E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: Vangjo i Flamurit

Vangjo i Flamurit 5 years 1 month ago #46

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Nga Artan Lame

Vangjo Ilo është i biri i Spiridon Ilos. Spiridon Ilo ka qenë një nga ata 40 burrat e vaktit, që kanë firmosur në Aktin e Shpalljes së Pavarësisë, më 28 të nëntorit 1912. Gabova, prej disa ditësh edhe për Vangjon duhet të themi “ishte”. Një plak i urtë, me një të ecur të ngadaltë dhe të folur të saktë, si të gjithë ata funksionarët e dikurshëm të shtetit, racë tashmë e zhdukur në epokën digjitale, Vangjo ishte një minierë e vërtetë kujtimesh të së shkuarës.
vangjoilo.jpg

Dy vjet të shkuara, teksa punonim me Beti Njumën mbi një dokumentar për Shpalljen e Pavarësisë, e kisha lënë të takohesha me Vangjon i cili ruante me fanatizëm letrat dhe dokumentet e të atit. Më kish kërkuar nja dy ditë kohë, sa të shfletonte dhe rifreskonte disa materiale nga ato të vjetrat, por kur i telefonova, pas përshëndetjeve, më tha se ende nuk i kish studiuar ato materialet sepse, ...prej dy ditësh nuk kishin drita në lagje. Mbeta pa fjalë pas dorezës së telefonit. Ati i tij, ai që kish firmosur tapinë e Shqipërisë, njëqind vjet më parë kish pasur dritë për ta bërë këtë në Shqipërinë e pandritur të kohës së Turqisë, ndërsa biri i tij njëqind vjet më pas, nuk kish dritë në shtëpi as sa për t’i lexuar veprat. M’u duk të kishim humbur kot një shekull të tërë.

Spiridon Ilo ishte një patriot i vjetër, nga ata të flaktit fare të Kolonisë Shqiptare të Bukureshtit, shok e mik me Asdrenin e Pandeli Evangjelin. Kur në fillim të nëntorit 1912, Kolonia zgjodhi përfaqësonjësit për në Kuvendin e Pavarësisë, atë e zgjodhën në grupin e përfaqësuesve. Por jo vetëm kaq. Spiridoni kishte edhe një punishte shtypshkrimesh dhe, ndërsa përgatiteshin të niseshin për Shqipëri, përgatiti disa stampa me të cilat stampoi një numër flamujsh të kuq me shqiponjë të zezë. Nja dy syresh i mori me vete duke i mbështjellë në trup për të mos i diktuar nga doganierët turq në kufi. Natën që sosën në Vlorë bashkë me të tjerët, ai zgjodhi të bujtë në një familje gruan e të cilit, Marigo Pozion, e kishte kushërirë (nënat motra). Aty e nxori flamurin dhe e hekurosën. Pastaj, meqenëse duhet t’u jetë dukur shumë i varfër ai flamur, Marigoja për gjithë natën i qepi anëve një varg thekësh me fije të praruara. Marigoja ishte një nga ato gratë e lexuara dhe plot energji që, në Tiranën e sotme më e pakta do ish bërë deputete a ministre, por që në Vlorën e atëhershme më e shumta mund të fliste me zë disi të lartë me gratë e tjera të lagjes. Të nesërmen ai flamur përfundoi në duart e Ismail Qemal beut dhe bëri histori, duke u pleksur më pas më shumë me kushërirën që i qepi thekët, sesa me kushëririn fjalëpakë që e stampoi dhe e solli që prej së largu.

Por Spiridon Ilo nuk ka vënë vetëm firmën në Aktin e Pavarësisë dhe ka sjellë vetëm flamurin e saj nga Bukureshti. Ka bërë edhe më shumë. Në vitet e Luftës I Botërore, ai kish emigruar në Amerikë, ku kishte hapur një shtëpi diskografike, ku janë incizuar shumica e këngëve patriotike të kohës. Nga duart e tij ka dalë edhe regjistrimi më i vjetër që njihet i Këngës së Flamurit, të atij himni që sot na bën të ngrihemi në këmbë e të rrimë gatitu tek e dëgjojmë.

