E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me

TOPIC: Vangjush Ziko

Vangjush Ziko 5 years 1 month ago #41

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
KORÇARJA E BOSTONIT

Një libër i shkruar për të tjerët është më shumë se kaq. Ai është një libër edhe për vete. Sidomos një libër me pershkrime, skica, studime, artikuj, portrete, siç është libri "Mbi thinja fryn erë" i Rozi Theoharit, që e lexova rishtas.

Përzgjedhja e materialit, e tematikës, e ndodhive të ndryshme, vendvendosja dhe kohëngjarja, njerëzit konkrete apo personazhet që popullojnë librin, nuk janë një rastësi dhe as një diktat i jashtëm. Diktuesi i vetëm është mendja dhe zemra e shkrimtarit. Libri, keshtu, është një ezhe apo ekage e tij. Sado asnjanës dhe indiferent që të tregohet shkrimtari, nuk e fsheh dot vetveten. Ai është personazhi i padukshëm i veprës, personazh i cili, duke marrë përsipër detyrën e naratorit, në mënyrë të pavetëdijshme e ka skicuar edhe portretin e vet, dashur pa dashur.

Lënda e librit " Mbi thinja fryn erë" shtrihet në një hapesirë që mbulon dy kontinente: Europën Juglindore dhe Amerikën e Veriut. Ai përfshin një kohëzgjatje gati shekullore, prej fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë gjer në fillim të shekullit të njezetenjëtë. Dy vende janë arenat e ngjarjeve të librit: Shqiperia dhe SHBA. Edhe personazhet mbajnë dyshtetësi: shqiptare dhe amerikane, apo shqiptaro-amerikane. Atdheu i origjinës dhe atdheu i ri. Tharmi historik, ekonomik dhe emocional i kesaj vepre është kurbeti, që në gjuhën e sotme thirret emigrim. Libri na tregon për shkakun dhe rrjedhojat personale dhe kolektive, të trishtuara dhe ëndërrndjellëse; na ballafaqon dy botë, jo vetëm të largëta por edhe krejt të ndryshme; të largëta nga niveli ekonomiko -shoqëror dhe të pakrahasueshme nga shkalla e emancipimit dhe e përsosjes institucionale.

Libri është një mozaik dramatik realist ku skamja plekset me ëndrrën për mireqenie, ku brenga e mallit kthehet në forcë dhe vullnet mbinjerëzor, që e mposht lodhjen cfilitëse fizike dhe ankthin e pritjes tragjike; ku malli për atdhe shndërrohet në gen të krenarisë dhe të dinjitetit njerëzor, kurse ballafaqimi me të drejtat dhe liritë njerëzore e ngre lart ndërgjegjen e individit dhe atë kombëtare dhe i bën njerëzit luftëtarë të pakursyer dhe të pahepur për pavaresinë dhe lirinë e mëmëdheut dhe me tej; ai i lartëson mjaft prej tyre në nivelet e larta të politikes kombëtare, të kulturës dhe të afirmimit të personalitetit njerëzor në Vendin e lirise dhe të demokracisë më të përparuar në botë.

Rozi Theohari është dhe vetë një emigrante. Është një emigrante jo e vitit 1994, kur shkeli për herë të parë në brigjet e Amerikes, por që kur u lind. Po. Ajo, që kur u përmend, mësoi se ishte bija e një babai kurbetlli. Për këtë i fliste në familje dhe e ëma dhe gjyshja, ia deshmonin letrat që vinin nga vendi i larget pertej oqeanit; ia kujtonin në shkollë kur mbushte të dhënat autobiografike, ne pune, ne shoqeri. Dëshmia më e dhimbshme e asaj ishte brenga që nuk iu shqit kurrë. Edhe sot në moshën e thinjave ajo e ndjen si një plagë të vjetër. Ajo nuk e ndjeu fizikisht dorën dhe veshtrimin atëror, që përcjell rritjen e femijes.

