E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: Një mënyrë për t'u çmallur me ..... Fuat Memeli.

Një mënyrë për t'u çmallur me ..... Fuat Memeli. 3 years 9 months ago #101

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
Një mënyrë për t'u çmallur me vendlindjen, Shqipërinë

FUAT MEMELI


Gjatë një viti e gjysmë që jetoj në Boston, kam njohur mjaft shqiptarë, të vjetër e të rinj nga krahina të ndryshme të Shqipërisë dhe nga Kosova. Megjithë ingranimin në jetën e përditshme ameri- kane, me traditat e zakonet e saj, ata rua- jnë si një gjë të çmuar, traditat e zakonet shqiptare. Ruajnë gjuhën e bukur shqipe dhe ia përcjellin atë brezave më të rinj. Mbi të gjitha, ata ruajnë si gjënë më të shtrenjtë dashurinë për atdheun, për fshatrat dhe qytetet, ku kanë lindur e janë rritur, për njerëzit e afërt, për shokët dhe shoqet, për gjithçka. Janë të shumta fijet që i lidhin me atdheun, ndërmjet tyre, vëmendjen time e tërhoqi një fakt tjetër: disa shqiptarë që jetojnë në Boston e rrethinat e tij kanë sjellë nga Shqipëria farëra të ndryshme bimësh apo fidanë frutorë dhe i kanë mbjellë në kop- shtet e tyre Tek i shikoj këto mjedise, më ngjanë si "copëza" të natyrës shqiptare, të sjella në Boston. Le t'u njohim me disa nga këto "copëza" dhe ata (o) që i kanë sjellë , nga mijëra kilometra larg.

***

Vizitën e parë në këto mjedise të gjelbra shqiptare, e bëmë në shtëpinë e Niko dhe Violeta Stefanit, me origjinë nga Dardha e Korçës. Jetojnë prej dhjetë vjetësh në qytetin Medford pranë Bostonit, bashkë me djalin e tyre Kristin, me nusen e tij Knidën, si dhe mbesën e nipin. Më të shumtën e jetës, e kanë kaluar në Tiranë, por asnjëherë nuk janë shkëputur nga Dardha e tyre e dashur. Si në Tiranë e në Dardhë, në oborret e tyre kanë mbjellë bimë e pemë të ndryshme. Nikua ka qenë fotoreporter i njohur në Shqipëri. Mijëra foto kanë autorësinë e tij. Një pjesë të tyre, rreth 2500 copë që kanë lidhje me Dardhën e dardharët, vajza e tyre, Adriana, e pasionuar edhe ajo pas fotografisë e vendlindjes së të parëve, i ka hedhur në një faqe të veçantë interneti të hapur për Dardhën.

Oborri i shtëpisë së tyre, është i qëndisur nga një mozaik bimësh dhe pemësh, një pjesë e mirë e të cilave janë sjellë nga Shqipëria. Kanë sjellë një rrush, i cili është rritur dhe jep prodhim. Kanë sjellë edhe mjaft farëra lëpjetësh, laboti, kungulli, panxhari, mashurke, për lakror, por edhe bimë mjekësore si lule basami. Nuk jemi keq nga ekonomia, por merremi me kopshtin për të kaluar kohën, për t'u kënaqur, për të shijuar diçka që e kemi rritur me duart tona. Ato janë edhe pa kimikate. Mbi të gjitha, bimët që kemi sjellë nga Shqipëria, na kujtojnë vendin tonë, na kujtojnë Dardhën tonë e sikur çmallemi. Ardhka një moshë që dashuria për vendlindjen, u bëkërka më e madhe, më e fuqishme, thonë ata. Violeta ka sjellë nga Dardha edhe dy vegla të thjeshta: një prashajkë dhe një drapër. Nuk i ka sjellë vetëm për të bërë ndonjë punë në kopsht. Me ato dy vegla, e lidhin kujtime të veçan- ta: -Prashajkën e ka përdorur gjyshi im, ndjesë pastë. E kam kujtim nga ai. Edhe me draprin kam një kujtim tjetër të sh- trenjtë. Atë e ka përdorur vëllai im i vetëm Vaskë Zengo. Ai ka vdekur në vitin 1950, në moshën 13 vjeçare. Te drapri kishte gdhendur germat e para të emrit dhe mbi- emrit të tij. Sa here i prek ato germa, më duket sikur prek dorën e vëllait. Tek vazh- dojmë bisedën te kopshti i tyre, Nikua më thotë se unë kam sjellë nga Shqipëria një zilkë të mushkës që kemi patur në Dardhë, shumë vjet më parë. E marr ndonjëherë dhe e tund për të dëgjuar tingujt e saj. Ata tinguj më shpien në Dardhën tonë të bukur. Si çdo vit, edhe sivjet, ka ditë që kane ikur ne Dardhë. Kur të kthehen, me siguri do sjellin në Boston "copëza" të tjera të natyrës nga vendlindja e tyre e dashur.

***

Shenim: Kur erdhen nga Shqiperia kete here, ne Shtator 2012, kishin marre me vete rrenjet e lule patateve qe i kishin marre tek Vjollandi Dunka, por nuk ju a lejuan ne dogane. Ju erdhi keq shume po ashtu dhe ne, per mundimin qe bene per t'i sjelle prej atdheut.
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.149 seconds