Vangjo, skrupuloz siç ishte, nuk harronte të telefononte asnjëherë për festa, Vit të Ri, shpallje Pavarësie dhe Bajram. Në kodin e tij unë isha mysliman dhe duhesha uruar për Bajram. Jam i bindur se të tjerë, katolikë a ortodoksë, i uronte sipas rastit për Pashkë. Nejse. Herën e fundit fola me të dy javë të shkuara, me rastin e Bajramit. Më telefonoi dhe me një zë të holluar nga sëmundja dhe të lodhur nga vitet, më uroi festën. Pastaj, teksa këmbenim ca fjalë, më tha me zë që i dridhej nga dëshpërimi i pafuqisë: “Artan, nuk e di nëse do ta arrij dot 100-vjetorin”, jo të vetin se as që i shkonte mendja, por 100-vjetorin e Shqipërisë. Ashtu shpejt e shpejt, iu përgjigja për t’i bërë qejfin, se bashkë do ta festonim edhe 100-vjetorin, ndaj t’i bënte hyzmet vetes. Psherëtiu, u përshëndetëm dhe mbylla telefonin. Nuk e dëgjova më. U nda nga kjo botë që ecte me tjetër shpejtësi, pa e arritur dot ëndrrën e tij të fundit.

I rikthehem edhe një herë atij dokumentarit të tre vjetëve më parë. Ndiqnim fatin e firmatarëve të Aktit të Pavarësisë që, si çdo gjë me vlerë ndër shqiptarë, nuk ishte aspak për t’u lakmuar, pasi midis tyre kishte të arrestuar e të dënuar, të arratisur e të pushkatuar. I fundmi i firmatarëve kishte vdekur diku në arrati në vitin 1970. Pastaj ndoqëm edhe fatin e bijve të tyre, që pak a shumë ndiqte fatin e etërve, por sidoqoftë në vitin 2009 mbeteshin gjallë ende vetëm tre, dy plaka të moçme dhe Vangjua i Spiridonit. Ndërkaq, në këta tri vjet, ato dy plakat e fisme u shuan dhe, i fundmi i bijve të firmatarëve, kishte mbetur Vangjo. Ndaj e kishte me aq merak atë të shkretë 100-vjetor, që sidoqoftë Zoti nuk desh që ta arrijë.

Ndoshta bëri mirë, se çdo t’i kishin parë sytë në atë ditën e 100-vjetorit, më 28 Nëntor 2012? Një kope politikanë, ministra e deputetë majë fuoristradave të stërshtrenjta duke nxituar drejt Vlorës, pa e pasur fare mendjen aty, por te celularët dhe pazaret. Pastaj, të mbërritur në Vlorë, do të ndërronin fytyrë dhe do të bënin sikur ishin seriozë dhe të menduar. Do të nxitonin mes turmës për të vënë nga një tufë lule të parapërgatitur nga sejmenët, atje te varri i Ismail Beut, tek ai varri, eshtrat e të cilit, njëri prej tyre kish përrallisur se do t’i sillte nga Italia 70 vjet pasi ato të preheshin aty. Do të rrinin gatitu sa të luhej himni me mendje nga kamerat që t’i merrnin sa më të prekur. Pastaj do të mbanin nga një fjalim për ditët e bukura që jetojmë, me në sfond ca posterë kuq e zi të bërë shpejt e shpejt me tender dhe, në fund, do të nxitonin të rimerrnin fuoristradat për Tiranë. Me t’u ulur në sedilje do të rivendosnin zilet e celularëve dhe do të rifillonin muhabetet e lëna përgjysmë për koncesione, emërime, tenderë e shitblerje, zgjedhje, formula e aleanca.

Udhët e Zotit nuk janë udhët tona. I Plotfuqishmi ia kurseu Vangjos këtë përdhosje të idealit të shenjtë, duke e çuar të pushojë pranë etërve të kombit që, 100 vjet më parë, i dhanë udhë një vepre që mbetet ndër më të lëvdueshmet që mund t’i qëllojnë njeriut në jetë: krijimit të një shteti.
SHQIP
Last Edit: 5 years 1 month ago by BRUKO.
The administrator has disabled public write access.