Kjo brengë e pashlyer ishte dhe një nga ato aresyet që e yshtën të merrte udhën e emigrimit për të prekur me dorën e saj të dridhur atë gur varri dhe për të njohur nga afër atë botë, atë vend dhe atë popull mes te cilit u thinj dhe u zhurit nga malli zemra e kurbetlliut të përjetshëm, që pati lindur jetë, por nuk i gëzoi nga afër ato. Ai, nga një qënie fizike e gjallë, u shndërrua në mall, në erë të shpirtit që fluturon me krahët e një zarfi të ftohtë për të përkedhelur flokët e njerëzve të dashur përtej oqeanit, për të shpupurisur kaçurrelat e femijëve dhe thinjat që dalin nga dylbenka e zezë e zonjës së tij që prashit gradinën, rregullon avllinë e rrëzuar të oborrit, që pret dru në korijen e fshatit për të ngrohur fëmijët në acaret e akullta të dimrit dardhar, ku vendi i tij rreth vatres mbeti tërë jetën bosh...Edhe flladi që ledhatoi flokët e Rozit në çastin e parë kur zbriti në aeroprtin e Bostonit, i ngjau asaj, me pëllëmbët e të atit që e mbështollën me mall.

Emigrimi është vërtet një provë dramatike për çdo emigrant. Ai ka qenë dhe mbetet një betejë. Betejë me vetveten dhe me ëndrrën, me dëshirën dhe mundesinë, me kurajon dhe sakrificën, me qenien dhe mosqenien, me identitetin e trashëguar dhe atë të shartuar, me të tashmen dhe me të ardhmen. Edhe për Rozi Theoharin kjo beteje ka qenë e shumëfishtë. Si njeri. Si grua. Si shkrimtare. Asaj iu desh të përshtatej me klimën, me mjedisin e ri, me gjuhën e huaj. Karakteri i saj i gjallë dhe komunikues, natyra e saj e afruar me njerëzit, çiltërsia dhe humori i saj karakteristik e ndihmuan të lidhet jo vetëm me bashkatdhetarët e mërguar, por edhe me emigrantë të kombësive dhe racave të ndryshme; të marrë pjesë në veprimtari të perbashkëta shoqërore apo familjare,në aktivitete kulturore dhe fetare. Ajo iu pervesh studimit për të përvetësuar gjuhën dhe kulturën amerikane dhe të marrë një diplomë të re. Ajo shkruan lirisht vargje në gjuhën angleze dhe boton vëllime në këtë gjuhë. Ajo arrin kështu ëndrrën e emigrantit per t'u integruar në atdheun e dytë. Si njeri dhe si femër, asaj jeta i serviri një provë të rëndë familjare.

Sëmundja i rrëmbeu shokun e jetës në tokë të huaj duke e dënuar atë me vetminë. Jeta përsëriti kështu, në një variant tjetër, fatin e të atit të saj kurbetlli. Ajo tregon në këtë libër me qetësi të dhembshme ato çaste të para të veshtira të vetmisë. Këtë dhembje dhe mërzitje ajo ia kalon krijimtarisë dhe nuk po bën as më pak dhe as më shumë se i ati dhe i gjyshi emigrant,që e mbytnin vetminë me ofshamet e punës së lodhëshme në pyjet apo bizneset e Amerikës.

Ajo erdhi në Amerikë si krijuese e formuar me vepra të botuara në gjininë e humorit,në prozën tregimtare, në poezi. Pena e saj është bërë e njohur dhe e dashur në shtypin publicistik dhe atë artistik të vendlindjes dhe të diaspores, duke u bërë jehonë problemeve,jo vetëm të së kaluarës, por edhe të jetës së sotme të bashkatdhetarëve në emigrim. Firmën e saj e gjen në gazetën më të madhe shqiptaro-amerikane "Illyria" në Nju-Jork, në gazetat lokale të Bostonit, në antologjitë amerikane, në revistën letrare të Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptaro-amerikane "Pena" etj. Nuk janë të paktë dhe librat që ka botuar, mbi trembëdhjetë. Libri "Mbi thinja fryn erë" i solli asaj çmimin "Pena e artë" të kësaj shoqate.

Jeta e Rozi Theoharit është një metaforë autentike e atij procesi të gjatë dhe të mundimshëm që e ka emrin "integrim". Atë, jo më kot, e thërresin "Korçarja e Bostonit". Fare mire mund ta quajnë dhe "shqiptarja" apo "dardharja". Pak rëndësi ka kjo. Në këtë togfjalësh sintetizohet domethënia e vertetë e fjalës "integrim". Kjo nuk lidhet, thjesht, me dyshtetësinë. Kjo ka të bëjë me një cilësi të re morale dhe psikologjike të njeriut: me atë dashuri të dyfishtë për vendlindjen dhe atdheun e dytë.

