E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me

TOPIC: Nga TEODOR KEKO

Nga TEODOR KEKO 5 years 3 months ago #10

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Teodor-Keko.jpg

Teodor Keko u lind në 2 shtator 1958 në një familje kineastësh. Qysh në fëmijëri ai shquhej për humorin e hollë dhe shpirtin rebel, cilësi këto që do të ridimensionoheshin me kalimin e viteve. Në vitin 1979, në moshën 19-vjeçare, boton poezitë e para në gazetën letrare të kohës "Drita". Pas mbarimit të studimeve për Gjuhë e Letërsi, punon në organet e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, fillimisht në gazetën "Drita" e më pas në revistën "Nëntori". Gjatë këtyre viteve ai mbetet një nga bashkëpunëtorët më të afërt të shtypit të kohës, veçanërisht revistës "Hosteni" dhe gazetës "Zëri i Rinisë", ku përmes penës së tij të hollë trajtoi probleme të mprehta të politikës kulturore dhe tema "tabu" për kohën.
Në korrik të vitit 1990 thirret në takimin e ish-Presidentit Ramiz Alia me intelektualët e vendit. Po atij viti, në tetor, thirret në Konferencën e talenteve të reja në Korçë, ku shquhet edhe antikonformizmi i tij në diskutimin që më pas tërhoqi vëmendjen e qarqeve zyrtare. Në dhjetor bashkohet me Lëvizjen Demokratike.
Në vitin 1991 zgjidhet anëtar i këshillit botues të së parës gazetë opozitare në Shqipëri, gazetës "Rilindja Demokratike" dhe në të njëjtën kohë deputet i Partisë Demokratike. Shkrimet e tij të shumta gjatë këtyre viteve në gazetat "Rilindja Demokratike", "Koha Jonë", "Aleanca Demokratike", "Poli i Qendrës", "AKS", "Albania" e "Korrieri" apo revistat "Spektër" e "XXL" si dhe fjalimet e mbajtura në parlamentin shqiptar gjatë dy legjislaturave që ai ishte deputet, shkrime e fjalime që kishin postulat kredon e tij "Ka ardhur demokracia dhe ne nuk jemi demokratë, apo nuk ka ardhur ende demokracia për ne demokratët"..., mbeten edhe sot modele të publicistikës dhe oratorisë si për guximin qytetar, thellësinë e mendimit ashtu dhe për forcën e fjalës.
Në vitin 1996, i zhgënjyer largohet përfundimisht nga politika e drejtpërdrejtë dhe vendos të kontribuojë si intelektual, përmes fjalës në shtypin e shkruar. Në 1999 thirret nga kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta, për të punuar si këshilltar pranë tij, detyrë që vazhdon ta ushtrojë dhe më pas në kohën e kryeministrave Pandeli Majko e Fatos Nano.
Angazhimet si qytetar, intelektual e publicist, nuk do ta shkëpusin nga letërsia, pasioni i vjetër. Pas botimit të vëllimit të parë me poezi në vitin 1983, "Pas provimeve", në harkun kohor të 19 viteve, Teodor Keko do të botojë 13 libra. Në vitin 1987 boton vëllimin poetik "Fjala fishkëllen", në 1990 poezitë "Zemra nuk është këmishë" dhe romanin "Loja". Një vit më pas vëllimin me tregime e novela "Lajmëtarja e vdekjeve", në 1994 romanin "Pretenca", në 1995 romanin "Shënimet e një gruaje", në 1996 vëlimin poetik "Unë të kam dashur, por...", në 1997 poemën satirike "E të tjera, e të tjera..." dhe vëllimet me tregime e novela "Prostituta" e "12 shenjtore, një profet dhe disa njerëz", në 1998 tregimet dhe novelat "Made in Albania" dhe në 2002, po një vëllim të tillë të quajtur "Hollësira fatale".
Në 20 gusht 2002, ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë në moshën 44-vjeçare. Deri në fund të jetës ai mbeti një antikonformist, një intelektual me kontribut të veçantë në proceset demokratike të vendit dhe një bohem i papërsëritshëm.

Aleksandër Çipa
Shekulli
Last Edit: 5 years 3 months ago by BRUKO.
The administrator has disabled public write access.

Nga TEODOR KEKO 5 years 3 months ago #11

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Vana B. u shfaq në skajin e djathtë të rrugës të mbushur me shitësa ambulantë të të gjitha racave, pikërisht atë çast kur Erioni po mendonte se çfarë mrekullie do të ishte, sikur ndonjëri prej ambulantëve të vegjël rom, të ulërinte duke ekspozuar Vana B.

Shikojeni këtë alamet cope, kush kërkon ta blejë?