Re: Vangjo i Flamurit 5 years 1 month ago #47

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
I pari regjistrim i Himnit Shqiptar

Eshtë një regjistrim i vjetër, regjistrim origjinal, i rrallë që kërkon gramafon me xhiro të shpejta për t’u dëgjuar. “Himni Shqiptar” i bazuar mbi vargjet e Asdrenit, këndohet në duet nga tenori italian Guisepe Mauro dhe patrioti, muzikanti, e poeti nga Korça, Spiridhon Tasi Ilo. Dallueshëm dëgjohet zëri i tenorit arbëresh, që mundohet të shqiptojë sa më qartë fjalët shqipe. Pllaka, në të cilën është regjistruar ky himn është prodhuar nga shtëpia diskografike e parë shqiptare, “Albanian Phonograf Records”, pronar i së cilës ishte Ilo. Ky regjistrim i veçantë ndodhet në arkivin e Vangjo Ilos, të birit të muzikantit nga Korça. Në qendër ka një etiketë me ngjyrë të kuqe, ku shkruhet emri i shtëpisë diskografike, “The Spiridon rekord Co”, numri përkatës i regjistrimi E-3948, “Himni Shqiptar”, emrat e këngëtarëve si dhe “Record and Phonograf Albanian”. Mauro gjatë kohës së regjistrimit të këtij disku ishte ftuar në New York nga Metropolitan Opera për të interpretuar atje rolin e Otellos, nga opera me të njëjtin titull e Verdit. Por regjistrime të tilla sot vështirë t’i gjesh, megjithatë Vangjo Ilo në arkivin e tij ka edhe një tjetër pllakë të tillë, variant i të njëjtit vit, i regjistruar në të njëjtin shtëpi diskografike.
himniflamurit.jpg



Tre regjistrimet e rralla
“Im atë ka regjistruar në atë kohë tre variante të “Himnit Shqiptar” në shtëpinë e parë diskografike që hapi në Amerikë për shqiptarët. Varianti i parë i përket vitit 1918, të cilin unë nuk e kam, ndërsa dy variantet e tjera të vitit 1923 i kam. Këto regjistrime ndryshojnë nga njëra-tjetra”, tregon Ilo. Janë regjistrime të cilat sipas tij, i ati, patrioti i shquar, pjesëtar i bandës “Vatra” i realizonte për përhapjen e shqiptarizmës, atdhedashurisë tek emigrantët shqiptarë. “Im atë në Amerikë ka kënduar, në shoqërinë “Kolumbia” dhe ka incizuar disa pllaka më vonë në vitin 1923, vit kur hapi edhe vetë diskografinë e parë shqiptare aty”, shprehet Vangjo. Sipas tij, i ati gjatë kësaj periudhe ka incizuar pllaka në të cilën kanë kënduar shokët e tij, këngë kryesisht patriotike, këngë të muzikës popullore, valle me fyell, etj. “Gjithsej janë 16 pllaka që im atë ka incizuar në atë kohë dhe qëllimi kryesor i tyre ishte përhapja e shqiptarizmës tek emigrantët, që ndodheshin larg familjeve të tyre dhe kjo ishte një mënyrë për t’i mbledhur dhe për t’i dëgjuar. Babai im i shiste këto pllaka, shiste dhe gramafonë, në të cilat emigrantët të kishin mundësi t’i dëgjonin. Pllakat kushtonin vetëm 50 cent”, kujton Vangjo Ilo.
Origjina e “Himnit të Flamurit”
Për herë të parë himni është kënduar në kishën e kolonisë shqiptare të Bukureshtit, e cila hapi dyert për besimtarët ortodoksë, emigrantë shqiptarë në nëntor të vitit 1907. Ndërkaq për të parën herë tekstin origjinal të “Himnit të Flamurit” të shkruar nga Asdreni me titullin “Betimi në Flamur”, e ndeshim në gazetën “Liri e Shqipërisë”, botim që mban datën 21 prill 1912. Në studimet e tij për “Himnin Shqiptar”, koleksionisti Shpëtim Sala tregon se, versioni më i besuar për ardhjen e këtij himni në Shqipëri i përket profesorit të muzikës në Liceun e Korçës, Sotir Kozmo. Sipas Salës, Kozmo ka pasur në vitet ’30 një korrespondencë të rregullt me Asdrenin. Dhe gjatë një shkrimi të tij të botuar në “Gazetën e Korçës”, 28 nëntor 1933, me titull “Muzika dhe 28 nëntori” profesori Sotir Kozmo shkruan se, për herë të parë “Hymni i Flamurit” i sotëm, i cili pat qenë i adoptuar që më 1909, u dërgua në atë kohë fshehurazi në atdheun e robëruar nga turqit, prej poetit Asdren, me anën e të ndierit Hil Mosi, që erdhi asi kohe në Korçë. Në vitin 1912 kur valoj flamuri shqiptar në Vlorë, në atë minutë, anëtarët e delegacionit me enthusiazmin që po i frymëzonte, bënë të buçasë lirisht “Hymni i flamurit”, i cili që atë ditë u përhap në gjithë vendet e atdheut. Dita e 28 nëntorit pra, do të mbetet edhe dita më e shënuar në historinë e muzikës shqiptare, pse për veç lirisë nacionale ajo pat krijuar edhe muzikën t’onë kombëtare”, shkruan Kozmo. Ndërkohë në vitin 1942, Lasgush Poradeci botoi në 14 numra të gazetës “Tomori”, artikullin “Himni Kombëtar i Flamurit të bashkuar dhe gjeneza e tij”, në të cilën ai thekson se, himni është hartuar pas shpalljes së kushtetutës turke, pra mbas 24 korrikut 1908. Lasgushi përshkruan sjelljen e himnit në Korçë, nga Hil Mosi dhe Tashko Ilo në vitin 1908. Ka shumë gjasa që fillimisht të jetë përhapur teksti i himnit dhe më vonë mbas shpalljes së pavarësisë edhe muzika e tij.

