E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: Per Dardhën është shkruar...

Per Dardhën është shkruar... 5 years 4 months ago #3

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Piktorët Dardharë


Ishte tradite ne te kaluaren ne Shqiperi qe profesionin e ushtruar nga nje pjesetar i farmiljes, me i vjeteri ne moshe, t'ua mesonte, e t'ia linte trashegim vellazerve, bijve ose te afermevs te fisit. Tipik e'shte rasti i nje plejade te tere piktoresh dardhare, te cilet duke ushtruar profesionin e zografit e kane lene ate trashegim brez pas brezi. Kjo brezni piktoresh, fillon me Nikolla Zengon ne gjysmen e dyte te shek. 18 -te e perfundon me piktore te kesaj familjeje ne ditet tona, si Andromaqi e Sofia Zengo.

1
NIKOLLA ZENGO
- Ka jetuar ne gjysmen e dyte te shekullit te 18 -te dhe gjysmen e pare te shekullit te 19 - te. Per te kemi pak te dhena. Dime se ka qene ne Rusi. Prej asaj periudhe trashegojme 25 skica te bera ne laps. Ato paraqesin figura e portrete aristokratesh te asaj kohe, me veshjet e tyre karakteristike ruse si dhe skena fetare si "Kryqezimi", "Ngjallja e Krishtit". Skicat deshmojne se autori eshte piktor, qe e njeh mire mjeshterine e tij dhe se ato perbejne punen pergatitore te piktorit per pune te tjera perfundimtare, te cilat fatkeqesisht nuk i njohim por tregojne se autori i tyre ishte piktor i njohur per kohe'n dhe jo person pa talent dhe kulture profesionale.

2
ANDON ZENGO
- Djali i Nikolla Zengos, trashegoi profesionin e zografit nga i ati. Ka jetuar nga gjysma e pare e shek. 19 - te, deri ne fund te atij shek. Edhe ai si i ati ka qene prift ( 1839 ). Ka punuar si kinograf ne Agios Oros ( Mali i Shenjte ) dhe ne Rusi.

3
PAPA JANI ZENGO
- ( 1832 - 1912 ). Kreu shkollen fillore greke ne Dardhe, me vone largohet nga fshati e shkon si girak zografi ne Malin e Shenjte e ne Korfuz. Ne vitin 1855 punon ne Larisa, ku mesoi dhe profesionin e fotografit, eshte nder fotografet e pare shqiptare ( ne mos i pari ) Fotografia e pare qe ruhet deri me sot eshte ajo e shkolles se Dardhes me 1876. Ne vitin 1855 ai ndjek ne Korce. Ishte drugdhendes. Me 1886 ai merret me levrimin e shqipes e ne kete drejtim na ka lene doreshkrim nje alfabet shqip me 33 germa, me te cilin beri perpjekje per te kthyer ne shqip Ungjillin. Ka mbetur nga veprat e tij te shumta vetem nje ikone "Peritoni" ( Rreth prerja e Krishtit ) e vitit 1864, qe me sa duket duhet te jete nga punet e tij fillestare ne fushen e piktures. Papa Jani Zengo profesionin e fotografit dhe piktorit ua me'soi edhe djemve te tij Vangjelit, Nikolles e Eftimit.

4
GR1GOR ZDRULI
- Vdekur me 1906, emri i vertete i tij ishte Sotir. Ishte prift dhe profesionin e zografit e mori ne Malin e Shenjte. Atje mbasi aftesohet ne kete drejtim, formon ateliene e vet, ku mesuan pikture shume djem te rinj shqiptare, si tre djemte e Papa Jani Zengos, Grigor Jeromanak Zdruli (i riu ). Thanas Zengo,Pancli Gjino, Spiridhon Dunka,Dhimiter Papaveshi nga Lehova, Marko Ballkameni, etj. Ka punuar ne ikonografi dhe afreske ne Manastiret Sinopetra, Votopet dhe Kseropotam. Ne Shqiperi ka pikturuar Kishen e She'n Thanasit ( Dardhe ). Ne Muzeuinin Mesjetar ne Korce hdodhen prej tij vetem tre ikona, te cilat deshmojne se ai ka qe'ne piktor i afte dhe me talent.

5
NIKOLLA ZDRULI - Vdekur (1899 ), veilai i voggl i Grigorit, qe si piktor njihet me emrin e tij fetar Neofit. Ka punuar bashke me te vellane ne Malin e Shenjte.

