E Enjëte 22 Qer 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me

TOPIC: Vangjush Ziko

Vangjush Ziko 5 years 2 months ago #29

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Kush eshte Vangjush Ziko?


vangjushziko.jpg


Vangjush Thoma Ziko ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1931, ku kreu dhe arsimin e tij të mesëm. Arsimin e lartë për letërsi e bëri pranë Institutit të Letërsisë “M. Gorki” në Moskë. Punoi si mësues i letërsisë pranë gjimnazit “Raqi Qirinxhi” dhe si pedagog i letërsisë dhe i gjuhës ruse në Universitetin “Fan Noli” në Korçë. Shkruan poezi,dramë dhe perkthen nga gjuha ruse. Vëllimin e parë me poezi dhe dramën e parë i botoi në vitin 1959. Është kryesisht një poet lirik.Poezia e tij dallohet për lirizmin meditativ me ngjyrime filozofike.Drama e tij ka natyrë psikologjike. Ai i është përkushtuar gjithashtu përkthimit të poezisë lirike ruse.Ka botuar përmbledhje të veçanta të poezive të A.S. Pushkinit,S. Eseninit,E. Eftushenkos si dhe Antologjinë e Lirikës Ruse(katër vellime), ku ka përfshirë rreth peseqind poezi të më shumë se treqind poetëve rusë që nga fillimi i shekullit të tetëmbëdhjete gjer në fund të shekullit të njëzetë. Është autor i një sërë studimesh,esesh dhe skicash letrare si dhe bashkautor tekstesh të letërsisë. Ka marrë pjesë aktive në jetën kulturore dhe letrare të rrethit të Korçës dhe në ndihmë të talenteve të reja dhe ka qënë aktivizuar në botimin e disa revistave periodike kulturore. I është dhënë Urdhëri "Naim Frasheri"i klasit të parë dhe "Kurora e Krijimtarisë 2006"nga Klubi Letrar "Bota e Re"për krijimtarine e tij letrare. Që prej shtatorit të vitit 2004 jeton në Kanada pranë femijëve të tij.
Last Edit: 1 year 6 months ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.

Vangjush Ziko 5 years 2 months ago #30

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Nje njohje te shpejte per Vangjush Zikon nga Lida Lazaj (Xhamo).

Keto vargje, qe do shkruaj me poshte jane te profesorit te nderuar Vangjush Ziko, me te cilin jemi antare te nje grupi internetik krijuesish korcare te quajtur "Bota e Re".
Pasi ju dergova une nje poezi timen per pyllin, duke e shoqeruar me nje sqarim, qe ajo poezi i kushtohej korijes sone, te gjithe u ngacmuan dhe u shprehen, kush me fjale e kush me poezi. Pas nja dy ditesh aty postova nje tregim me titull "Atje poshte ne kopshtin e pellumbave" Njeri u shpreh keshtu:

Dale, dale, moj dardharke
se ti s`qenke vec Zhan Darke
ti qelloke dhe me plumba
nuk ke frike se vret pellumba

E keshtu, plot komente te tjera, por mua me ngjiten keto dy poezi, te shkruara nga profesori, qe ishte dhe nip te Qanos dhe qe me erdhi si nje fllad me dedikimin DARDHARKES, QE ME ZGJOI KUJTIME.
Njera per gurin e Vjeshtes dhe tjetra, qe do ta shkruaj nje dite tjeter, per Gurin e Shen Pjetrit.
Shikoni sa bukur shprehet dhe nje qe nuk eshte puro dardhar:

Guri i Vjeshtes

Gur i Vjeshtes
Apo gur u vreshtes
Luan i gurte me te blerten kreshte
Sfinks i lashte me sheh ne sy
Dhe un` i qet` te shikoj Ty

Sot i pergjigjem pyetjes tende
qe feminise time i bere

Me fole ti me zen` e gjyshit
me perrallen e sime gjysheje
me ligjerimin e shurupuqit
qe rridhte ne govate druri

Me peshperimen e ahishtes
qe bente hije buze selishtes
Kindash xibuni i dardhares
qe vishte gjyshja ne shesh te valles

Luan i gurte kreshteblerte
pergjigja ime eshte e thjeshte

Jeta me endrren kur shkrihen bashke
mbetet femije dhe plak i lashte
Last Edit: 5 years 2 months ago by BRUKO.
The administrator has disabled public write access.