Me veprën "Mbi thinja fryn erë", Rozi Theohari plazmoi një monument letrar për kurbetin dhe kurbetllinjtë shqiptarë të shekullit të kaluar dhe të emigrantëve të rinj; skicoi një portret të gjallë të jetës amerikane dhe na dha një leksion të figurshëm, me një gjuhë të pastër ,të pasur e stil të rrjedhshëm narativ për lirinë dhe barazinë e kombësive dhe racave në Vendin më demokratik të botës; ajo e ngriti mjeshtërinë e saj letrare në shkallën e një kronikaneje të apasionuar dhe të perkushtuar. Me të ndodhi ajo që nuk kishte se si të mos ndodhte. Ashtu siç ndodh me një luftëtar që merr pjesë në një betejë. Teshat e tij marrin erën e barutit, zemra e tij mbart plagët dhe ëndrrat e bashkëluftëtarëve (dhe të atyreve që ranë, dhe të atyreve që e arritën fitoren),në rrudhat e ballit te tij janë shkruar betejat, kurse në thinjat e tij ka ngrirë hiri i datave. Shkrimtarja është bërë vetë personifikim i asaj beteje. Ajo, duke na treguar për të tjerët, na ka treguar edhe për veten e vet.

Dhjetor, 2008

Klubi "BOTA e RE"
Last Edit: 5 years 1 month ago by BRUKO.
The administrator has disabled public write access.