6
SOTIR PAPA ILIA
- ( 1870 - 1958 ). eshte nga fa-milja Kere, ka qe'ne prift. Ne Muzeun e Artit Mesjetar ne Korce ndodhen 15 ikona te tij. Ka punuar edhe ne kishat e She'n Gjergjit ne Dardhe e ne Korce. Pervec veprave me karakter fe*tar, ka lene disa punime laike qe tregojne se ato jane vepra te dala nga dore e stervitur e me dhunti. Ai konsiderohet si nje pikturen e tij vihet re nje fare shkeputje nga piktura lindore dhe ndikirn nga ajo perendimore. Vdiq ne Amerike' me 1932.

10
EFTHIM ZENGO
- Djali me i vogel i Papa Jani Zen-gos, Kreu shkollen fillore ne Dardhe'. Profesionin e zografit e rne'soi nga vellai i madh Vangjeli. Ka ndihmuar vellane e madh Vangjelin ne pikturimin e Xhamise se Mirahorit ne Korce me 1921 dhe kishert e Shen Gjergjit ne Dardhe. Te dy se bashku kane punuar edhe ne Greqi. Me 1928 kthehet perfundimisht ne Shqiperi.

11
THANAS TODI ZENGO
, lindi ne Dardhe ne vitet 50 te shekullit te kaluar dhe vdiq ne vitin 1920. Ka punuar si piktor ne Rumani, ku ka marre pjese ne pikiurirrrin e pallatit te mbretit rumun, bashke me piktore te tjere. Me Korce ne Muzeun Mesjetar ruhet prej tij vetem nje ikone e titulluar "Shikimi i te verberit". Eshte marre edhe me pikture lajke. Prej tyre ka mbruur vetem nje portret i Skenderbeut.

12
KRISTO THANAS ZENGO .
Ka mesuar profesionin nga babai i tij Thariasi dhe e ka ushtruar ate ne Greqi ku dhe vdiq me 1887.

13
PAPA HARALLAMB DARDHIOTI
- Ka lindur rreth vitit 1885 dhe ka vdekur para vitit 1920. Ka punuar si piktor ne Greqi dhe ne Shqiperine e Jugut, ne Sarande e gjetke.

14
KRISTO LIGOR VISHNJA
- 1878 - 1954. Ka punuar ne pikturimin e banesave populiore ne Korce e Dardhe e me se fundi ne Amerike ku emigroi dhe vdiq ne vitin 1954. Vepra e tij eshte pak e njohur. Ne Amerike eshte aktivizuar ne levizjen patriotike te shqiptareve.

15
KRISTO JANI RACI
- Ka zhvilluar veprimtarine e vet ne pikture ne Greqi, ku ka marre pjese ne zbukurimin e pal*latit mbreteror bashke me piktore te tjere. Ne Shqiperi ka punuar ne gjysmen e dyte te shekullit te 19 - te.

16
LEONIDHA (shofka)
- Ka punuar si piktor ne Malin e Shenjte dhe ne Korce. Vepra e tij ka mbetur e pa njohur dhe e Da studiuar. Ka punuar deri ne vitet e para te shekullit te 20 - te.

17
GRIGOR JEROMONAK ZDRULI ( I riu - 1885 -1958 ). Emrin e vertete e ka Kristo Andon Zdruli. Mesimet e para per pikture i mori ne Malin e Shenjte ne qeline atelie te gjyshit te tij Grigor Zdriui. Perveg panes si piktor ne Malin Athos, ka zhvilluar aktivitet te gjere patriotik. Per kete eshte arrestuar dhe mbajtur 3 muaj ne burg. Pas daijes nga burgu e largojne nga Greqia si person "non grata" Vjen ne Shqiperi, ku sherben si Kryeprift ne Pogradec ( 1924 ) si dhe ne Manastirin e Shen Gjon Vlasdimirit ue Elbasan. (c)korcavizion)Vdiq ne Kucove me 1958. Ne Muzeun e Korces ndodhen dka ikona te tij te vitit 1903. Ai dallohet ne artin e tij per kompozimet e paraqitura me vertetesi, madje edhe me peizazhe nga vendlindja e tij, Dardha.

18
SPIR1DHON DUNKA ( vdekur 1915. Ka punuar si piktor prane dajes se vei Papa Grigor Zdrulit ( i vjetri ) ne Athos dhe ne Dardhe.


19 - 20.
PAPA MeRKURI dhe PANDI GJINO
. Kane punuar ne funsd te shekullit te 19 - te dhe deri ne vitet 1920, ne disa kisha te Shqiperise. Si piktore jane rnesuar dhe formuar ne ateliene e Papa Grigor Zdruiit (i vjetri ) ne malin Athos. Kane pikturuar kishen e Shen Gjergjit ne fshatin Grapsh ( Devoll).