Përpjekjet për kompozime të reja
Pas vitit 1912 u bënë përpjekje për kompozimin e një himni të ri shqiptar. Dy vjet më vonë u kompozua një himn për Princ Vidin, me tekst të L. Ligorit. Ndërsa në vitin 1918, kompozitori i njohur shqiptar Thoma Nasi boton në Boston, Mass variantin e tij të “Himnit të Flamurit”. Në vitin 1923, shoqëria e parë diskografike shqiptare “Albanian Phonograf Records” regjistroi për herë të parë në pllaka gramafoni “Himnin e Flamurit”. Përpjekje u bënë edhe nga kompozitorë të huaj, si kompozitori Kosta Manojloviç me origjinë Kroate, i cili në vitin 1933 i dërgon Ministrisë sonë të Jashtme një kompozim të “Himnit të Flamurit”, me tekst të Pandi Papanastasi. Gjithashtu kompozitori Rikardo Faundono në vitin 1938 dërgon në Ministrinë e Arsimit një variant të “Himnit të Flamurit”. Por tekste për një himn të ri janë bërë edhe nga At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Fan Noli, Mihal Grameno, Hil Mosi etj.

Konkursi për himnin më 1922

Himni rumun i adaptuar nga Hil Mosi. Ai e mori kur kalonte nëpër Rumani dhe e çoi në Korçë në vitin 1908. Ishte kompozuar nga Ciprion Porumbesku nga Moldavia dhe teksti u përshtat në shqip nga Asdreni. Gjatë studimeve të Shpëtim Salës, mësojmë se përpjekja e parë zyrtare për ndryshimin e “Himnit të Flamurit” u bë në qershor të vitit 1922, me rastin e përkujtimit të 10-vjetorit të pavarësisë, Këshilli Ministror vendosi të bënte një himn të ri kombëtar, duke autorizuar për këtë Ministrinë e Arsimit. U shpall edhe një konkurs, për fituesin u caktuan 4 000 franga ari, ndërsa për vjershëtorin 1 000 franga ari. Qëllimi ishte të kompozohej një himn origjinal me vlera kombëtare. U vu edhe një çmim 2 00 franga ari për fituesin e në konkurs morën pjesë kompozitorë vendës e të huaj, mund të përmendim kompozimin e italianit E. A. Mazion, me tekst të B. Çelës, Luigj Files, Kristo Konos dhe Pjetër Dungut.