Vangjush Ziko 5 years 1 month ago #42

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
POETI DHE MERGIMI


Në mërgim gëzohemi kur shoku ynë gjen një punë të mirë,kur mbaron një shkollë,kur një miku ynë ble një shtëpi (sigurisht me kredi bankare).Pse të mos gëzohemi kur kolegu ynë bashkatdhetar boton një libër (tërësisht me forcat e veta).Këto përmblidhen në atë fjalë të përgjithshme,aq të përdorur në emigrim,"integrim".Kjo do të thotë se njeriu e ka mbledhur mendjen dhe e ndjen veten pjestar të atij vendi ku ai ka erdhur të jetojë dhe të krijojë.Dhe,kur bëhet fjalë për një shkrimtar,kërkon të gjesh përgjigjen e një sërë pyetjeve.Sa dhe si ndikon ballafaqimi dhe përjetimi krijues në një mjedis dhe një jetë të panjohur në krijimtarinë e artistit.Sa dhe si i asimilon ai këto artistikisht.Çfarë fiton dhe çfarë humb.
Kjo nuk është një temë e re dhe e panjohur në historinë e artit.Ndërsa,për ne krijuesit që lindëm dhe jetuam gjatë të lidhur pas piramidës kufitare dhe realizmit socialist,ky është një rizbulim sa naiv aq edhe serioz,domethënës.Çdo përvojë e secilit,sado modeste,ka vlerën e vet krijuese.Çdo gjë e re në art lind gjithnjë nga ballafaqimi konkret material,mendor apo shpirtëror,nga mbresat dhe përjetimet e reja.Kjo ka ndodhur dhe me poetin emigrant Kostaq Duka,që porsa ka botuar vëllimin e ri poetik "Trëndafili që çelte në janar".
Një këngë e folklorit qytetar korçar këndon:"e para është nëna".Unë do ta perifrazoja:i pari është malli për dheun nënë,mëmëdhenë.Me këtë mall dhe poeti e çel vëllimin,pikërisht,me ciklin "Jemi larg dhe jemi afër".
Ndjenja e parë e çdo mërgimtari,kur shkel në dhe të huaj,duhet të jetë e ngjashme me atë që përjeton kozmonauti në hapësirën kozmike,humbjen e peshës së gravitetit,ndjenjën e boshllëkut fizik dhe shpirtëror.Nuk mund të bënte përjashtim dhe Kostaq Duka.Ky boshllëk ,për poetin,"të lodh më shumë se zhurma,është dridhje,mornice" ("Boshllëku").Këtë boshllëk e mbush nostalgjia,malli për malet,burimet,dashuritë,dhimbjet e shpirtit,zërat e fqinjëve dhe varret e të ikurve ("Jemi larg dhe jemi afër");për kohën që "tirrej nëpër duar",kurse tashi "kafenë e rrufis nxituar në makinë,/cigaren e shuaj/pasi e thith dy herë" ("Ajo kohë"):mall për "mallrat"e harruara të shpirtit(një imazh natyror,një copë kalldërm,një bisedë miqsh e papërfunduar,një puthje e trembur,një copë debati politik,një sfond revolte kaotike),që vijnë nga larg "sa herë trazohet e zjen si vullkan malli".Emigranti e ndjen dhe e mban pranë zemrës mëmëdhenë që e solli në jetë dhe mbushet me kurajo si Anteu kur prekte tokën.Dhe guxon duke eksploruar këtë hapësirë të re të rruzullit ku e hodhi katapulti i emigrimit.
"Hapësira e Amerikës".Cikli i dytë i vëllimit.
Fjala "hapësirë",në këtë vëllim,ka marrë kuptimin figurativ sa të jetës së përditshme njerëzore,të një mendimi ndryshe për jetën aq edhe të lirisë të të menduarit dhe të krijuarit.Pyetja e parë që e shqetëson poetin në këtë hapësirë("ku është njeriu,fuqiploti i tokës?") lidhet me temporitmin e jetës,lëvizjen gjigante dhe me padukshmërinë e sofistikuar të njeriut që "si në përralla...komandon..
mbi tokë,në ajer,thellësive të oqeaneve"("Hapësira e Amerikës").Një detaj i thjeshtë dhe i rëndomtë,ketrat lozonjare "të paprekshëm",i pohojnë të drejtën e të jetuarit në liri ("Ketrat").Ndërgjegjja e krijuesit reflekton edhe ndaj plot ndodhive të jetës së përditshme,ai reflekton ndaj një norme apo sjelljeje brutale,"dëshmoj.../se unë "vrava" një grua...E vrava/me dy popla/fjalësh/gurë Shqipërie"(Brenda saj Gandi").Nga ana tjetër ai bëhet dëshmimtar i një sjelljeje dhe filozofie të re.Poeti na dëshmon një kontratë të jetës dhe vdekjes,një merak human të "ëngjëllit trupvogël" në përcjelljen në qiell të një shpirti 100-vjëçar ("Kujdestarja e pleqërisë");të vetë peshës së pleqërisë dhe të ndëshkimit të pamëshirshëm të kohës ("Një ditë sa një vit i tërë");të shijes së vetmisë që ngacmon "si pa dashur imazhet e rinisë së parë"("Çdo natë") dhe,mbi të gjitha,të optimizmit amerikan për t'u mbajtur me thonj e me dhëmbë pas jetës ("Jetëgjatët"),për ta ora nuk ndalon asnjë çast në mes të rrugës,ata duke dremitur "me sy mbyllur lëvizin në hapësira të tjera" pa e ndërprerë "komunikimin me botën hyjnore" dhe as me atë më tokësoren,"restorantin" ("Ora e 100-vjeçarëve");ata "dhurojnë lule/e ngulmojnë të përtërijnë vrullin e ëmbëlsinë e kohës së shkuar" për të shtyrë dhe një çast jetën ("Lulet dhe mosha").
Sigurisht,"hapësira amerikane"është shumë e më shumë e pasur dhe e larmishme.Por,kush ka jetuar vetë në emigrim e kupton se pesë a ca më shume vjetë janë aq pak për ta eksploruar atë.Mundësitë varen nga shumë kushte.E rëndësishme është të hetosh dhe të reflektosh,të fitosh diçka të re dhe të humbasësh diçka të vjetëruar,të reflektosh si krijues.
Pas kësaj "hapësire" vjen në vëllim dhe cikli i tretë "Humbja ë përandorisë".
"Perandoria" është metafora e bukurisë së natyrës,e ndjenjës dhe e moshës njerëzore,e talentit poetik.
A thua,emigrantit ia than ndjenjat intime kjo "hapësirë e re",ia vyshk talentin krijuesit!
Poeti na skicon me ngjyra te gjalla çastin e magjishëm të "mrekullisë vjeshtore" që ik aq papritur
("Humbja e perandorise"),ashtu siç ikin stinët njerëzore(fëmijëria,rinia,burrëria,pleqëria),vetë jeta duke na fqinjësuar me vdekjen ("Ndërrim stine").Ai mediton për të nesermen,që s'ka të djeshme,por që ka ëndrrën e një dite të re ("Për sa kohë");për dilemat e kurbetit që e thinjin njerinë,"ca ditë të shkuara ç'më kanë zënë rrugën/ca ditë që vijnë/ç'më verbojnë sytë"("Meditim flokethinjuri");për prirjen për të dalë nga hamullia e vetmisë,pritje që "është ngutje,është start për ecje në infinit"(Pres").
Në këtë cikël gjejmë vjersha që na flasin për ndjenja fine njerëzore ("Bardhësi"),për ndjenja të ngrohta prindërore ("Po rritesh,biri im"),për ditën njerëzore që është një lloj në zgjatje për të gjithë ("Trazim ndjenjash").
Poeti emigrant humb një "perandori",por fiton një "perandori te re" të shprehjes së lirë,pa autocensurë të ndjenjave intime dhe të gjykimit të vet;ai fiton hapësira të reja tematikoemocionale,një estetikë të re.
Kostaq Duka është poet i "angazhuar" në kuptimin më të mirë të fjalës;ai e shikon krijimin si domosdoshmëri vetjake dhe si detyrë qytëtare;ai e merr frymëzimin sa nga ndjenjat dhe përjetimet e veta aq edhe nga çaste konkrete të jetës së përditshme,në të cilat gjen të bukurën dhe të shëmtuarën,gjen tharmin artistik dhe atë filozofik.Estetika e vargut të tij të bardhë është estetika e dramacitetit të jetës,e "aranzhimit" të ndjenjës dhe të mendimit;ritmin e poezisë së tij e përcakton intensiteti i gërshetimit të këtyre të dyjave;ai e vlerëson semantikën e fjalës,por,mbi të gjitha,ai ve përmbajtjen kuptimore dhe emocionale të detajit jetësor,dramacitetin e tij.Poeti parapëlqen enumeracionin poetik shkallëzues (si varg-refren apo detaj konkret),antitezën dhe pyetjen retorike.Por ajo qe i ka dhënë ngjyrimin thelbësor artistik këtij vëllimi,është metafora-simbol e poetit mërgimtar,"trendafili i janarit",që "qeshte me ngricën/që s'e ndalte dot lëvizjen e lëngjeve/drejt bukurisë së bardhë"("Trëndafili që çelte në janar").Poeti...Por le ta lexojmë së bashku poezinë e bukur (me titull prozaik) "Prona e pacënueshme":
Thonë
Ai humbi gjithçka,
Në një pellg të errët...