Vangjush Ziko 5 years 2 months ago #31

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Krijimtaria letrare e Vangjush Zikos

VËLLIME POETIKE :

“Këngë për duart ”
“Takim me malet”
“Këngët e grurit”
“Galeritë e nëntokës”
“Magji e dashurisë”
“Ditari kanadez”

DRAMA :

“Motra Katerinë”
“Rruga e madhe”
“Vëllai i madh”
“Prova”

SKENARË TË FILMAVE ARTISTIKË :

“Hapi i parë”
“Zambakët e bardhë”

PROZË :

“Bezhani”(Mozaik letrar)
"Borëbardha Flokëthinjur" (Romancë Kanadeze)

Perkthimet letrare te Vangjush Zikos


A.S. Pushkin

“Drama”
“Poezi të zgjedhura”


S. Esenin

“Njëqind lirika”


E. Eftushenko

“Lirika”


Antologji e Lirikës Ruse

“Treqind vjet dashuri” (Lirika ruse)
“Këmbana e mbrëmjes” (Lirika ruse )
“Toke e dashur" (Lirika ruse )
"Pegasi rus" (Lirika ruse)



V. Mihanj Sterju

“Pikat e harruara të shiut”
Last Edit: 5 years 2 months ago by BRUKO.
The administrator has disabled public write access.

Vangjush Ziko 5 years 2 months ago #32

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Disa prej krijimeve te Vangjush Zikos:

POEZISE

Pse duhet qe te vuaj pa te shkruaj?
Ma thuaj,Poezi,me thuaj pse?
O zog i lumtur,zogez e bekuar,
Ne zemer a ne plage ben fole?!


KORCES

Sikur mos kisha pire ujin tend
Ne prozhmet e Moraves te filtruar,
Sikur mos kisha shkelur mbi kalldrem
Prej dores se korcares te pastruar;

Sikur mos isha ulur nje mengjes
Ne ato bango te Mesonjetores,
Te nxeja ato shkronja t’abecese
Te shkruara me gjak te kuq shenjtoresh;

Sikur mos kishte dehur shpirtin tim
Nje serenade e embel mandoline,
S’do kisha pjekur,mbase,nje agim
Binjaket dashuri dhe Poezine;

Sikur mos ishe ti,un’jam i bindur,
Ne jete e ne bote duke endur,
S’do mbaja une lart koken e thinjur,
O djepi edhe varri im i dhembsur!


MALET

Perulim kryet para tyre
Dhe kreshnike kenge u kendojme,
A na tremb kjo hijeja e tyre
A atyre duam t’u ngjasojme?

YJET

Ka ne bote shume endrra,
Ka ne qiej yjt te zjarrte,
Por te duket yll’i zemres
Me i ndritur,me i arte.

ARTI

Dheu yne s’ka vec gjelberim,
Skerka edhe pluhur ka ne jete;
Po mos ishte arti,ne c’burim
Shpirti yne do pastronte fletet?


LEGJENDA E DUSHKUT

Dushku thinjet,por s’e humb hijen,
I zverdhen gjethet,por nuk i bien.
E pret deboren.Duron stuhine
Dhe pret pranveren prape t’i vije.
E rrezon ndryshkun e vet te vjeter
Kur gjeth’e re e rinis jeten.


ZOGU FENIKS

Kish zjarrin brenda dhe s’e dinte.
Kish vdekjen prane dhe s’e shihte.
Jetonte jeten dhe s’ e njihte
Nga hir’i vet se do rilindte.

Nje gje vec mir’e pat kuptuar:
Jetohet duke u perveluar.


ERDHA NE VENDIN QE KAM BRAKTISUR
(Poemth)

1.
Kam fluturuar ne re dhe permbi re.
Kam fluturuar kur dielli lind dhe hena fle.
Kam fluturuar nga kontinenti ne kontinent,
Nga mall'i vjeter ne mall'i ri qe po me pret.
Kam fluturuar me krahe endrre dhe dashurie.
Kam fluturuar mbi shpine brenge dhe xhelozie.
Dhe kam rreshqitur e jam zvarrisur si hidherimi...
Mbi gur'e varrit me gdhendni krahet e fluturimit.

2.
Erdha ne vendin qe kam braktisur,
Vendin ku jeta ime pat nisur,
Token ku hijen e pare hodha
Permbi kalldreme,gjurme debore;
Ku gjurma ime si gjurme mushke
Mbeti mbi shkembin mbuluar myshqesh,
Ne nje lugine,ku mes vargmalesh
Jehon akoma tingull'i fjales,
Fjales se shenjte me emrin Nene,
Qe belbezoi goja pa dhembe,
Goja e foshnjes edhe e plakut
Me shije mjalti edhe farmaku.