ANILA MEMA
Panorama
Last Edit: 5 years 1 month ago by BRUKO.
The administrator has disabled public write access.

Vangjo i Flamurit 5 years 1 month ago #48

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Marre nga monografija: "Flamuri i Kombit Shqiptar", i studiuesit Jaho Brahaj

21-vangjo-3.jpg


Flamuri 86- vjecare.mendohet te jete kopja e vetme e flamurit te Ismail Qemalit
Nje flamur i kuq, me shqiponjen e zeze ne mes, i cili mendohet te jete riprodhuar ne Amerike, si kopje e flamurit (te vertete) qe Ismail Qemali ngriti ne Vlore me 1912, gjendet ne shtepine e nje 70- vjecari, prane stadiumit Dinamo. Vangjo Ilo,(70 vjec), i biri i Spiridon Ilos, shok i ngushte i Ismail Bej Vlores, tregon se e mban kete flamur ne shtepine e tij qe prej kohes kur i ati Spiridoni ia dorezoi ne duar. "Une e kam ruajtur me shume kujdes si amanet te tim eti. E kam ngritur ne ballkonin e shtepise sa here ishte festa e 28 nentorit"-keshtu e nis rrefimin e historise se ketij falumuri te cuditshem. 70- vjecari tregon me pas se kete flamur e ka marre ne Amerike, pikerisht atje ku dhe eshte bere kopja e flamurit origjinal te Vlores, kater vjet me pas, nga dita kur Ismail Qemali ngriti flamurin e vertete ne Vlore. Vetem 2 kopje te tilla ekzistojne me permasat dhe formen e flamurit te vertete te Vlores i cili u dogj bashke me shtepine historike te Vlores. "Njeri prej atyre dy kopjeve eshte ky qe kam une e tjetrin e ka pasur dikush qe tani jeton ne Korce,"-pohon Vangjo Ilo

