E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1
  • 2

TOPIC: Vellezerit ZDRULI - Koci, Vaske, Gaqo

Ervehe Baruti - Koci mbledhësi i folklorit. 3 months 5 days ago #426

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
Njeriu që i dha mbijetesë folklorit të Devollit

Koci Zdruli një individualitet i njohur i gjurmimeve rreth traditës popullore të Shqipërisë Juglindore.

Nga vetë karakteri i saj, si krijimtar pavetore folklori shpesh “i fsheh” individualitetet sepse nuk janë vlera përparësore të tij. Kjo ndodh jo rrallë edhe me mbledhësit e folklorit të cilët çfaqen si ndërmjetës të traditës dhe të kohës së sotme. Këta mbledhës jo rrallë janë kthyer në numura. Merni për shëmbull dhe çfetoni librin “Folklor nga Devolli i sipërm” botuar nga IKP i Akademisë së Shkencave, pjesë e serisë “mbledhës të folklorit”. Ai mban numurin 4. Pas këtij numuri fshihen rreth 50 vjet punë plot pasion dhe durim, një pasion e durim që vallë a do të kthehet më tek mbledhësit dhe gjurmuësit e rinj të traditës popullore. Këtë lexuësi mund ta mësojë pasi të ketë hapur kapakët e librit.
Koci Zdruli filloi të mbledhë motive popullore të vëndlindjes në një moshë fare të re, kur vendi sapo ishte çliruar nga pushtimi fashist. Askush s’ e porositi, askush s’ e urdhëroi. Por porosia dhe urdhëri ishin brenda tij. Ishte thirja e të parëve, ishte zëri i vetëdijes kombëtare, që i kërkonte të ishte i vëmëndëshëm ndaj vlerave më të rëndësishme të folklorit të Dardhës, Devollit të sipërm dhe më gjërë.
Libri me folklorin që mblodhi Koci Zdruli gjatë një gjysmë shekulli kërkimesh u botua nën kujdesin dhe dashamirësinë e folkloristit Riza Hyso në vitin 1987. Brenda në këtë libër gjenden rreth 400 njisi folklorike, këngë, përalla, anekdoda, të gjitha të një treve, nga të cilat dëshmia e parë folklorike e tejshkruar nga mbledhësi i takon vitit 1948. Nga kjo largësi kohore duke shfletuar vëllimin njeriu ka të drejtë të pyesë: Po sikur Koci Zdruli të mos kish qënë, siç thuhet sot, i disponuëshëm për të mbledhur këto vlera? A do të ishin më ato në qarkullim folklorik, apo qytetërimi, epoka e multimedias e satelitit dhe e internetit, epoka e informacionit të thellë (virtual) do të kishte bërë që shumë prej tyre të dilnin jashtë rotacionit?
Nuk mund të thuhet se do të kishte ngjarë hataja dhe do të kishin humbur tërë këto vlera që nuk mund të zëvëndësohen dhe as të rikrijohen por ama një pjesë e tyre do të kish mbetur e ngrirë.
Tani lexuësi mund të pyesë: po mirë duke u botuar a thua vallë se nuk ngrinë me të vërtetë këto vlera? Nuk ngrinë, por shpëtuan sepse mbledhesi Koci Zdruli ka ditur të kombinojë drejt dhe me kritere shkencore disa shkallë të autorësisë, duke e respektuar secilën në masën e domosdoshme
- në shkallën e parë është autorësia pavetore e popullit që i ka bartur këngët nga një brez në tjetrin.
-në shkallën e dytë është autorësia individuale e bartësve, prej të cilëvë tekstet morrën karakter letrar, prej karakterit gojor që kishin deri në tejshkrimin e tyre.
-në shkallë të tretë gjendet autorësia e mbledhësit, i cili është ndërmetësi i vërtetë shkencor i lëndës folklorike, që jeton si e tillë në popull, por nuk ishte as e shkruar dhe as e përgatitur si libër.
-në shkallë të katërt vjen autorësia e botuësve mbi vëllimin, duke e konceptuar atë si libër të botuar, që bashkon vlerat folklorike me dijet dhe interpretimet shkencore.
-në shkallë të pestë vijon autorësia institucionale e Institutit të Kulturës Popullore, pronë shkencore dhe letrare e të cilit ishte prej shumë vitesh vëllimi, i dorëzuar në arkivin e tij për botim me dëshirën e mbledhësit duke shtuar dhe atë të përcaktuar të këshillit shkencor.
Koci Zdruli dinte të respektonte subjektin, bartësin, njihte reptësinë e metodës filologjik në tejshkrimin e teksteve gojore. Në punën e tij si mbledhës e ndihmoi dhe fakti që vetë ishte një interpretuës i mirë i këngës popullore dhe kjo i kishte të qartë raportin midis këngës popullore (që nuk ishte e asnjë individi) dhe interpretimit të saj (që i takonte çdonjërit, por më shume interpretuësit pasionant).
Me këtë reptësi kërkesash metodollogjike Koci Zdruli bashkëpunoi për një kohë të gjatë me arkivin letrar të IKP, duke qënë një prej individualiteteve të shquar midis bashkëpuntorëve në shkallë të gjërë. Fondit të ti në AIKP i takojnë 68 fletë me shënime origjinale ku gjenden 2000 këngë (epike, lirike) 1700 proverba, dhe 200 gjë e gjëza. Puna e kujdesëshme si mbledhës , cilësia e përzgjedhjes së lëndës burimore dhe vlera të tjera kanë bërë që lënda folklorike e pranuar në AIKP nga ky mbledhës të inkorporohet në botimet serioze te IKP si “Fjale të urta të popullit shqiptar”, “lirika popullore”, “Këngë popullore të rrethit të Korçës”, si dhe në seritë gjegjëse të prozës popullore.
Veprimtaria e shumanëshme si folklorist, mbledhës dhe interpretuës i tij, si njeri i kulturës dhe i pasionit për traditën, është vlerësuar me dhënien e urdhërit “Naim Frashëri”.
Koci Zdruli do të bashkëbisedojë me brezat përmes fondit të tij të pasur në AIKP si dhe përmës botimeve, duke shërbyer si një medium i efektëshëm midis së shkuarës dhe së ardhmes.

Ervehe Baruti
Në Institutin e Kulturës Popullore
Autori: Ervehe Baruti
Marrë nga gazeta “Devolli” datë 16.07 1998.
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
  • 2
Time to create page: 0.144 seconds