E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: Malli i Dardharëve, Autori Agim Xh. Dëshnica 2002

Malli i Dardharëve, Autori Agim Xh. Dëshnica 2002 3 years 9 months ago #96

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
Malli i Dardharëve

O Dardhë, o Dardhë, në pllajë mali,
po rrimë, ndanë detit, na morri malli...

Moj Dardhë e largët, e ëmbël mjaltë
vashat si flutur, shtatin e gjatë.

Me serenatë, zëra, violinë
me kitarë e mandolinë
krojesh penxheresh posi bilbilë,
pas fluturash bridhnin disa bandillë.

Gratë me virtyte, burra të zgjuar,
paksuar në Dardhë, shumë të mërguar.
Me karvan mushkash, Taqo Sojnikut,
kaptuan qafat, drejt Selanikut.
Shumë agronomë, doktorë e poetë,
shkuan qytetit a tutje në det.

E ëmbël Dardha? I hidhur mërgimi
shtëpi e mbëtur, djepi, burimi;
këndon, këndezi i shastisur
e pret më kot, nënë e molisur.

Atje në pllajë, o Dardhë e bukur,
na mori malli, për udhën e humbur.
Për gurët, për gardhet dhe për plisat,
korijet me bar, ahet e lisat;
gjethet në vjeshtë, lulet në maj;
borën mbi bredha, pishat me majë.
Për ujët tek rrjedh, me shushurimë,
mullenjën ndër degë, më fushfurimë.

Grigjën e bardhë, tek merr përpjetë,
Fyellin e drunjtë e murron e sertë.
Për krismat në pyll, piskamën e shuar
trokun e kalit, mezhdës lëshuar.
Për kishat e shënjta e për këmbanë
shpesh na del gjumi, s’të kemi pranë.

Shtatë gur lëviz, lumi i Izvorit;
Mulliri Xegos, nxjerr mundin e plorit
me trak e truk e oshëtimë,
ashtu si dallgët, buzës tek rrimë.

Kafe e Peros, me mysafirë,
Hotel Batelli, me muhaxhirë.
Raki e kumbullës, deh pleq, të rinj.
Së lashti për shkollë, venin fëmijët.

Mbi Gurin e Rrahut e Gurin e Vjeshtës
dhe Gurin e Mprehtë, me drurë gjineshtre,
sodisnim së largu, Devollin shpesh herë;
fushën e Korçës, Moravën me erë.

Por ç’bëjnë bandillët, këtu në Tiranë,
Ndër shpirt e penë, Dardhën e kanë?
Dardhën e ruajmë ndër kujtime,
ditë më të mira, nëpër mendime.

Frymë përmallimi, çan oqeanin,
burrat e gratë, qajnë për vatanin.
Për male e fusha, lumenj e pyje,
të parët e shtrenjtë, të ndritur ndër yje.

Shpirti i Pecit, ndër porta ndalet,
në Kishë të Shën Gjergjit, ulet e falet.

Autori Agim Xh. Dëshnica
Boston, Mass Dhjetor 2002
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 3 years 2 months ago by STEFANI. Reason: READING
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.143 seconds