E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: Per nenat dhe gjyshkat tona

Per nenat dhe gjyshkat tona 5 years 2 weeks ago #55

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Per nenat dhe gjyshkat tona.

Nga Katerina Dhima

Nderim per trimat!!! Po sikur t'i nderojme edhe ato gra trime qe u bene figurante ne ate dimer te madh me debore, ndoshta nje meter e me shume. Kuadrot i filmit i kam si te gjalla, por une nuk dua te flas per filmin, por per grate ndryshe nga c'i shikonim zakonisht. Kur ne te rinjte organizonim atehere ndonje mbremje vallzimi, te gjith grate merrnin pjese, ne radhe te pare se ishin te reja dhe se dyti ky ishte i vetmi argetim. Aty nga fundi u rezervohej e drejta te kercenin valle popullore, duke ia lene vendin njera tjetres, ne ate rreth te madh anekend salles dhe ne i shikonim te befasuar. Pse do te thoni ju? Sepse ne i shikonim si mama, s'mund ta besonim se ato ishin edhe gje tjeter. Mund te shikoje gruan me te urte, qe nuk binte sy, duke hequr vallen bukur, madje duke bere figura. Ketu nuk dua te pershkruaj dhe te them fjale te bukura se keshtu duhet thene, kjo eshte e verteta. Do mundohem t'i kujtoj nje nga nje duke iu vene ndonje cilesi, ashtu sic me kane ngelur mua ne mendje dhe po e filloj nga lagjia e Ktones, qe mos me rreshaqse ndonje emer, sepse kane kaluar vite qysh atehere. Por edhe sikur te harroj, besoj se do me falni dhe te keni parasysh se ketu do rendis vetem grate dardhare qe kam njohur une ne ato vite.


Figjeni Ktona, nje grua puntore, e sjellshme, e cila shpesh here i ftonte shoqet ne shtepi dhe u srevirte embelsira, apo specialitetin e saj si kuzhinire.

Gliqiri Ktona nje grua e hijshme, qe e ruante ende, sidomos kur buzeqeshte, qe im vlla Kosta viziten e pare e bente aty kur vinte ne Dardhe.

Ollga Korcari, gruaja me humor, e zgjuar dhe shume e zonja, e cila nuk merrte pjese ne keto mbremje.

Meri Shule, grua me rini te perjetshme, shtepia e saj ishte gjithmone e hapur per ne shoqet dhe shoket e Lenices, por edhe per te huajt, nuk e di pse i therrsnim "Princesha Meri".

Vasilika Ktona, grua shume e zonja puntore e cila ta rrembente mendimin, mjalta dhe kafja e saj ishin shume te shijshme.

Jorgjia Kere, nje grua ndryshe nga te tjerat, sikur vinte nga perrallat apo si zonjat e nderit neper oborret mbreterore.

Ollga Skende grua shume e bukur, me lekure te lemuar dhe megjithse ne pamje te pare nuk te linte ndjesine se kishte humor, ngandonjehere mund t'i mabje hijet nga te qeshurit, sidomos kur beheshin duet me
Noi Zengon
.

Qeti Skende, gjithashtu me rini te perjetshme me ate te foluren e qete qe te bente t'i kushtoje vemendje doje s'doje.

Olimbia Tollko, nje kapitull me vete, per te thene fjale te bukura qe te benin te qeshje, cdo gje qe thoshte e ilustronte me jeten e saj. Me te bukuren qe ka thene per paraqitjen e saj fizike, ngaqe sic duket nuk kishte mendim te mire, pasi e mbyste te qeshuren perbrenda, e leshonte ate shprehje qe eshte bere e njohur: "Une kam qene kaq e bukur, sa qe priftit qe me vuri kurore i ra te fiket kur me pa!".

Aleksandra Tollko, apo sic i therrisnim ne teto Sanua, nje grua qe u vra shpirterish kur i biri kaperceu kufirin. Kete e shprehte me fytyren e saj si te pervuajtur, por kur buzeqeshte behej krejt tjeter. Ishte grua fjale embel dhe e dashur, ne ato mbremje nuk vinte per arsyet qe dihen.

Lisaveta Konda, mamaja e Ligoraqit qe mua me linte pershtypjen se ishte grua e rrepte, por ne fakt ishte krejt e kunderta. Shoket e Ligoraqit e donin fort dhe mua me kujtohen dy fjale te saj kur donte te shprehte mendim te kundert:"Bojat juve".

Goni Mangelli, grua shtatlarte, me veshtrim disi te drojtur por qe ne te vertete nuk ishte e tille. Ate qe mendonte e thoshte pa frike.

Lisaveta Suljoti, mamaja e shoqes sone Elenica, kuzhiniere e persosur, por specialitetin e saj kishte embelsirat, qe i provonim shpesh here.

Pavlina Velo nje grua e gjalle, e cila vishej gjithnje bukur, por mua me ka ngelur nder mend qeshja e saj si prej vajze te reje.

Olimbi Necka, nder grate me te urta qe nuk i ngelej kohe te ishte ndermjet te tjerave, sepse familja e saj ishte e madhe. Motra e saj Dino Dunka, e heshtur dhe e qete kaqsa nuk e ndjeje kur te kalonte prane.

Fana Raci, une ate do ta quaja shenjtore, per urtesine dhe fjalet qe i thoshte me shume kujdes, a thua se po mos tregohej keshtu mund te rendonte njeri.

Meme Raci te cilen une nuk mund ta kujtoj ne vitet kur ka qene e re, por ne pleqerine e thelle, atehere kur Donika i bente shoqeri, e njoha me mire. Mund ta cilesoj si nje zonje te urte, e ngopur nga jeta.

