E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: 100 vjet shkollë shqipe 1917-2017

100 vjet shkollë shqipe 1917-2017 2 months 3 weeks ago #427

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
as-100-vjet-shkolla-1917.jpg


Përkujtohet këto ditë 130 vjetori i Mësonjtores së Parë Shqipe të Korcës 1887 - 7 MARS - 2017.

Në Dardhë mesimet e para të fshehta në gjuhën shqipe u filluan që më 1882 nga Papa Jani Zengo. U deshën të kalonin 5 vjet që të hapej në Korcë shkolla e parë shqipe. Dhe për shkollën e Dardhës edhe më shumë vite në pritje. Mbas 35 vjet të tjera përpjekjesh (1882-1917), Leonidha Çika hapi të parën shkollë Fillore në gjuhën Shqipe me 45 nxënësit e parë, vajza e djem dhe me mësuesen, ndihmësen e tij Julia Tromara.

Këto të dhëna janë marrë nga një studim historik i ngjarjeve të dokumentuara dhe të përpunuara nga Niko Leonidha Çika në vitin1973. Po ashtu janë përdorur materiale të dokumentura nga Sesioni Shkencor i 1987, i cili festoi përvjetorin e 70 të shkollës së parë shqipe në Dardhë, që u mbajt po në Dardhë më 20 Shtator 1987.

E përpunoi Adriana Niko Stefani, po ashtu montazhet e fotografive nga Arkivi Adriana Niko Stefani, Mars 2017.

HISTORIK I SHKURTER I ARSIMIT NE DARDHE


Përmes rrugës 249 vjeçare që ka ndjekur arsimi në fshatin Dardhë. 100 vjet shkollë shqipe.

Në vitin 1768 u çel në Dardhë shkolla e parë në gjuhën greke, sipas të dhënave të enciklopedisë greke Megali Eleniki “Pirsos”. Në encklopedi shënohet: “Dardha është katundi shqiptar ku jep mësim mësuesi Grigor Stanopulli thirur nga Kosturi”.

Në vitin 1810 u rithemelua nga dardhari Isidor Grigor Gliozheni i cili kish kryer studimet në shkollën Zosimea të Janinës. Isidori mori në dorë drejtimin e arsimit në këtë fshat dhe me një organizim më të mirë, solli metoda të reja në programet mësimore.

Në vitet 1841 pas tij vjen i biri Jani Isidor Gliozheni. Ky kishte studjuar në Zosimea dega Filologji. Shërbeu si arsimtar në dekadat e mëvonshme. Djali tjetër Athanas shërbeu për pak kohë si mësues dhe më vonë u bë prift.

Në vitet 1880 vihet re një përparim i dukshëm në shkollën e Dardhës, ku japin mësim arsimtarë të dalë nga shkollat e larta.

Në vitin 1882 shërbeu Jani Andon Zengo, i cili më vonë u bë prift, i vetmi prift që predikonte ungjillin në gjuhën amtare (me alfabetin e Kristoforidhit). Ungjillin e kish përkthyer në gjuhën shqipe dhe kështu e komentonte.


as-249-vjet-arsimi-shkolla-pare-1768-.jpg



Që nga viti 1882 deri në vitin 1886 si mësues i shkollës në Dardhë vjen Vangjel Teodhor Çika, i cili kish kryer studimet në ishullin Kos të arqipellagut Egje. Bashkë me Vangjelin ka shërbyer dhe Ligor Suljoti.

Në vitin 1890 si arsimtar vjen Kristaq Kostë Themeli (Melovano) i diplomuar nga Universiteti i Athinës.

Pas këtij jep mësim Sotir Naço i diplomuar si profesor muzike nga universiteti.

Në 10 vjeçarin 1893-1903 u themelua shkolla e parë e vajzave ku mësohej për qepje dhe qëndisje. Kjo qëndroi e hapur deri në vitin 1919. Mësuesit e parë kanë qënë dardharë si Evgjeni Llaci, Evanthia Konda dhe Nume Beluri.

Në vitin 1896 kanë qënë si mësues Vasil Naum Zengo i cili kish studjuar në gjimnazin e Selenikut. Pas këtij vjen Pandi Panolli i cili kish kryer studimet në gjimnazin e Çotillës (Greqi), Pandi Pema që kish kryer gjimnazin në Misollonjë (Greqi).

Në vitin 1896-1898 shërbeu për dy vjet Spiro Konda, i cili ish emëruar pedagog në Qesaritë Kapodhoqisë (Greqi), po për shkak të luftës greko turke dhe rrugëve të zëna ardhi në Korçë ku jepte mësim në gjimnazin e atij qyteti. Gjithë jetën e tij profesor Spiro Konda u muar me historinë e prejardhjes së shqiptarëve.

Në vitin 1900 emërohet mësues Vaja.

Në vitin 1903 këtu dha mësim Jani Tinka i cili kish studjuar në gjimnazin e Çotillës. Gjatë kësaj kohe kanë qënë si mësues dhe si drejtorë shumë të tjerë por të dhënat, qoftë të shkruara qoftë gojore mungojnë.