Erdha dhe prape une po ik
Si nje shtegtar dhe pelegrin.
As aparat,as kamer s'shkrepa,
Celuloidin stamposi zemra.

3.
A eshte ikje emigrimi.
A eshte ikje edhe braktisje.
Ate e di vec zemra ime
Qe prapa brinjes perpelitet.

Ate e di...Pse e harrojme!
Dhe mitr'e nenes jashte na qit,
Por ate preher ne vec kujtojme
Kur grop'e vdekjes na gelltit.

4.
Ketu kam qene.Ketu s'kam qene.
I njejti diell.
E njejta hene.
E njejta enderr e paqene.
E njejta fjale e pathene.
Dhe e kam thene.
Dhe s'e kam thene
Nen kete diell dhe kete hene,
Ne kete vend ku nuk kam qene,
Ku nuk kam qene dhe kam qene,
Ku endrrat time perjete flene
Bashke me fjalen e pathene,
Bashke me fjalen e peshperitur,
Me zemerdjeguren te zhuritur.

5.
Vargmalet c'me kujtuan vallen.
Dhe fusha sheshin e nje dasme.

Dhe plepat mbledhur grupe-grupe
Porsi dasmoret erdhur krushqer.

Dhendri i dasmes isha une.
Dhe nusja nimfe nga nje lume.

Lume qe rridhte nga zemra ime.
Korca me ngjau me nenen time.

Nenen e thinjur rreze kodres,
Henes i binte si nje loderz.

6.
Pse me zemerohesh,Mal!
Nuk te kam harruar.
Mali tim mall
Ne shpirt me ka renduar.

Kam ecur fushave pa ane.
Kam fluturuar mbi rrafshe detesh,
Ty te kam pasur prane,
Ne shpirt kam mbartur nje mal dertesh.

Kam ngjitur dhe kam zbritur
Shtigjet e jetes sime,
M'i larte me je ngritur
Mbi malin e kujtimeve.

Dhe hije me ke bere
Dhe drite mbi mendimet,
Burimi yt i embel
Ka rrjedhur penes sime.

S'me ka rrafshuar rrafshi.
S'me ka mbuluar deti.
Ne shpirt mbaj tendi ashtin,
Mal mbetem.

7.
Shpesh i them vetes kozmopolit,
Jam qytetar i Botes.
Aspak me mua mos u merzit,
Ndergjja im'e vockel.

Atdheu im vete ma dha
Shkopin e pelegrinit.
Mire se me erdhe,Bota me tha,
Ne hapesirat time.

Mire se te gjeta,Bot'e madhe,
S'po vij porsi lypsar;
Un'e pranoj pritjen bujare,
Ti ma prano shpirtin krenar.

Qumesht te nenes kam ne buze,
Vlage burimi malesh.
Kozmopolit, - s'eshte perbuzes,
As patriot, - nuk eshte talles.

E pati thene bukur Poeti
Ne pragun e epokes,
Nuk jane gje sot tjeter shtetet,-
Mehalleza te Botes.
The administrator has disabled public write access.

Vangjush Ziko 5 years 2 months ago #33

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Një serenatë për qytetin tim - Nga Vangjush Ziko

(cikël me poezi)

QYTETI KËNGË

Një zemër,
Një kitarë
Dhe pak hënë.
Një brengë dhe një zjarr
Që u bënë këngë.

Një zemër,
Një kitarë
Dhe një këngë,
Dëshirë edhe mall
Që u bënë ëndërr.

Dy zemra,
Një kitarë
Dhe një ëndërr.
Dhe një qytet i tërë
Që u bë këngë.


PERËNDESHA E BUKURISË

Afërdita nga valët e detit doli.
Dea në shkëmbmermer gjalloi.
Perëndesha e bukurisë korçare
Lindi në shpellën e një kitare.


MASKA E KARNAVALES

O djalëria ime aq e qeshur
Me fustanellë dhe opinga veshur,
Me maskë plaku apo bufoni,
Me zhele apo frak baroni,
Përmbi sup hedhur një kitarë,
Siç hedhin supit çiften gjahtarët,
Në pyllin dhe mishmashn'e karnavales
Kërkoje ato gjurmë të sorkadhes.
Sorkadhja jote dhelpër ishte veshur,
Loste e përdridhej duke qeshur.

O mask'e varur në strehët e kujtesës!


BLIRET E BULEVARDIT

Çelën bliret e bulevardit
Dhe ftuan çiftet në shëtitje.
Që nga kurora e Moravës
E pashë, flladi me flatra vinte.