Nje refim i rastesishem
Krejt rastesisht ndodhi ky rrefim, ndersa Vangjo Ilo kishte ardhur ne Muzeun Kombetar per te pare nje tjeter flamur te perfolur keto dite. Ngacmuar nga ky flamur i gjetur ne Elbasan (te cilin Muzeu e bleu tashme), Ilo ka zbuluar dhe flamurin e tij, ate qe i ati ia ka besuar ndaj nuk ka dashur asnjehere ta nxjerre nga shtepia, duke menduar se askush nuk mund ta ruaje me aq shume kujdes sa e ruan ai vete. Ilo ka vendosur qe flamurin e tij ta ekspozoje ne nje ekspozite qe do te hapet ne Muzeun Kombetar me 25 nentor ne prag te shpalljes se Pavaresise- Pastaj do ta marre serish ne shtepine e tij, aty ku e kam mbajtur per kaq vite"-pohon ai.
Ne shtepine e flamurit
Ne shtepine e Vangjo Ilos, ne katin e gjashte te nje pallati pas stadiumit "Dinamo" i gjen te grumbulluara te gjitha ne nje dosje te stermadhe. Dokumentet qe deshmojne per ato vite jane te gjitha te plastifikuara, se bashku edhe me fotografite.Aty, ne nje qese plastike te tejdukshme mban edhe flamurin e 1916-es. Po ashtu edhe disa flamuj te tjere te vegjel, i ka vendosur ne radhe aty ne dosjen e madhe qe i kujton te atin. Flamuri eshte mjaft i madh me dy rratheza te metalta ku mund te futet fija qe e ngre flamurin. Eshte aq i madh sa te duhet ta shtrish diku qe ta fotografosh. E megjithese kane kaluar aq vite, flamuri eshte i ruajtur me shume kujdes, sikur te mos ishte hapur kurre. "Vetem ne kete shtepi ku kam tre vjet qe kam ardhur e kam ngritur tre here. Per cdo 28 nentor e ngre ne ballkon kete flamur",- thote ai. Me tej duket se e ka ruajtur me fanatizem, qe te mos e prishe ne asnje cep, te mos pesoje as edhe demtimin me te vogel.
Po me te njejtin kujdes ai ruan edhe fotografite e te atit, qe nga ajo kohe, rreth vitit 1916, kur u kthye nga Amerika. Te kompozuara mbi flete te trasha, ku gjithmone e ndesh flamurin, Spiridon Ilo, sjell ne keto fotografi imazhin e intelektualit te atyre viteve.
Si ishte flamuri i Vlores?
Ai nuk ishte nje flamur i qendisur me fije ari sic eshte pohuar deri me tani. Perkundrazi, ai flamur ishte i stampuar. Ne bezen e kuqe ishte stampuar shqiponja e zeze. Ismail Qemali dhe Spiridon Ilo, e kishin siguruar kete flamur ne Bukuresht. E me tej qe nga Bukureshti, vete Spiridon Ilo e kishte mbajtur ne gji flamurin deri sa kishin mberritur ne Vlore. Mbi kete fakt, vec rrefimeve te te atit te cilat Vangjo Ilo i sjell nder mend si tani, deshmojne edhe shkresa te vjetra qe ne ate kohe, ku intelektualet kishin shkruar mbi kete ngjarje. Ne nje ditar te vitit 1929, sektretari i bashkise se Vlores te asaj kohe, kishte shkruar shprehimisht: "Koha, e mire e pak e ftohte. Mesova se flamurin qe ngriti Ismail Qemali ne Vlore me 1912 e paska shpene prej Rumanie ne Shqiperi z. Spiridon Ilo, nje nga ish shoket e te ndjerit Ismail Qemal Vlora." Origjinalin e ketij ditari e ruan ende ne Korce Kristaq Jorgji, djali i ketij sekretari.
Ndersa me tej mbi flamurin e Vlores Vangjo Ilo, duke u bazuar mbi rrefimet e te atit, thote se flamuri ishte i permasave 80 cm me 1 meter ( po keto permasa qe ka edhe flamuri qe ai ruan ne shtepi). Vetem se flamuri i Vlores ka pasur theke te verdhe, te cilet mund t'i kete qendisur Marigo Pozia.
"Sipas te thenave, flamurin qe u ngrit ne Vlore e ka qendiur Marigoja e cila ishte kusherira e pare e babait tim",- thote Vangjo Ilo. "Kur im ate erdhi nga Bukureshti ai ka qendruar pikerisht tek shtepia e Marigose. Ajo ose ka qendisur theket, ose flamure te tjere te vegjel, qe jane bere ne ate kohe. Ndersa flamurin qe u ngrit ne Vlore nuk e ka qendisur ajo. Dhe ai flamur qe u ngrit ne Vlore nuk ka qene i qendisur, por flamur i stampuar ne Bukuresht",- thote Vangjo Ilo. Por Flamurin e Vlores, me c'me ka rrefyer im ate, e kane mbajtur ca kohe ne shtepine e Vlores. Kur eshte djegur shtepia e Vlores eshte djegur edhe flamuri",- thote Vangjo Ilo, teksa tregon flamurin e tij qe mban ne shtepi e duke theksuar se shqiponja ishte e tille, pra pa yll, sic u mesuam ta shohim gjithe ato vite.
"Te gjitha keto m'i ka rrefyer im ate ne ate kohe. Por edhe ne dokumente te ndryshme qe m'i ka dhene e shoqja e Kristaq Antoniut (Kristaq Antoniu e ka njohur nga afer tim ate), dalin te njejtat gjera.
Deshmia e ditarit eshte zbuluar per here te pare ne bashkine e Vlores, me 1929 me 28 nentor, ku per nder te kesaj feste eshte organizuar nje ballo. E nder fjalet e mbajtura ne ate ceremoni, eshte folur edhe per rrugen qe iu desh te bente flamuri qe nga Bukureshti deri ne Vlore, e kur ne gji e mbante Spiridon Ilo". Ai vete nuk e di dhe nuk mund te rrefeje se ku mund te jete prodhuar ekzaktesisht ne Bukuresht ai flamur.
The administrator has disabled public write access.