21
THOMAIDHA ZENGO ( 1905 1961 )
. Nga i ati Vangjeli mesoi profesionin. ne fillim si ndihmese e dj ne kishat e Shen Thanasit dhe Shen Triadhes. Me vone ka punuar shume ikona e piktura laike. Me 1935 emigroi bashke me buirin ne Amerike, ku vazhdoi te punoje si piktore, ne zbukurimin e kishes shqiptare . Vdiq ne Boston me 1961.

22.
SOFIA ZENGO PAPADHIMITRI (1915 - 1976 ).
Krahas talentit te lindur, ajo me'soi mjeshterine nga i all, dhe ka qene ndihmese, me te motren Thomaidha vine punimet e te atit ne kishat e Shen Gjergjit e te Shen Thanasit. Me 1941 kreu studimet ne Akademine e Arteve te Bukura ne Athine. Po ate vit kthehet ne atdhe dhe punon si mesuese vizatimi ne Korge. Ne vitin 1942 bashke me te motren Andromaqin, celen ne Tirane ekspoziten e pare, Me 1965 bashke me burrin e saj A. Papadhimitri dhe te motren Andromaqi, pikturojne kishen ortodokse te Tiranes. Po me 1965 cel ne Tirane ekspoziten e dyte vetiake. Piktura e saj dalloliet per ndertime me plane te medha, per ngjyrat e ngrohta e te thella. Me interes eshte vepra "autoportret". Ka lene edhe shume ikona te shperndara ne shume familje ne Dardhe e ne Korce, Tirane e gjetke. Ne Muzeumin Mesjetar ne Korge, gjenden 5 ikona te punuara prej saj. te reaiizuara me nivel te larte artistik. Sofia dhe motra e saj Andromaqi, jane piktoret e para shqiptare. Punimi i saj i fundit i takon vitit 1976.

23
SOTIRA ZENGO
- Lindur me 1922. Ka punuar si piktore ndihmese e babait te saj Vangjelit. Ka kryer punime te ridryshme ne studion e te atit.

24
KOSTANDIN ZOGRAFI
nga Dardha pikturoi me 1825 nje ikone te Krishtit per kishen e Shen Gjergjit te Dardhes. Gjithashtu me nentor 15 1831, . nje ikone te Krishtit po per kishen e Shen Gjergjit ne Dardhe. Me 1934 pikturon nje ikone te Krishtit per Manastirin e Shen Ilias ne Hocisht. Piktori Jani A ... nga Dardha, pikturoi nje ikone te Shen Mitrit, per kishen e Shen Mitrit ne Kamenice te Korces me 1864.


PS: Shkrimi është copy-paste... kështu që të më falni për gabimet drejtshkrimore dhe ato ortografike.
The administrator has disabled public write access.

Per Dardhën është shkruar... 5 years 4 months ago #4

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
Polikarpi Boçi

Dardharët, homazhe Polikarpi Boçit në Greqi
13 Dhjetor Ëndërr e realizuar pas 185 vjetësh

Rreth 35 banorë të fshatit Dardhë të rrethit Korçë, kanë vendosur lule dhe kurora lulesh te monumenti i Polikarpi Boçit, në qytetin Larisa të Greqisë. Kjo kishte qenë një ëndërr e vjetër e dardharëve, pasi Polikarpi Boç,i edhe pse ka monumentin e tij në Greqi, është njëri prej bashkëfshatarëve të tyre. Dëshira e dardharëve për të nderuar njeriun e tyre ka gjetur realizim pas 185 vjetësh.

Për të shkuar deri te monumenti i Polikarpi Boçit në Larisa, 35 dardharëve u është ofruar ndihma e konsullatës greke në Korçë, e cila u tregua e gatshme në nxjerrjen e vizave për të gjithë dardharët që kishin shfaqur një dëshirë të tillë, tregon njëri prej vizitorëve të këtij monumenti, Niko Balli.

Veç kësaj, dardharët në momentin që kanë mbërritur në Larisa janë shoqëruar edhe nga përfaqësues të pushtetit vendor atje, madje kanë marrë pjesë edhe në një meshë, në nderim të figurës së Polikarpi Boçit. Mes dardharëve kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Mitropolia e Korçës, pasi Polikarpi Boçi ka shërbyer në qytetin e Larisas.

Duke treguar diçka për Polikarpi Boçin, Niko Balli tregon se ky dardhar, i cili ka monumentin e tij në Greqi, ka luftuar për çlirimin e popullit grek, ndërsa më pas u vra nga turqit.