E pashë ja,me këta sy
Si i trazonte lulet e blirit,
U shkundte çifteve mbi sup
Ëndrra me ngjyrën e floririt.

Mbi thinjë çifteve të vjetra
U sitte mallin e rinisë.
Aromë bliri pinte jeta
Dhe eleksir të dashurisë.

Muzika vinte që nga baret
Dhe nga lulishtet n'ajër të lirë,
Këndontë Korça me kitarë
Dhe me kurorë luleblirësh.


KALLDRËMET

Rrugë e shtruar me kalldrëm,
Rrugë me gurë që mbajnë mend.

Me këta gurë Korça e shtroi
Rrugën nga pragu gjer te kroi.

Nga Tempulli në Mësonjëtorja,
Nga burgu gjer në përmendorja.

Gurë të hirtë,gurë të sertë
Nga djepi deri në varrezë.

Me këta gurë nga çdo portë
E shtroi rrugën për në botë.

Dhe priti shokë,dhe priti miq,
Gjakosi shkelës dhe armiq.

Mbi këta gurë i shkruar mbeti
Libri i gurtë i qytetit.


MËSONJËTORJA E PARË

Një kallamar,
Një radhua i mermertë,
Pend'e shqiponjës mbirë mbi bar,
Në bango ulur Shqipëria vetë
Mëson të sajin abetar.
Një zile bie pa pushuar,
Naimi flet përmallshëm dhe zëulët:
Lumja,Korçë ti moj lule,
Që le pas shoqet e tua.


LUFTËTARI KOMBËTAR

Sa herë pranë teje vij,
Ndjej gunën tënde që lëvis,
Guna e bronxët hedhur mbi sup,
Tyt'e dyfekut tymon barut,
Flokët e gjata era t'i merr,
Er'e lirisë që kurrë s'shterr.

Korça plakë që s'plaket kurrë
Me nur'e trimërisë tënde mburret.


LËNDINA E LOTËVE

Erdhë emigrantët që së largu
Dhe ngritën përmendore mbi Lëndinë
Një gur të hirtë, të rëndë malli
Mbi piedestal lotësh të ngrirë.
Mbishkrimin vetë e gërryen
Me thumbin e mallit të tyre.

O mall e plagë e pashlyer!


LETËR KORÇËS

Në kamaren e zemrës do le një letër,
Ta lexosh ti dhe askush tjetër.

Të mos ia japësh asnjeriu,
Mbille në rrënjët e një bliu.

Po lëshoi gjethe, po çeli lule,
Do jem dhe unë asaj rruge,

N'ato rrugica edhe sheshe
Me ty në dhimbje dhe ditë feste.

O mall i bukur i tërë jetës!

Kanada, pranverë 2009

Nga Vangjush Ziko
Last Edit: 5 years 2 months ago by BRUKO.
The administrator has disabled public write access.