Në vitin 1908 bashkë me mësuesit Gliqiria dhe Aspasi emërohet Qirjako Dëmbani, i cili kish kryer shkollën pedagogjike të Samos. Vuri sistemin pedagogjik mbi baza të reja. U dallua për zotësi si në lëmin pedagogjik ashtu dhe në atë të organizimit dhe me ndihmën që i dha fshatit në përgjithësi për një jetë më të kulturuar, u ngrit shoqëria “Shpresa” në programin e së cilës kryesonte paragrafi: “Mbi organizimin dhe përparimin e shkollës”.
Ky mësues krijoi dhe një grup teatral me nxënësit e shkollës të cilët vunë në skenë dramën “Lufta e Trojës” si dhe drama e komedi të tjera.

Në vitin 1910 M Sotiropulli.

Në vitin 1912-1913 Elisaveta, e thirur me emrin Kirje Veta pas kësaj vjen Antonia.
Në vitin 1914 Sotir Niçi, i cili kishte mbaruar gjimnazin pedagogjik të Samos. Ky vazhdoj të jepte mësim sipas metodikës së Qirjako Dëmbanit dhe e zhvilloi didaktikën me një program më të pasur. Ka pasur si ndihmës Ligor Suljotin.

Në vitin 1915-16 vjen Jorgo Papajani bashkë me të shoqen Krisanthi, të cilët shërbejnë pranë shkollës greke deri më 1918. Po në këtë shkollë rreth këtyre viteve vijnë Dhimitër Mole dhe e shoqja Elisabeta Mole. Në këtë periudhe shkolla greke regjistronte 50 nxënës. Që në hapjen e shkollës në Dardhë deri në vitin 1917 mësimet jepeshin në gjuhën greke sipas programit grek. Financimi bëhej nga mitropolia e Korçës me ndihmat nga populli.

Në vitin 1917, i biri i Vangjelit, Leonidha, i shtytur nga ndjenja patriotike hap në të parën shkollë në gjuhën shqipe. Në fillim kjo shkollë regjistronte 48 nxënës (djem e vajza). Ai gjeti mbështetje gjithashtu dhe tek patriotët korçarë të kryesuar nga Themistokli Gërmenji. Ai diti gjithashtu të siguronte përkrahjen e patriotëve dardharë të mërgimit.


as-mesueset-e-shkolles-dardhe.jpg

Leonidha ndihmohet nga arsimtarja Julia Dili (Tromara) dhe Efterpi Koçi (Ekonomi). Me përpjekjet e Leonidhes bëhen përçapjet dhe planet për gritjen e një shkolle fillore moderne. Mbas ngritjes së një komisioni, ku si kryetar u caktua Spiro Konda, sekretar Leonidha Çika dhe arkëtar Pandeli Gliozheni folloi ngritja e shkollës e financuar nga shoqëria dardhare “Mbleta” e drejtuar nga patrioti Kosta Isak, e cila kontribuoi me 8.000 dollarë dhe shoqëria dardhare e Bukureshtit e cila kontribuoi me 46.000 lei, kështu që shuma e përgjithëshme arrin në 15.000 dollarë.

Në vitin 1925 shkolla u dorëzua e pajisur me mjete moderne. Për nxënësit u krijuan kondita mësimi nga më të mirat me kontributin që dhanë dardharët e mërgimit me ato pak kursime që kishin mbledhur.
Leonidha mori pjese në lëvizjen patriotike të viteve 1921-1924 dhe në revolucionin e vitit 1924. Për ndjenjat e tij antizogiste u pushua nga puna dhe u detyrua të mërgonte jashtë shtetit, ku vdiq në vitin 1935.

as-100-vjet-shkolle-pervjetor.jpg


Gjatë periudhës 1924-1941 shkollën e Dardhës e udhëhoqën mësuesit Sotir dhe Efthimia Niçi.
Pas këtyre vjen Dhimitraq Kere dhe Sotiria Vangjel Zengo.

Në vitet 1942 Mantho dhe Dhora Dono.
Në vitet 1945 emërohet nga pushteti popullor i pari mësues Thoma Naqe i cili bashkë me Dhimitër Keren punojnë pa rrogë duke u mbajtur me baza (ushqim fjetje) nga vetë fshatarët.
Në vitin 1946 emërohet Llazi Polena, në vitin 1947 Dhimitër Ziu dhe Rahmi Kaçibelli.

as-dokumenta-shkolle.jpg


Në vitet 1950 – 1953 , 1956 - 1975 Jorgjia Balli.
Në vitin 1952 për një kohë të shkurtër dha mësim Koli Skënde dhe në vitin 1955 Mihal Pani.
Në vitin 1975 – 1987 Mësuese Shadije Batelli.
Në vitin 1992– 1999 Mësuese Donika Kere.
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 2 months 2 weeks ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.202 seconds