“Shtëpitë e vjetra të tij, janë ende edhe sot e kësaj dite në fshatin tonë, tregon Niko Balli, edhe pse janë të rrënuara. Fshati ynë është mjaft i vjetër dhe të gjitha shtëpitë e Dardhës kanë një moshë mbi 200-vjeçare. Njëra prej tyre është ajo e Polikarpi Boçit. Në fshatin tonë të gjithë e dinë se babai i Polikarpit Boçit quhej Jani Boçi, ndërsa nëna e tij kishte një emër të veçantë, e quanin Kiraca. Polikarpi ishte djalë i vetëm i Jani Boçit, i cili përveç Polikarpit kishte edhe katër vajza. Polikarpi Boçi jetoi vetëm 42 vjet, sepse u vra nga turqit, të cilët, pasi i prenë kokën e hodhën në lumin e qytetit Larisa. E gjithë kjo histori ka të bëjë me faktin se Polikarpi Boçi luftoi për çlirimin e popullit grek. Sigurisht, grekët e nderojnë për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e popullit grek, por ne e nderojmë atë si bashkëfshatarin tonë”, përfundon Niko Balli.
The administrator has disabled public write access.

Re: Per Dardhën është shkruar... 5 years 4 months ago #5

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
PERKUJTOHET “VELLAZERIA MIREBERESE E DARDHES”



Nga ROZI THEOHARI Boston

Shqiptaro-amerikanet e Bostonit me origjine nga Dardha e Korces perkujtuan 100-vjetorin e themelimit te shoqerise “Vellazeria Mireberese e Dardhes” e para shoqeri ne baze fshati e shqiptareve te Amerikes. Me iniciativen e shoqerise dardhare “Mbleta” dardharet e perkujtuan kete dite te shenuar ne qytetin e Usterit, MA, me 30 dhjetor 2005. Fjalen e rastit e mbajti Sotir Pani, i biri i patriotit Vasil Pani dhe i nipi i Josif Panit, nje nga iniciatoret e pare per themelimin e shoqerise “Vellazeria Mireberes e Dardhes”. Sotiri foli per aktivitetin e shoqerive dardhare ne Amerike, te cilat per 100 vjet treguan kujdesin, perkrahjen dhe dashurine e tyre per Dardhen dhe atdheun e larget. Gjithashtu ai vuri theksin ne mundesine e rritjes se aktivitetit te shoqerise dardhare “Mbleta”, e rikrijuar ne vitin 2001, ne Boston. Pjesemarresit ne mbremje, dardhare te Usterit, Bostonit dhe nga qytetet e tjera te Amerikes treguan me emocion kujtimet e tyre nga gjysherit dhe pjesetaret e tjere te familjes, te emigruar ne SHBA ne fillim te shekullit te kaluar. Ata kenduan se bashku kenge te vjetra folklorike dardhare, hodhen valle dhe e festuan kete dite perkujtimore se bashku me gezimin e ardhjes se Vitit te Ri 2006.

PAK HISTORI

Fshati yne Dardhe ndodhet ne juglindje te KorcEs, i ngritur mbi nje koder te embel 1300 metra mbi nivelin e detit, rrethuar me kurora malesh te pyllezuara. Veshtiresite e jetes ne fshatin malor, me toka te pakta buke dhe nevoja e mbrojtjes nga rreziqe te ndryshme, i kishin afruar dardharet, i kishin vellazeruar te ndihmonin njeri- tjetrin me kurajo, guxim e solidaritet.Virtyti i vellazerimit tek dardharet vihej re sidomos kur ata emigronin, ne grupe, e punonin ne kurbet, prane ose larg shtepise, pa harruar dashurine per fshatin e per Atdheun, me te cilen edukoheshin qysh ne vogeli. Emigrimi masiv drejt Perendimit, sidomos ne Amerike, ne fillim te shekullit te kaluar, ishte nje ngjarje tronditese per cdo familje te fshatit, nje ndryshim me efekte emocionale, demografike e socialekonomike brendaperbrenda familjeve, fisit, fshatit.
Emigrantet e pare dardhare ne SHBA u vendosen kryesisht ne zonen e Bostonit e ne rrethinat, duke u shperndare me vone ne qytetet e tjera te Massachusettsit, si dhe ne shtetet e tjera. Nje pjese e emigranteve sollen me vete idete e patriotizmit e te levizjes kombetare te rilindesve tane, qofte atyre brenda atdheut, qofte te bashkatdhetareve te Rumanise, Bullgarise, Greqise etj.
Me 1905 dardhari Sotir Kristo Noke ngriti te paren shtypshkronje shqipe ne Amerike, ku, me tej, ai botoi gazeten “Kandili i kuq”. Ne po kete shtypshkronje ka filluar te botohet me vone edhe gazeta “Dielli”. Po me 1905 Petro Nini Luarasi krijoi ne Bufalo dhe ne Jameston te paren shoqeri shqiptare “Malli i memedheut”. Por, historikisht, shoqeria e pare e shqiptareve te Amerikes permendet “Vellazeria mireberese e Dardhes” e organizuar ne Boston me 1 janar 1905, ne baze fshati. “Vellazeria” kishte per qellim te kontribuonte per perparimin e fshatit te lindjes dhe te ndihmonte familjet e varfra fshatare. Kjo shoqeri, e cila kishte anetare edhe ne fshatin e Dardhes, me gjithe emertimin “mireberese”, kishte detyre te bashkonte te gjithe dardharet ne levizjen e pergjithshme per zgjidhjen e problemeve kombetare, per mbrojtjen e fshatareve te varfer nga zullumet e pushtuesve e te bejlereve. Ne mbledhjen e pare te shoqerise, me 1 janar 1905, u regjistruan 132 anetare, burra e djem dardhare. Ata miratuan njezeri thirrjen qe “Vellazeria e Dardhes” u drejtonte bashkefshatareve, si vijon:

T H I R R J E

“ Teresia e anetareve te “Vellazerise mireberese te Dardhes”, u ben thirrje djemve te Dardhes kudo qe gjenden, atyre qe interesohen per vendlindjen e tyre dhe iu lutet te ndihmojne vellazerine per plotesimin e qellimeve te shenjta e te larta ne mbarevajtjen e vendlindjes sone.”
Kryetar i “Vellazerise mireberese te Dardhes” u zgjodh dardhari i nderuar Misto Millona. Si aktivitet te pare shoqeria e dardhareve u kujdes per problemet komunale te fshatit. Me te hollat qe u mblodhen nga emigrantet dardhare, u paguan shpenzimet per shtrimin me kalldrem te rrugeve te Dardhes dhe ndertimi i ujesjellesit me 12 cezma anes rrugeve te fshatit. Por, sipas kronikave, vellazeria dardhare dergoi ndihma edhe ne vise te tjera te Shqiperise.
NE mbledhjen e saj, ne janar 1907, dardhari e publicisti i shquar Josif Pani tha: “Jam i sigurt se ne qe u rrefyem te zoterit te bashkohemi e te punojme me nje mendje per nje qellim si ky i vellazerise sone, ashtu kemi per te qene te zoterit te punojme edhe per ndonje qellim me te madh e me te shenjte.” Ky fjalim eshte botuar ne gazeten “Kombi” me 25 janar 1907. “Shpreh gezimin per perparimin e vellazerise dardhare, - shkruante Josifi.- Ky perparim u be se shoqeria kishte ne krye drejtues te zotet dhe ndihmen e tere anetareve te saj. Ne qofte se do te kemi kete dashuri, kete bashkim ne mes nesh edhe ne te ardhmen, do te bejme punera te rendesishme per Dardhen.
Ne nuk duhet te harrojme fshatin tone ku pame per here te pare driten e diellit, se atje secili nga ne ka lene njerezit e dashur te familjes qe presin nga ne te shohin ndonje te mire. Fshati yne ka djem plot patriotizem”
Nje shoqeri e dyte e dardhareve te Amerikes u krijua me 1906 ne Kembrixh, Mass. Ajo quhej “Vellazeria patriotike e Dardhes” dhe kishte te njejtin qellim e synim me ate te paren: vellazerimin e dardhareve dhe perparimin e fshatit.
Ne mars 1908 Fan Noli, i dorezuar prift, mbajti te paren meshe shqiptare ne Amerike. Misto Millona ishte anetar i komisionit te kishes se pare autoqefale shqiptare dhe bashkepunetor I At Fan Noli. Ishin dardharet, ndermjet emigranteve te tjere, qe ndihmuan ne organizimin e sherbeses kishtare.
Me 1 mars 1909 djemuria dardhare e Amerikes organizoi te parin klub kombetar ne SHBA, me emrin “Klubi i dardhareve te rinj Perparimi.” Sipas nje shkrimi te dardharit te shquar Koste Isaku, qellimi i kesaj shoqerie ishte: “TE permbledhe djemerine per t’u mejtuar bashke dhe per te nxene libra dhe flete te ndryshme morale dhe shkencore duke themeluar nje biblioteke ne sallen e klubit, te mbledhe prej kohe dardharet e Amerikes, per t’u mejtuar punet me rendesi te Atdheut dhe me ne fund vendosi te hape nje shkolle shqipe ne Dardhe dhe te paguaje nga arka mesonjesit” Me 1910 u be bashkimi i dy vellazerive dardhare ne SHBA ne nje shoqeri te vetme me emrin “Vellazeria mireberese patriotike e Dardhes” me kryetar Thrasivule Nacin. Ashtu si ne Amerike, ekzistonin shoqeri te vellazerimit te dardhareve edhe ne Bukuresht te Rumanise, me te njejtat qellime e aspirata. Dardhari patriot, demokrati e publicisti Sotir Peci ka luajtur nje rol te vecante jo vetem ne vellazerimin e dardhareve, por edhe ne levizjen patriotike shqiptare. SE bashku me Fan Nolin, Josif Panin, Goni Katundin e te tjere, projektuan krijimin e shoqerise kulturore shqiptare “Besa-Besen” ne SHBA, e cila u themelua me 6 janar 1907 ne mbledhjen e shqiptareve nga gjithe qytetet e Amerikes. NE vijim, dardhari Koste Isaku ishte nder organizatoret kryesore te krijimit te klubit kombetar “Zgjimi” ne ManCester me 1911. Qellimi i ketij klubi ishte perhapja e gjuhes shqipe dhe pergatitja e atdhetareve per nevojat e kombit. Fan Noli ka thene se “Kosta Isaku eshte ylli i levizjes shqiptare ne Amerike.” Shume dardhare moren pjese ne shoqerine “Malli i memedheut”, ne shoqerine “Besa-Bese” si dhe ne federaten panshqiptare “Vatra”, qe u krijua nga bashkimi i gjithe shoqerive shqiptare te SHBA-se. Nje nder veprimtarite kryesore te ketyre shoqerive ishte mbrojtja e mesimi i gjuhes shqipe, si themeli i perhapjes se kultures dhe kultivimit te ndjenjave kombetare.