Re: Vangjush Ziko 5 years 2 months ago #34

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
QYTETARJA E RE

Nga Vangjush Ziko

U hap dera e jashtme. Hyri Viktoria e veshur si në dite kremteje me kostumin e saj të zi, me këmishë të bardhë dëborë. Pas saj hyri i biri dhe deklaroi tërë solemnitet:
- Urojeni nënën! U bë qytetare kanadeze!
Mbesa iu hodh në qafë së gjyshes dhe e përqafoi. E përgëzoi dhe nusja me nipin e vogël për dore.
- Nënë, tashi nuk je më emigrante, - i tha e mbesa tërë gëzim.
Viktoria ishte në një gjendje shpirtërore që nuk e përcaktonte dot. Sytë e saj dukeshin të qeshur dhe të hutuar prapa syzeve. Ajo tundte kokën sikur pohonte apo vinte në dyshim atë që kishte ndodhur. Ishte një gjendje që nuk e kishte provuar, megjithëse e kishte pritur këtë çast që pasi mbushi tre vjet qëndrimi në Kanada. Ajo kishte erdhur me mendjen e mbledhur top që do të ngryste vitet, që i kishin mbetur, pranë fëmijëve, kudo që të ishin. Rrugë tjetër nuk kishte për të. Vetë si kukudhi larg fëmijëve nuk jetohej.
Kanadanë kishte filluar ta pranonte me të mirat dhe me kusuret e saja. Kishte filluar t'i përshtatej ca e nga ca ritmit të kësaj jete, që për të kishte qenë e re, e panjohur dhe e papërfytyruar ndonjë herë. Ajo u përball me këtë jetë brenda kushteve dhe mundësive të një njeriu pensionist dhe jo në marrëdhënie pune, me mundësi të kufizuara komunikimi. Megjithatë, ajo ra në kontakt me stilin e ndërtimit të shtëpive, me mollet gjigante dhe bukurinë, bollëkun dhe larminë e dyqaneve ushqimore, të veshjeve, të kozmetikës, të mobiljeve dhe të pajisjeve shtëpiake, me gjelbërimin e këndshëm dhe, sidomos, me hapësirën pa fund të horizontit të sheshtë, e të tjera, e të tjera. Shpesh herë, në fillim, ajo këndonte me vete një këngë, duke e perifrazuar, përsëriste në sens të kundërt një varg të saj: s'të kish lindur nëna për botën e re. Dhe me këtë shprehje ajo përmblidhte dhe gjërat, që e kishin çuditur, por edhe ato që e kishin lodhur.
Me këtë të fundit ajo nënkuptonte vetminë, gjuhën e vështirë kanadeze, indiferentizmin e njerëzve dhe larushmërinë e pazakontë për të të racave njerëzore. Dimri kanadez asaj nuk i kishte bërë shumë përshtypje sepse ajo ishte e mësuar me dëborën dhe me ngricën që në vogëli në qytetin e saj të lindjes. Çuditej vetëm me atë se në këtë vend kishte vetëm dy stinë, dimrin e gjatë dhe verën e shkurtër. Pranvera nuk kuptohet, qeshte Viktoria, çel lule apo drejt e kokra. Asaj i kishte lënë mbresa magjia e florinjtë e vjeshtës, që thinjej përnjëheresh nga dëbora dhe uindçlli. Por njeriu u përshtatka më shpejt se kafshët dhe se bimët. Ligji i pashkruar i integrimit bënte në heshtje punën e vet në të gjitha drejtimet.
Viktoria, në atë sallën e madhe ku i mblodhë për t'u dhënë dokumentin e qytetarisë, bëri çudi me veten e saj se si, për herë të parë, nuk i bënë përshtypje emigrantët e vendeve dhe kombësive të ndryshme. Ajo, për herë të parë, nën tingujt e himnit kanadez nuk u ndje e shqetësuar nga ngjyra e njerëzve, si dikur në fillim. Me një fjalë, ajo e kishte merituar atë dokument qytetarie të vendit më larushan të Globit.
Shqetësim Viktoria ndjeu për diçka tjetër.
Duke e vendosur në çantë atë dokumentin e ri, u kujtua se në xhep të saj mbante dhe dokumentin e qytetarisë të një vendi e të një toke ku ajo ishte lindur, ishte rritur dhe ishte thinjur. Si do të rrinin pranë e pranë ato dy dokumenta! Ajo e ndjeu veten në çast të dyzuar. Dhe shqiptare. Dhe kanadeze. Kanadeze me dokument. Shqiptare me shpirt. A mund të shartohet shpirti i njeriut në këtë moshë!?
Kur edhi pas disa ditësh një shoqe, moshatare e saj, emigrante ne Amerikë dhe kur Viktoria ia tregoi këto mëdyshje, shoqja i tha duke qeshur se qengji i urtë pi dy nëna. Shoqja kishte dy vjet që e kishte marrë pasaportën amerikane. Kishte vajtur me të në Shqipëri. Qe sulur në Greqi. Kishte fluturuar në Itali, ku kishte miq e farefis. Ajo e ndjente veten si zog i lirë, që fluturon ku të dojë. Do që të vesh në Afrikë dhe në Zelandën e Re. Po të kesh para, sulesh gjer në fund të botës. Shoqja i kujtoi dhe atë kohë kur ishin të lidhura pas piramidës së kufirit.
Viktoria, thellë në shpirtin e saj i ndjente këto, por nuk kishte natyrën e shpenguar dhe bredharake të shoqes. Ajo qe lidhur me këtë vend sepse, mbi të gjitha, këtu rronin fëmija e saj. Dhe për këtë ajo ishte e gëzuar që kishte marrë këtë shtetësi të re, që i siguronte qëndrim të përhershëm pranë tyre.
Për këtë, ia kishte vlejtur të sakrifikonte dhe ta përballonte mallin për qytetin dhe vendin e saj. Këtë verë do të vinte patjetër. Veç se do t'i vinte shumë zor në doganën e Rinasit kur të paraqiste pasaportën kanadeze. Kur të shkelte në qytetin e saj, në mëhallën e jetës së saj, kur të vinte në varri i të shoqit të ndjerë, do të qante e do të qante.
Po të vdiste atje, do të qe e lumtur.
The administrator has disabled public write access.
Time to create page: 0.395 seconds