E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: BALADË PËR DARDHAREN E BOSTONIT - Vangjush Ziko

BALADË PËR DARDHAREN E BOSTONIT - Vangjush Ziko 2 years 5 months ago #121

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
balada-rozit.jpg
BALADË PËR DARDHAREN E BOSTONIT

Korijes së Dardhës këmbana ra vetë
me dorë i ra asaj vetë Shën Pjetri.
Korija u mbush e tëra me fletë,
fletë të gjelbra në mes të dhjetorit
çelën në ëndrrën e fundit të Rozit.
Loti i saj i përmalluar
e treti dëborën e akulluar
dhe zgorofetet e malit u zgjuan,
bilbili u kthye që larg nga mërgimi
me zërin e saj filloi ligjërimin,
krojet e fshatit i mbajtën iso
kënduan për sytë e saj të qëndisur,
në sheshin e valleve sazet ranë
flladi ia dheli asaj xibunin
borigat e gjelbra vallen ia mbajtën
ajo e përkuli ngadale gjurin
një tufëz zhumbricë me mall e puthi.
Dhe e zu gjumi buzë oqeanit
valët e ftohta për të zunë qanin,
qau Bostoni për të si për bijën
për penën e artë e shpirtin e lirë,
Në zjarrin e Vatrës Shqiptare të vjetër
digjet dhe ndrit fjal' e saj përjetë.
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 2 years 5 months ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.152 seconds