Atehere ne fshatin e Dardhes kishte vetem shkollE greke, mEsimi i gjuhes shqipe ishte i ndaluar. Por gjuha e nenes mEsohej fshehurazi, individualisht ose ne grupe te vogla.Josif Pani shkruante ne “Dielli” me 23 qershor 1911: “jemi shqiptare dhe s’behemi greker, ne Dardhe s’ka greke.”
Numri i pare i gazetes “Kombi”, botuar me iniciativEn e Sotir Pecit, doli mE 6 qershor 1906, si organ i perjavshem. Gazeta shtypej ne nje tipografi te vjeter te blere me keste, ne bodrumin e nje shtepie te vjeter ne Boston. Prane Pecit ne shtypshkronje punuan edhe dardhare te tjere, vullnetare, gjate kohes se lire. Intelektuali dhe publicisti dardhar Sotir Peci e vendosi “Kombin” mbi nje platforme luftarake me pikesynim antiosman dhe antishovinist. Qysh ne kryeartikullin e numrit 3 te gazetes ai hidhte parullen: “ Qe te humbase a te degjohet emri shqiptar, eshte ne doren tone. Ne numrin 5, te 15 korrikut 1906, me titull “Vetem bashkimi mund te na shpetoje”, midis te tjerash shkruan: Duhet te na bashkoje dashuria e atdheut, duhet te na bashkoje gardhi i interesave te kombit, duhet te na lidhin qellimet dhe deshirat per lirine dhe qyteterimin e Shqiperise, vetem kjo lidhje eshte e shendoshe, vetem kete nuk munden ta keputin armiqte tane.” Me zellin e tyre patriotik dardharet Sotir Peci, Josif Pani, Koste Isaku, Vasil Pani e te tjere shkruan artikuj te panumert neper gazetat e diaspores amerikane. Me besimin ne idete e tyre demokratike e perparimtare, keta lidere dardhare u dalluan edhe per oratorine e tyre, aftesi e fituar nga pervoja gjate takimeve e mbledhjeve te organizuara me emigrantet shqiptare per te zgjuar tek ata ndergjegjen kombetare. NE vitin 1918 shoqeria e vellazerise dardhare u riorganizua dhe mori emrin e ri “Mbleta”. Programi i saj pershkohej nga nje frymE patriotike e kombetare kryesisht per perhapjen e arsimit shqip ne Dardhe e kudo, si dhe per t”™i dhene ndihma fshatit, per ngritjen e objekteve social-kulturore etj.
Midis viteve 1913 dhe 1920 shqiptaret e mErguar ndiqnin me shqetesim ngjarjet kritike qe ndodhnin ne atdhe. Evropa atehere ishte bere arene e Luftes se Pare Boterore, keshtu qe emigracioni ne SHBA kishte kushte mE te mira per te ndihmuar e per te vepruar ne interes te Shqiperise. Nga Dardha ate kohe ndodheshin 300 burra ne Amerike, te cilet ishin grumbulluar rreth shoqerise “Vatra”. Dardhari Leonidha Cika shkruan ne gazeten “Dielli” te 6 shtatorit 1913 mbi nevojEn e bashkimit te shqiptareve per mbrojtjen e atdheut. Ndersa Josif Pani, eruditi dardhar, botonte nje artikull ne “Dielli” me 17 prill 1914 kunder pretendimeve greke per pjesen jugore te Shqiperise, kerkonte zbrazjen e saj nga forcat greke, si dhe bente thirrje per ndihma.
Me 1917 deri 1918 Josif Pani botoi ne Uster ( Worcester), Mass, gazeten “Sazani”, ne shqip e anglisht, me anen e se ciles, se pari, keshillonte shqiptaret te bashkoheshin e te luftonin per te fituar pavaresine dhe, se dyti, i orientonte emigrantet shqiptare te bashkoheshin rreth federates panshqiptare “Vatra.” NE vitin 1920 dardhari patriot filloi botimin e nje gazete tjeter, “Drejtesia,” ne qytetin Watertown, Mass, duke shpenzuar si gjithnje, nga xhepi, edhe dollaret e paket qe fitonte per vete. Qellimin dhe synimin e tij per t’i sherbyer atdheut me pende dhe urtesi e devotshmEri, e shohim ne energjite e pasosura per t’u mEsuar emigranteve shqiptare gjuhen shqipe, duke ua lexuar gazeten “Kombi” e duke i aftesuar ta lexonin ata vete, mE vone.
