E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me

TOPIC: Nga TEODOR KEKO

Re: Nga TEODOR KEKO 5 years 3 months ago #22

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Të kam dashur

Të kam dashur, të kam dashur
zemra ime zog i brishtë
nëpër erëra të kërkon.
Fishkëllen motiv'n e hershëm
një përgjigje merr të trishtë
heshtje varri që heshton.

Të kam dashur, të kam dashur
m'u lodh zemra në kërkim
krahëkëputur ra mbi breg.
Peshkatari që e gjeti
vetë u mbyt në një trishtim
gjakspërkatur si një shegë.

Të kam dashur, të kam dashur
me aromë të ndoqi zemra
nëpër erëra e murlane.
Era fryu jug-veri,
nga të shkoj, klithi e shkreta
unë pa zemër jam kësaj ane

Të kam dashur, të kam dashur
i vetmuar zemrën pres
mal trishtimi në këtë glob
Era fryn, aroma bie
zemra ime nuk po vjen
oh, ka ngrirë në një pol.

Të kam dashur, të kam dashur
mirë, mos eja, nëse s'do
veç një diell ngri në skaj.
Të çlirohet zemra ime
lidhur akujsh nëpër lot,
zemra ime e pafaj...

1996


Dashuria

Çdo mbrëmje kur bie të fle
më ulesh në qerpik.

Në mëngjes
të laj sytë
kam frikë

1983
The administrator has disabled public write access.

Re: Nga TEODOR KEKO 5 years 3 months ago #23

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Balada e djalit te vogel qe shetiti me henen

Babai pinte diten dhe naten bente sherr
..........................................me nenen,
vogelushi lemerisej, denese kishte kengen,
kruspullosur ne kuverte dridhej neper lot
derisa vinte gjumi i madh e shpetimplot.
Nje dite babai s'piu. Qetesi e madhe ra,
vogelushi deri vone iu perkedhel ne krah,
i lumtur s'desh te flinte, "O ba, nuk kam
..........................................gjume fare!",
po ba -ja e çoi hopa ne shtratin nen dritare.
Vogelushi qeshte vetem ne erresire me ze,
kjo mbremje ish dhe loder dhe perralle per ate
dhe ndersa lumturia ne gjume po e ndillte
krejt i habitur ndjeu ne xhame nje trokitje.
U ngrit i çuditur mbi doçkat e holla,
pa henen prane te ndritur edhe i iku goja,
iu duk hena si ftua, iu duk si gji plot qumesht
dhe doçkat sakaq zgjati drejt saj fare hutueshem.
"A vjen me mua, hena i tha lehtas ne vesh,
te shkojme bashke ne pyll, te Bukuren te gjesh?"
Dhe djali shkoi pas saj zbathur me kanotiere,
ra ne nje pyll te bukur mbushur me ketra degeve.
Atje...çudi e madhe! E BUKURA E DHEUT
ish nena e tij. Ai syçkat i shqeu.
Iu hodh nenes ne qafe, me shpirt henes i tha:
"E sheh? Eshte mami ime! Ej, me te bukur s'ka!"
Po dheu zu te tundej dhe mami u tmerrua
nga ferrat doli xhindi, kuçeder ish, dragua,
ku shkelte shtypte lulet, druret digjte zjarr,
vogelushi njohu babin, e zu nje tmerr i madh.
Ai pinte raki, kish vrare zogj dhe drere,
me shishen ne koke i ra mamit ca here.
I vogli u tmerrua, pas henes u ngjesh,
i lutej e i lutej: "Hajde te ikim shpejt!"
Ne vesh hena e pyeti: "Babi yt eshte ky?"
Vogelushi tundi koken: "Jo!" Veç s'e pa ne sy.
Nje gur ne toke rrembeu dhe bamb shishes i ra,
u derdh ne fushe rakia dhe xhindi u be plak.
Pastaj dhe me i ri, pastaj i mire u be...
Dhe djali humbi rrugen dhe s'mbajti mend asgje.
U zgjua vogelushi, ne dhome syçkat derdhi,
ai kerkonte henen, ne xham tani ish dielli.
"ç'po ben, i tha i ati, vishu te shkojme ne kopesht!"
Ku humbi hena, tha vogelushi neper lot.
Une mbreme dola shetitje me henen e verdhe...
Dhe gjithe ç'kish pare te atit ia tha menjehere.
Pastaj pa befas nenen qe qante e qe dridhej
dhe thirri: "Ma, mos qaj! Babit ia theva shishen!..."

1985
The administrator has disabled public write access.

Nga TEODOR KEKO 5 years 3 months ago #24

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Shikoj në rrugë

Shikoj në rrugë një lule të flakur,
shkelur përdhunshëm, të tharë, pa aromë.
Ca ditë më parë petalehapur
të mrekullonte - kish rrënjë në tokë.

Po, ja, dikush e desh të tijën,
dorën e zgjati dhe e këputi.
Ngadalë petalet zunë dhe u fishkën,
shkoi bukuria, aroma humbi.

Mendoj për fatin e njeriut
s'ndodh si kjo lulet të këputet?
Dhe bukuria, si lumë pas shiut,
përbaltet llumrave e zhduket.

Ta shihnim gjith' lulen përpara,
në jetë do silleshim më me kujdes,
se dhe gjeniu nga moskokëçarja,
për fat të keq, vyshket e vdes.

1989
The administrator has disabled public write access.

Re: Nga TEODOR KEKO 5 years 3 months ago #25

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Intime

Sado të mundohem që ti të mos hysh
në vargjet e mia ti je gjithmonë.
Ti ngrite një varg të madh në zemër
me ndjenjën që mbet prej jehonës.

E di, s'mund ta hap zemrën dhe ti
mos dalësh si lulja e parë e pranverës.
Ti je në çdo gulç të shpirtit tim,
gjithmonë një afsh i madh dehës.

Pse mbete vallë? As vetë s'e di!
Unë kurrë s'të thashë ty: të dua!
Kurrë vetes s'i thashë me besim:
Jam i sigurt, ajo më do mua!

Këtë s'e mora vesh kurrë nga ti.
Ti ike e qetë pa bërë jehonë.
Megjithëse kurrë s'të thashë: të dua,
në zemër më mbete përgjithmonë.

1981
The administrator has disabled public write access.

Nga TEODOR KEKO 5 years 3 months ago #26

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Trëndafilat e jetës

Ra një pikë vesë mbi trëndafil
dhe syri im mbi tëndin ra.
Vesa i dha lules freskinë,
syri yt dashurinë më dha.

E këputa gonxhen, e mbajta në dorë
dhe vesa i ndriti si bebëz syri,
ti erdhe pranë meje e flladitur
po çelte dita si trëndafili

1980
The administrator has disabled public write access.
Time to create page: 0.159 seconds