuk e hoqa nga qafa deri ne 1975 kur me larguan nga ATSH. Linof kishte 4 objektiva me fokale te ndryshme e me 4 roleksa dhe mund te perdoreshe me filma ate ndryshem, punonte me plan film dhe rol film. Ishte manual me gjithe veprimet si ne shkrepje e fokusim. Me objektivat e tij qe varionin nga kend gjere, grand angular, normal dhe 2 tele te ndryshem, keshtu qe ne perdorim te tyre me ndihmonin per te perfituar pamje te parealizuara me aparate te tjera, por me e nevojshme ishte te kishe njohuri ne perdorimin e tyre. Natyrisht ne keto raste perdoreshin trekembesha dhe ne natyre ishte kollaj te kryeje gjithe keto operacione per te bere nje shkrepje. Por me te rendesishme dhe qe kerkonin nje pune me te kualifikuar dhe te kujdesshme ishte kur kishe te beje me fotografime te objekteve levizese, si fjalime te udheheqesve ne mitingje e kongrese, ku njerezit flisnin dhe shfaqnin nga casti ne cast mimika te ndryshme qe ishin me intereste te regjistroheshin si perqafime, shtrengim duarsh, bashkbisedime etj.
Te gjitha keto qe shruaj i kam kaluar ne jeten time si fotoreporter per 25 vjet, duke shetitur anembane atdheut, ne pritje e percjellje delegacionesh te botes qe vizitonin vendin tone. Kujtoj Hrushovin, Cu En Laj, Norodom Sihanouk, kryeminstra e sekretare Partish Socialiste e M-L e gjithe takimet e tyre.
Tani po sjell ne kujtime Lidhjen e Shkrimtareve, nje institucion kulturor qe pranonte ne gjirin e saj artiste te gjinive te ndryshme te artit. Ne fotografet kerkuam te ishim pjese e Lidhjes. Por disa personalitete qe udhehiqnin ne ate kohe Lidhjen kishin mendime te ndryshme per fotografin. Nder ta dhe piktori Foto Stamo apo skulptori Odhise Paskali, dikush thoshte se eshte art e dikush zanat dhe beheshe debat nese ne fotografet , duhet te ishim anetare te lidhjes apo jo. Ju referova nje fotogafije qe kisha marre ne nje leme kooperativiste ne fshatrat e Korces. Kete fotografi piktori Foto e kishte marre nga arshiva e ATSH ku vinin shume shpesh per te pare punet tona, dhe e kishte shfrytezuar per te realizuar nje pikture ne vaj me dimensione disi te medha dhe vendosur ne nje ekspozite me dicituren “Lemi kooperativist “.
Une marr nje kopje te fotografise dhe shkoj tek Foto Stamo, i cili insistonte se fotografi eshte zanatci dhe jo artist, dhe i them ”kjo foto eshte zanat apo art ” , te cilen ti e ke kopjuar “pa hequr as edhe nje presje ”. Dhe une kur bera fotografine kam menduar e zgjedhur piken nga duhet te fotografoja, te vendosja njerezit ne menyre natyrale dhe qe te gjitha keto ti i ke perdorur per vepren tende.
Mbas shume perpjekjesh u arrit qellimi qe dhe fotografet te ishin anetare te Lidhjes se Shkrimtareve. Kisha kontakt me artiste te medhenj dhe shkoja i fotografoja per te treguar dhe punen e tyre. Me punen qe bera njoha nga afer shume artiste qe i kujtoj sot dhe u shpreh mirenjohje se me jepnin mendime ne shume raste. Si i ri qe isha me vinte shume mire kur degjoja fjale nga artiste te medhenj e te shkolluar si Paskali, Buzon Plak, Haxhine, Kodhelin, motrat Zengo, Paco, (kur ky punonte tek skulptura e nenes se tij i cili e vendosi tek varri i saj.) Kujtoj Kristaq Ramen kur punonte per “ Nene Shqiperi” qe u vendos ne varret e deshmoreve . Kam fotografuar dhe shume skulptore ne periudhen e ndertimit socialist ne studjot e tyre duke punuar per vepra me dimensione te medha me skela, pune me allci, e balte, dukeshin si punetore, si muratore, me balte e gelqere. Zengo kur punoi me skela ikonat e kishes se re te Tiranes, ato murale te kubese se tavanit , kur punonte shtrire ne kurriz drejt tavanit qe me vone u prishen e u mbuluan si u be Shqiperia ateiste. Caste te tjera qe kujtohen me njerez inteligjente te vendit ishte propagandimi i shkencetareve, inxhinjereve njerez te suksesshem ne ministrite, sidomos ne ate te ndertimit me projektuesit e veprave te medha hidraulike, ishin te gjithe burra e gra me nje nivel te larte te punes se tyre.