NE komitetin e “Lidhjes Kombetare” te organizuar ne KorCE mE 1914 nga Themistokli GErmenji, benin pjese edhe shumE dardhare. Prane “Vatres” ne SHBA u krijua nje komitet qe do te merrej me organizimin e vullnetareve qe do te niseshin ne Shqiperi. “Vellezer!- shkruan gazeta Dielli” me 19 mars 1915,- Sot zeri i atdheut na therret”¦fati, lumturia dhe shpEtimi I atdheut jane ne duart tuaja. Bashkoji qe te jeni te fuqishem” KEsaj thirrjeje iu pergjigjen me gatishmEri shumE dardhare te emigruar. Dardhari Vasil Pani, 19 vjeC, ishte nder te paret qe u regjistrua, shembullin e tij e ndoqen edhe dardharet e tjere: Misto Millona, Jani Isak, Thoma Ktona, Ilo Zdruli, Sarandi Melka, Perikli Panori, Spiro Skende, Petro Laco etj., te cilet udhetuan per ne Shqiperi dhe moren pjese ne policine kombetare, qe e kishte krijuar Themistokli Germenji ne Korce. Nderkohe ne Amerike vazhdonte fushata per mbledhjen e ndihmave per Shqiperine. Josif Pani udhetonte neper qytetet ku ndodheshin Shqiptare, per te perhapur ndjenjat kombetare e per te mbledhur ndihma. Klubi i dardhareve “Perparimi” i dergoi dy telegrame KonferencEs se Paqes dhe dy telegrame KonferencEs se Ambasadoreve ne Paris per mbrojtjen e kufijve te Shqiperise. Perpjekja per bashkimin e gjithe shqiptareve te Amerikes per shpEtimin e atdheut e nxiti dhe e frymEzoi dardharin muzikant Thoma Nashi te organizonte bandEn “Vatra”, me djem te rinj punetore fabrikash pa asnje pergatitje muzikore, por me vullnet te madh. Banda ngriti lart frymEn e atdhedashurise ne Amerike dhe ne Shqiperi, ku ajo shkoi ne disa turne. Kur gjEmonin armEt, ne luften e Vlores me 1920, banda e Thoma Nashit shkoi ne Vlore ku jepte koncerte per vullnetaret e luftes, ne vijEn e frontit. Aty Thomai kompozoi kengEn e njohur “Vlora, Vlora.” Me 1922 Vasil Pani ishte anetar i komisionit qendror te “Vatres .” Shpejt ai u zgjodh arketar e sekretar i saj. Restorantin e Vasil Panit, “Court House Lunch” ne Kembrixh, shqiptaret e quanin “institut kombetar”. Per 25 vjet aty beheshin shpesh mbledhjet e “Vatres” dhe, pas punes, Vasili bujar e mikprites i mbante per darke bashkatdhetaret. KEte “institut” ku bisedohej per fatin e lEvizjes shqiptare, e vizitonte edhe Faik Konica, i cili ishte mik i ngushte i Vasilit. Patrioti Vasil Pani u zgjodh kryetar i “Vatres” prej vitit 1929 deri me 1946. Imzot Noli, ka thene: “Vasil Pani ka qendruar kurdohere ne kryen e taborit te shqiptarizmes.” Burrat emigrante dardhare, disa te shkolluar, disa jo, punuan me endrra , energji e sakrifica te panumerta per te siguruar nje jete me te mire per veten e tyre e per familjen, per te nderuar emrin e mire te Dardhes dhe te vendlindjes. Nga nje liste e gjate me dhjetera e dhjetera emra dardharesh te nderuar e te afirmuar ne fusha te ndryshme, po permendim pak prej tyre: ne Boston, patrioti dardhar Gaqo Konda(Gjoleka) ishte menexheri i gazetes “Dielli”.
Ne Nju-Jork dardhari Vangjo Llaci studioi e punoi si doktor me nje emer te degjuar. Dardhari Gaqo Qano studioi per doktor dentist dhe vellai i tij, Petraq Qano u diplomua per farmacist. Te dy vellezerit u kthyen ne atdhe, per ta vene profesionin e tyre ne sherbim te bashkatdhetareve.
Ne Boston, po ashtu, ishin te degjuar Niko Isaku dhe i vellai, Andrea, per profesionin e kerkuar si arkitekte vaporesh. Ata ndihmuan edhe ne ndertimin e kishes shqiptare te Usterit, Mass. Sofok Stefani punonte si kryepunetor ne fabriken e kepuceve ne Cikago. Koste Raci ka qene kryetar i kishes ortodokse te Shen Gjergjit ne S.Boston. Patrioti dardhar Thoma Mangelli ka sherbyer ne ushtrine amerikane me graden e kapitenit. Fotografi dardhar Pero Kacauni hapi nje studio moderne ne Boston me emrin “Perry Studio”. Thoma Nashi studioi per muzike e krijoi banden “Vatra”. Po ashtu, muzikanti Thoma Vishnja drejtoi nje bande muzikore ne Xhejmstaun. Stavri Pani ka fituar certifikata vleresimi per mjeshterine e tij ne punimet artistike te argjendit. Pikturat e Nikolla Zengos qarkullonin neper qytetet e Amerikes. Xhoxhi Racka studioi dhe punoi si inxhinier elektrik. Llazar Vishnja ishte drejtor i Radios ne Uster, Mass. Gaqo Xhamo ka qene nje aktivist i dalluar dhe sekretar i deges se “Vatres” ne Detroit, ku ekzistonte nje komunitet dardharesh. Po ne Detroit, Pandi Ceku, i vetmi biznesmen qe jetoi e punoi ne mirekuptim dhe miqesi ne nje lagje zezakesh te qytetit, u zgjodh per disa kohe anetar I keshillit bashkiak te Detreoit.