Sa të kushtonte do ta blija, mërmëriti ai, pa ia ndarë sytë tjetrës, teksa i afrohej me ecjen e saj mospërfillëse e nerva-shkatërruese. Kishte rënë keq me Vanën pas asaj darke nën vrushkujt e tërbuar të shiut, që sa nuk i thyen dritaret e restorantit, e me vetëtimat e një pas njëshme, si copëra limoni mbi peshkun në pjatancë. Ishte goditur drejt e në tru nga vështrimi i saj pak pjerrtas, as i ftohtë e as i ngrohtë, i padeshifrueshëm, dhe gjithë asaj darke, pati patur dëshirën e marrë të zgjaste pëllëmbën e ti përfshinte gjinjtë e saj as të mëdhenj dhe as të vegjël, ato gjinj si domate eksporti, me peshë e formë ideale, për ti shtrydhur ngadalë, duke kundruar thithkat e tyre të ngritura lart. Mirëpo, kuptohet, asgjë e kësaj natyre nuk pati ndodhur dhe ai, si një frikkacak dhe tinzar tipik, e kishte bërë realitet dëshirën nja një javë më pas në ëndërr.

* Mirëmëngjes! - e përshëndeti Vana B. duke e puthur lehtë në faqe e duke mbledhur me kujdes fudnin e nguhstë rreth kofshëve, teksa ulej bri tij.

* Si nuk i bërë njëherë punët tamam një e nga një!- psherëtiu Erioni duke nuhatur parfumin e saj, ndërkohë që Vanës i qeshën sytë djallëzisht.

* Nuk ësnhtë as vendi dhe as personi adapt për të bërë atë punë shtruar!-, ia ktheu qetësisht, pastaj, si porosity një lëng limoni hodhi këmbën një mbi një, gjithë me kujdes, që të mos i zbuloheshin kofshët e bukura më shumë nga çduhej dhe ndezi një cigare. Një cigare të bardhë dhe të hollë si gishtërijntë e saj.

Erioni u bë shpërfillës në fytyrë. I bëri shenjë një ambulanti të vogël se nukdëshironte të blinte cigare, pasatj iu kthye tjetrës.

Ti, mund të më refuzosh ditën, por natën je totalisht e imja, me gjithë seks, lecka e komça bashkë! Vetëm ta shohësh veten se si e bën atë punë.!

Vana u shkri. Ra mbi tryezën e vogël, duke e mbuluar atë tërësisht me kaçurrelat e saj të zeza e të dendura dhe pyeti gjithë kuriozitet:

Pa hë! Si jam?

Erioni u mendua një hop pa ia ndarë sytë. Dukej sikur nuk donte të fliste për atë film tejet personal, të parë e stërparë vetëm prej tij, mirëpo diçka ia zbuti vështrimin dhe ai ia nisi rrëfimit me sytë tashmë të hedhur nga rruga, ku njerëzit ven e vinin nga të gjitha drejtimet në një kaos të plotë.

-Mbrëmë po hanim darkë të dy. Ishim në një restorant të çuditshëm, me muzikë dhe klientë e kamarierë...

-E mora vesh fundin!-ia preu ajo-Mos e vazhdo kot!...

E shqiptoi këtë fjali mospërfilëse, pa ia ndarë sytë Erionit, mirëpo krejt papritur ai zgjat drejt saj e i këputi një të puthur të mirë mu në cep të buzëve të saj të plota me dhëmbët e bardhë të dalë paksa përpara, një të puthur që e bëri gri Vana B-në dhe e hutoi keqas kamarierin dhe e sëmuri për parkison, derisa i dridhej në atë farë feje gota me lëng portokalli në dorë.

Vana priti sa ia mbathi kamarieri i tmerruar, pastaj i tha nën zë Erionit, duke fshirë buzët me shpinën e pëllëmbës së saj hollake.

-Ti, qënke fare idiot!

Tani ishte purpur. Tamam si flamur kombëtar, kuq e zi! E skuqur, me flokët pis të zeza dhe me gjinjtë e plotë, që i hidheshin nga rrahjet e zemrës lart, ishte një Vanë tjetër, ajo e zemrave.

Erioni i kundroi të gjitha këto, por ndjehej se pak përshtypje i bënin. Siç i rrinte mendja Jezuit të gozhduar te gozhdët, edhe atij i ishte fiksuar mendja te mënyra se si mund të bëhej realitet ajo ëndrra aq seksi e magjike.

-Gjoksin e kishe pa rrudha,-ia nisi si me vete ai,-numur tre, me një thithë të plotë...

Vana qeshi lehtë. Tjetri i kishte rënë pikës. Ajo ishte e asaj mase!

-Mos ke pirë? - nuhati ajo, duke u zgjatur drejt tij. Pasatj u tërhoq e shtoi qetësisht: Le që tani ty nuk të bën më dëm alkooli, i bën, ti, dëm atij!...

Tjetri nuk ia vuri veshin. Tashmë i qenë ndezur motorët.!