Teatri, nje tjeter aspekt ku shkoja shpesh per te fotografuar. Gati te gjitha shfaqet qe jane dhene ne Teatrin Popullor, jane luajtur ne dite te vecanta vetem per fotografim. Qe ne vitet 50 mbaj mend baletin “Shatrivani i Bahshi Saraj” i cili kishte shume sukses, fotot u vendosen ne bulevard per tu pare nga publiku. U fotografuan dhe operetta, opera , shfaqje teatrale. Ne mes tyre kam kembyer mendime me artiste te medhenj si Naim Frasheri ne Familjen e Peshkatarit, me Kadri Roshin, Pjeter Gjoka, Sander Prosi, Drita Pelingu, Hysen Pelingu, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Violeta Manushi, Besa Imami, e shume te tjere qe ishin te mrekullushem ne gjithe rolet e tyre.
Ne fushen politike ishin Kongreset e Partise ne te cilat pothuaj nuk kam munguar pa i fotografuar. Per te hyre ne salle duhej te kishe flete hyrje dhe teseren e partise, te cilen asnjehere nuk e mora. Por oficeret e sherbimit me njihnin dhe nuk me kerkonin as fleten e hyrjes qe jepej nga drejtoria e dyte e MPB. Kishte dhe Kongrese te Bashkimeve Profesionale, te Gruas, te Rinise etj. Me aparatin ne dore kam kaluar ne shume evenimente politike, kujtime brigadash, etj etj. Por nje dite te 1975 me larguan nga ATSH, pa asnje motiv por me shume per ambicie e si arsye u gjet arrestimi i kusheririt tim Gjeneralit Vaske Gjino. Shefi i kuadrit ne kohen qe me percolli me tha: Mos u bej merak fare se ne kartelen tende pervec lavderimeve nuk ka asnje verejtje e qortim. Punova 25 vjet, me shume dekorime e medalje, kudo qe shkova isha i nderuar e me respekt.
Mbas kesaj fillova pune ne komunale tek studio “Foto FATOSI”. Ne kete studio fotografoheshin portrete, grupe familjare, femije. Punova per nje periudhe 3 vjecare, por dhe ketu kisha shume njerez nga ATSH qe vazhdonin te me kerkonin ndihmen per kerkesat e tyre. Kjo periudhe 3 vjecare u mbyll me 1978, kur nje shok me kerkoi qe te shkoja te punoja ne Universitetin e Tiranes, e cila per mua ishte nje fushe e re ku u perpoqa ta kryeja sa me mire. Ketu kisha te beja me profesore, studiues ne shume profesione. Me shume mjeke mu dhane castet te fotografoja (tashme cdo gje me ngjyra) ne operacione ne zemer, ne sy, ne orthopedic, me diapozitiva me ngjyra te cilat u sherbenin pedagogeve per ilustrimin e leksioneve me studentet. Kjo pune me dha shume njohuri te reja qe njerezit rralle here mund te takojne. Gjate kohes qe punoja ne Universitet me muaj te tere shkeputesha ne puenra me te medha te vendit per nevojat e fotografise. Nje prej tyre ishte dhe Ekspozita “Shqiperia Sot” ku kam bere nje pune te madhe si ne fotografimin e veprave ashtu dhe ne punimet laboratorike, per te pasqyruar sa me mire arritjen e vendit ne veprat industriale dhe ato bujqesore.
Nje tjeter pune e madhe u be ne ndertimin e Muzeut Kombetar ku punova disa muaj per te fotografuar objekte te ndryshme muzeale po ashtu dhe nje pune e madhe m’u ngarkua ne perpunimin laboratorik te fotografive qe vendoseshin ne stenda dhe faqe muri te cilat kerkoheshin me formate te medha sa nje faqe muri 30 deri 40 m2 ose 11X4 m te larta, te gjitha keto foto stampoheshin direkt ne muret, ku do te vendoseshin e zhvilloheshin ne forme ruli me dore ne vaska te medha. Ne keto punime punuan dhe Lili Kastrati e Naim Ferhati. Piktore e arkitekte per te thyer monotonine e fotove Bardh e Zi, kerkuan dhe pregatitje te fotove Sepia (kafe) dhe kjo ishte nje pune qe kerkonte mjeshteri te cilen e bera me shume kujdes dhe u realizua shume pune me kete process. Kurse ato pak foto me ngjyra qe u vendosen u punuan ne Itali, ate kohe foto me ngjyra nuk kishte hyre ne Shqiperi, dhe ne 1981 u inagurua Muzeu Kombetar . Per punen qe beme u lavderuam. Nje tjeter muze ishte ishte dhe ai i Enver Hoxhes tek Piramida, ne te cilin duheshin pasquruar shume moment e te jetes me fotografi. Ne kete kohe ne Shqiperi kishte hyre dhe fotografia me ngjyra. Keshtu dhe ne laboratorin e Universitetit ku une isha punonjes ishte berthama e fotografise me ngjyra. U ngarkova per te stampuar foto me ngjyra dhe sidomos ne disa pamje me diapozitive ne formatin 50x60. Me shume veshtiresi se cdo veprim beheshe manual, si ne stampe e zhvillim por dhe kjo pune doli me sukses. Kete e konstatova dhe vete kur vite me vone pashe disa punime te tilla dhe jashte Shqiperise. Ketu mbaron dhe shkrimi im per jeten time si fotoreporter e fotograf ne atdheun tim shume te dashur Shqiperi.
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.257 seconds