Sanda Skende, nje nder grate me te dashura per mua, sepse edhe ajo keshtu ma jepte dashurine. Grua me natyre te bute, por me nje fjale te thene ashtu thjesht dilte ne pah pervoja dhe zgjuarsia e saj. Me kane ngelur ndermend karamelet qe i bente vete, me arra dhe me peksimete. Tani qe i kujtoj sikur e ndjej shijen e tyre ne goje.

Ollga Gjanci grua aktive, tipike dardhare me ato faqet e kuqe qe nuk ndrronin ngjyre sikur druhej nga ndonje gje.

Viollanda Dunka , grua e hijsme me sy njgyre qielli depertues e te qeshur, e cila dukej sikur donte te te thoshte dicka.

Sofika Dunka, grua e urte me te qeshuren e pafajshme si gurgullima e ujit te lumit.

Leftera Batelli , gjyshe merkullueshme qe dinte t'i rrfente bukur ngjarjet.

Shadija Batelli te cilen kur e kishim mesuese e mbanim per yll te bukur, me force te jashtzakonshme ne duar dhe kur donte, na zhyste lehte ne debore.

Jorgjia Balli, grua shtatllarte, gjithnje e veshur me elegance. Une mbaj mend ndjeshmerine e saj dhe pothajse rralle i mendoj pa lote syte e saj te medhenj e te blerte.

Milika Raci gjithashtu mamaja e shoqes tone Marjeta, e cila bente lakrore te mrekullueshem me sac dhe une e perfytyroj ne keto caste me faqet e ndezura qe i hijeshonin gjith pamjen.

Nene Todi Ballit, nje grua fisnike, me natyre te bute, me ate shtat te larte dhe me syte ngjyre qielli, te cilet kur kridheshe aty sikur gjeje prehjen.

Kosto Ktona, gjithashtu grua shtatlarte, me sy ngjyre qielli, qe te shikonin sikur donin te eksploronin dicka. Kete grua e kujtoj me dashuri, sepse kur u nisa per ne Greqi me percolli me nje trendafil te kuq, qe e ruajta per shume kohe, pasi e thava.

Lisaveta Pani, zemra e shoqerise, mund te vishej si burre dhe te mos e kuptonte njeri, dinte te kamuflohej mire. Une sjell nje rast qe ma ka treguar mamaja dhe nuk mund t'i mbaj te qeshurat ne keto caste.

Julia Millona nje grua e paster dhe shume puntore, por edhe motren e saj Sofi qe edhe sot e kesaj dite nuk e shikon te rrije.

Marianthi Xhamo, fjale rrepte, por mbaj mend ndersa fliste me Tatjanen, ndrroje mendim, sepse mund t'i zbriste nga fjalori gjith fjalet me te embla per t'i shprehur se bijes dashurine e saj prej nene.

Dhona LLaci nje grua ndryshe nga te tjerat qe i bente ditlindjen capkes.

Julia Ballin e cila nuk ishte banore e perhershme ne Dardhe, por mund te them fjalet me te mira per te.

Noi Zengon , e ve ne krye te piramides per humorin dhe zemergjeresine e saj, por edhe per fjalorin pak banal, qe ne gojen e saj tingellonte krejt ndryshe. Vjehrra e saj Panajo, grua shume e dashur, fjale embel me ata sy ngjyre qielli gjith miresi. Kuzhina e saj ishte prej mjeshtri, ose sic themi ne kohen tone, prej "shefi".

Vantha Xhamo, puntore te Zoti, ishte humoriste nder humoristet dhe kete e ruajti deri ne fund te jetes se saj. Se bashku me Noi Zengon qendrojne ne krye te piramides per fjalen me kripe dhe ndoshta tani bejne shoqeri ne parajse.

Evgjeni Korcari, nje grua qe te gjendej afer dhe mund te qante edhe per nje gje te parendesishme qe na ndodhte neve. Une sjell nder mend ledhatimin te floket, e te balli im kur donte te shprehej me dashuri.

Julia Necka, banakjerja e Dardhes, qe u be e njohur anekend Shqiperise per kafen e saj te mrekullueshme, por edhe Lirika Thimon e cila ka shume vjet qe rri ne Dardhe dhe une e njoha mire. Ruaj respektin me te madh per te dhe me vjen mire kur me thote "Katerina ime".

Per ne fund lashe mamane time Janullen, per mua mama e mrekullueshme dhe puntore e madhe, e cila mori shume dashuri nga te gjithe te njohurit e mij, mamane e Sofise, apo Thines, Zorika me ato floke si lume me nje ngjyre, (Zot cfare ngjyre) qe rralle e ndesh, me te foluren e saj lakonike, te embel dhe mamane e Aleksandres Luiza, nje grua e zgjuar, e dashur, mund te ta jepte edhe shpirtin. Te treja keto nuk vallzonin, por mamaja ime dhe mamaja e Thines kendonin shume bukur. Zeri i tyre me mbrrin edhe tani ne veshe.
Disa nga keto gra jane ne jete, por disa jane larguar per mos u kthyer me dhe une doja t'ju kushtoja keto radhe, me dukej sikur u detyrohesha. Do te me falni se u zgjata dhe kerkoj te falur gjithashtu se ndoshta mund te kem harruar ndonje emer. Megjithse shquhem per kujtese, prapseprape vitet bejne te veten.
Last Edit: 5 years 2 weeks ago by BRUKO.
The administrator has disabled public write access.
The following user(s) said Thank You: Klo
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.208 seconds