-...Kurse kofshët i kishe të lëmuara. Pa asnjë qime e pa pikë yndyre. Po gjëja më e mirë ishte beli yt. Unë nuk kam provuar bel më joshës! Të hynte e të dilte nga pëllëmba, si me magji! Lëvizte gjithë kohën si kushinetë!...

Vana B. u trishtua befas. Filloi të vizatojë me gisht në suprinën e tryezës, pastaj pyeti befas:

-E bëmë, si përfundim atë punë?

Mori si përgjigje një PO të thatë, pa pik emocioni.

-Si isha?

-E shlëlqyer! E ngushtë, rënkoje lehtë, i mbaje sytë mbyllur dhe kërkoje mamin gjatë kryeres së aktit...

Vanës iu varën disa fije rricash anash faqeve të kërcyera paksa. Tani lexohej qartazi trishtimi.

-Po flokët deri ku më arrinin? -e pyeti ajo, duke menduar vetëtimthi se ai nuk e kishte parë kurrë me flokët të lëshuar.

-Deri te kërthiza, -ia ktheu Erioni.-Më kujtohet mirë, sespe u detyrova të t'i hap flokët, kur desha të të thithja gjinjtë!...

Vana B. heshti një hop pa ia ndarë sytë e saj pa shprehje. Pastaj hapi gojën aq joshëse e artikuloi:

-Atëherë, çkërkon tani prej meje?! Tek unë ty të shtyu kurioziteti. Në ëndërr, ti, i ke parë të gjitha. Të betohem! Unë jam krejtësisht ajo, që, ti ke parë e prekur në ëndërr!..

Dhe sakaq ishte në këmbë me çantën e hedhur në sup.

-Po të mos kishe hyrë në këto hollësira, mbase do të bënim diçka. Me atë mendje erdha. Tani nuk ka më kuptim!-tha dhe iku gati duke dënesur. Fill pas këtyre fjalëve

ndodhej në rrugë. Ecte ngadalë, me vithet e kërcyera, që i vallëzonin lehtas, tamam si në ëndërr...
Last Edit: 5 years 3 months ago by BRUKO.
The administrator has disabled public write access.

Nga TEODOR KEKO 5 years 3 months ago #12

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
SHQIPËRIA

Ne e thamë të gjithë shishen e wiskit. Tavolina ishte mbushur plot me gota bosh e filxhanë kafeje dhe tavllat mbanin nga një grusht bishta cigareje brenda, kurse njerëzit nuk dukeshin më nga mesi e lart. Qenë sharruar në mes nga perdja e dendur e tymit.
- Tani mbathjani!, - urdhëroi gjithë qejf gruaja e Francit. - Në këtë shtëpi nuk gjendet më asnjë pikë alkool!...
Ajo kishte nja një orë që shkëmbente ca shenja intime me të shoqin dhe shfrytëzonte çdo rast që i jepej për t'iu ngjitur në trup. Merrej vesh, i bëhej ajo punë.
- Ikim, - pranoi dhe vëllai i saj. Atij i qe bërë koka e vogël sa një grusht nga pija, por kushedi se ç'poshtërsi po mendonte ato çaste, kur e nxirrte tymin e "Kamelit" nga të gjitha vrimat e kokës.
Ai ishte një biçim hibriti, që të jepte përshtypjen se e nëna, një goxha grua e bukur, e kishte zënë jo me spermë mashkulli, por me nitroglicerinë. I qeshnin tinëzisht sytë e vegjël, që, edhe kur gjendej në qejf, ia ruanin ftohtësinë e akullt.
Franci na u lut si Krishti të qëndronim edhe pak. Kishim lënë një bisedë interesante në mes, si mund të rregullohej Shqipëria përmes makroekonomisë, por ne nuk u dorëzuam. I pari u ngrit ministri i asaj ministrisë me emër tmerrësisht të gjatë, pas tij unë dhe pas meje kokëdardha. Kur dolëm në korridor, unë dëgjova Francin që psherëtiu: "Falna mëkatet, Zot!" dhe pashë kunatin që qeshi mbytur. Edhe ai ishte ministër, ministër i pashpirt.
- Bëni nani-nani!, - tha ai në ndarje me sytë që sa nuk po ia braktisnin zgavrat nga e qeshura.
- Na marrtë gjumi i madh!, - ia ktheu Franci dhe kështu u ndamë.
Jashtë frynte juga. Nga rrugët e shkreta qarkullonin vetëm policë dhe qenër pisanjosë, çka na e mbushi mendjen se sikur nuk kishte kuptim të mbylleshim nëpër shtëpira, duke braktisur këtë natë të ngrohtë. E ndamë mendjen ta pinim dhe një gotë dhe në atë çast ministri i ministrisë me emër të gjatë e pyeti kolegun etij se ç'kishte që zgërdhihej.
- E di pse psherëtiu Franci "Falna mëkatet, o Zot?"... Do flerë me motrën time, por ata kanë njëzet vjet martesë, ti e di, janë martuar që kalamaj, dhe ajo i duket si motra e tij...
Tjetri, pak dhëmbëdalë, i prerë për bllofe e që i respektonte bllofet, filloi të qeshë me të madhe, siç e kishte zakon.
- Inçest, me dy fjalë...
- T'ia çojmë policinë në shtëpi, - sugjerova unë...
- Lëre, - tha shpërthyesi ynë, - Do t'i pushojë zemra në vend Francit. Ai ndihet realisht fajtor në këtë pikë...
Ne po qeshnim me të madhe, sepse na u kujtua për dreq diskutimi tejet serioz i Francit se si mund të rregullohej sa më shpejt Shqipëria...
- Vetëm këtu nuk bën fajde ekonomia, - qeshte dhëmbëdali, - Francin për shembull, e gatit dhe e sjell në derexhe të Zotit vetëm divorci! Ekonomia veç sa i vjen pak vërdallë...
Na hypi një e qeshur prej idioti dhe ne ia filluam përsëri të pirës, pikërisht në atë çast, kur motra e nitroglicerinës doli nga banja me një penjuar të lehtë, që ia nxirrte në pah linjat ende të padeformuara të trupit. Ajo u nis t'i hynte gjithë qejf në shtrat Francit, duke u zhveshur ngadalë që në hyrje të dhomës, dhe asnjë nga ne nuk e dëgjoi kur ai i ulëriu së shoqes që të fikte dritën. Të paktën, të bënte sikur nuk e dinte me cilën kishte rënë në shtrat. Në atë kohë ne po porositnim dopiot e dyta. Na pati lodhur diskutimi për Atdheun.
The administrator has disabled public write access.