Vangjo i Flamurit 5 years 1 month ago #49

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Prodhime të patriotit pas vitit 1914
Historia e familjes Ilo, si prodhonin flamuj shqiptarë

pavaresise.jpg


Eshtë i gatshëm të të flasë për flamujt e të atit. Për të janë objekte që nuk mund t’u vërë çmim, ndonëse koleksioni i tij përbëhet edhe nga gjëra të tjera të rralla, siç janë pullat postare, kartolinat, vulat, librat etj. 75-vjeçari Vangjo Ilo nis të rrëfejë me një zë të ngadaltë, por plot pasion. Nuk kërkon ta pyesësh, ai e di mirë ç’duhet të thotë për to, flamujt që prej dekadash trashëgon nga i ati. Janë dy, të rrallë dhe të bukur. Të stampuar me vulat e renditura sipas madhësisë në raftet e tij me koleksione. “Im atë i ka bërë këta flamuj gjatë periudhës 1914-1918, në kohën kur iku në Amerikë. Ai në copën prej bezeje të kuqe ka stampuar shqiponjën dykrenare, që vërehet edhe në flamur. Këto janë dhe vulat e asaj kohë, - tregon një seri të tillash, të bëra prej druri dhe metali. - Këto lyheshin me bojë dhe me të stampohej shqiponja”, thotë Ilo, teksa në duar mban njërin prej tyre, më të madhin në përmasa. Për të tregon se është kopje e atij që u ngrit në Vlorë në vitin 1912. “Nga këta dy flamuj, im atë më pat thënë se ky është ai që u ngrit në Vlorë më 1912 me rastin e shpalljes së pavarësisë, meqenëse origjinali i flamurit nuk ekziston, për të cilin unë mendoj se është djegur”, shton ai. Ilo rrëfen se i ati, patriot i njohur, atdhetar, Spiridon Ilo, është marrë me prodhimin e flamujve vetëm pas vitit 1914, kur mbërriti në Amerikë për të dytën herë. “Këta flamuj im atë i ka sjell në 1926, kur është kthyer nga Amerika. Aktivitetin për prodhimin e tyre e ka vazhduar që pas mbërritjes atje deri në vitin 1918. Tanimë për mua këto janë relike, për të cilët nuk dua të vendos vlerë”, shprehet koleksionisti, i cili nuk ka munguar në asnjë aktivitet që Federata e Koleksionistëve shqiptarë ka bërë në Shqipëri e jashtë saj. Iloja është tashmë në pritje të ofertave të reja, për ekspozita apo veprimtari patriotike, qofshin brenda apo jashtë vendit. Për to nuk ndjen lodhje. Aq më tepër të të rrëfejë nga e para historinë e të atit, me të cilin krenohet.
“Im atë ka qenë një nga patriotët e Rilindjes kombëtare. Ai është marrë që në 1908 me “Bandën e lirisë”, ku ka kënduar; ka qenë në Rumani më 1906, pastaj është larguar për në Amerikë, ku ka bashkëpunuar me Sotir Peçin, Fan Nolin etj. Atje ka qenë pjesë e shoqërive patriotike “Malli i mëmëdheut”, “Besa-Besë”, “Vatra”. Në vitin 1908 im atë është kthyer në Shqipëri dhe një vit më pas është nisur drejt Rumanisë. Ndërkohë në 1912 është kthyer bashkë me Ismail Qemalin nga Rumania, ku u vendos edhe shpallja e pavarësisë. Flamuri është sjellë prej andej dhe nuk është qëndisur nga Marigoja. Ajo ka qëndisur ndoshta ndonjë thekë, por jo flamurin”, shprehet i bindur Ilo, i cili tregon se ka pasur edhe replika të ndryshme për këtë deklaratë të tij, të cilën nuk e bën për herë të parë. Megjithatë, nuk do të bëj histori, atë ua lë historianëve.

Anila Mema
GazetaPanorama
Last Edit: 5 years 1 month ago by BRUKO.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.187 seconds