Thonë u bë pa emër,
Dikush me xhinse dhe atlete pune...

Thonë e ç'nuk thonë
Ata që me jetën e të tjerëve argëtohen për së liri.

Thonë,por le të thonë...
Të tëra në i humba,
Në këtë hapësirë të bardhe letre
Jam po aq mbret
Sa më i madhi i botës:Poet.

Po."Thëllimi" i përkohshëm i emigrimit nuk e shuan,por e flakëron frymëzimin e poetit!
Këtë të vërtetë na e dëshmon edhe ky vëllim poetik.

Kanada,2008
Klubi "BOTA e RE"
Last Edit: 5 years 1 month ago by BRUKO.
The administrator has disabled public write access.

Vangjush Ziko - Legjenda e Feniksit te Pyllit. 1 year 5 months ago #132

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
DARDHA - Legjenda e Feniksit te Pyllit- Ne Amazon(Albanian Edition) (Albanian) Paperback – December 6, 2015by Vangjush Ziko (Author)

Ky libër për Dardhën e Korçës, fshatin me emër për jetesën e tij të emancipuar qysh herët, për traditat e tij të spikatura në fushën e fotografisë dhe të ikonografisë kombëtare, fshati ku kam kaluar ditë të paharruara të jetës sime. Në këtë libër kam hedhur jo vetëm kujtimet e mia, por edhe meditime, hulumtime historike, studime folklorike dhe shoqërore, portrete të shquara patriotësh dhe njerëz të kulturës, që kanë dalë nga ky fshat. Në libër përfshihen poezi kushtuar, njerëzve dhe natyrës mbresëlënëse dardhare.

Dardha-VangjushZiko2015_.jpg


http://http://www.amazon.com/DARDHA-Legjenda-Feniksit-Pyllit-Albanian/dp/9928167311/

Paperback: 320 pages
Publisher: Libraria KOTTI (December 6, 2015)
Language: Albanian
ISBN-10: 9928167311
ISBN-13: 978-9928167316
Product Dimensions: 5.7 x 0.7 x 8.5 inches
Shipping Weight: 1.1 pounds (View shipping rates and policies)
Average Customer Review: Be the first to review this item
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 1 year 5 months ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.
Time to create page: 0.162 seconds