Re: Nga TEODOR KEKO 5 years 3 months ago #13

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Ndjenjë e pathënë
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët ti m'i ktheve në harrim,
në qiell është hëna, s'i them dot hënë
s'të flas dot për mjegullën në agim.

më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me hënën flokëve si karficë e bardhë.

dhe nëse rrugët për në zemër dot s'i gjen,
më thuaj të t'i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brenda meje do të vërtitesh, shpirt!

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë,
u këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa ... ishte vjeshtë.
The administrator has disabled public write access.

Re: Nga TEODOR KEKO 5 years 3 months ago #14

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
E dashur, erdha

E dashur erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri,
mos u çudit, unë jam një zog.

kur dashuroj bëhem si ajri,
e ngre folenë aty ku dua!
Do, s'do, të futem në kraharor,
të pushtoj si i marri.
Po e mbylle derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta coptoj!

Do bësh sikur më ke inat.
Ndodhi e vjetër, unë e di!
S'jam buzëqzmësht, por esnaf,
për dashurinë di plot dredhi!
Unë do të puth, do të pushtoj në gji,
dhe po ma mbylle derën ti.

E dashur, erdha, në prag ke dalë,
ke hapur portën dhe qesh nën hundë.
Sa përbetohesh me qindra fjalë,
më mirë, eja, më puth!

Kur dashuroj bëhem si ajri,
e ngre folenë aty ku dua!
Do, s'do të futem në kraharor,
të pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta coptpj!

E dashur, erdha, pse vrenjtesh kot,
ti po më prisje përsëri.
Mos u çudit! Unë jam një zog.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta coptoj!
The administrator has disabled public write access.

Re: Nga TEODOR KEKO 5 years 3 months ago #15

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Irene

Kur dikush bri meje thote, Irene,
si nga nje muzg i holle dantelle,
Venere ti ngrihesh.
Dhe pse s'te harrova,
asnjehere s'te thashe "te dua",
dyzimi i luftes me mundi mua.

Syri yt qe priste, druajtjen une ta thyeja,
si fundin e nje gare plot ankth,
mjegullonte rrugen drejt fjaleve.
Me lidhej goja si nje motak,
qe sapo nis e belbezon.
Ti varg si patat drejt jetes shtegton.

Tani s'je me, mjerisht s'vjen me,
veç ne mesnate robina ime mbete ti.
Kur gjumi ulej mbi qepalle,
nje puthje jotja,
do kthente gjoksin tim ne nje kitare.

Ku je, valle, sot! Hesht universi,
pa ty jane endrrat si shkretetire
Por, ti e lumtur qofsh Irene,
une te kam dashur...
Dhe shpesh te them 'Naten e mire!'

Kur dikush bri meje thote, Irene,
ne park ngadale perkulen pemet.
Ne perqafim nderthuren deget,
dhe mua me kujtohesh ti.
E ngrohte, e bukur si kjo ere,
dhe une qe perqafoj nje peme.
The administrator has disabled public write access.
Time to create page: 0.182 seconds