EDHE NJE HERE RRUGEVE TE KURBETIT

Nje jete te tere dardharet kishin pritur me ankth ardhjen e “plikove” nga Amerika, kur degjonin ding-danget e kembanes se kishes se fshatit qe lajmeronin ardhjen e postes. Por erdhen vitet dramatike te ‘90-s, kur ish-bijte e emigranteve dardhare ne SHBA, tashme gjysher e gjyshe, u pajisen me pasaportat amerikane dhe kuturisen e kapercyen Atlantikun. Sot numerohen mbi 100 familje dardhare ne Boston, Uster, Somervill, Kuinci, Medford, Dorcester te Massachusettsit si dhe ne qytetet e medha Detroit, Cikago, Dallas, Filadelfia dhe ne shtetet Arizona, Florida, Nju-Jork,Nju-Xhersi, Nju-Emsher e gjetke. TE gjithe i jane perveshur punes, punes se rendE e topitese, pa marre parasysh shkollEn apo profesionin qe kane pasur. Kane ardhur mbi 240 dardhare. Sotir Pani, i biri i Vasil Panit i ka te gjithe te regjistruar ne fletoret e tij, duke ndjekur vazhdimisht ndryshimet demografike. Emigrantet dardhare miratuan propozimin per te rikrijuar shoqaten dardhare “Mbleta”, shoqate qe dikur e drejtonte Vasil Pani, kryetari i “Vatres”. Jani Melka se bashku me Sotir Panin dhe Koco Tollkon, ringriten shoqaten “Mbleta”, e cila u shpall ne piknikun e dardhareve ne Southbric, me 26 gusht 2001, me kryetar pedagogun Dhimiter Skende. Nje nga qellimet e shoqerise “Mbleta” eshte qe te forcoje lidhjet shoqerore e shpirterore midis bashkatdhetareve e te kontribuoje ne menyra te ndryshme, qe dashuria per atdheun dhe per fshatin tone, Dardhe, te ruhet e te mbetet e pashuar brez pas brezi. Nje tjeter detyre eshte: te studiohet me thelle emigracioni I dardhareve ne Amerike, qe ne fillimin e tij e deri ne ditet e sotme, duke mbledhur kujtimet, duke shfrytezuar shtypin, duke organizuar tubime etj.
Ndermjet aktiviteteve te saj shoqeria “Mbleta” organizon dy takime te pervitshme te dardhareve ne Boston e rrethinat: piknikun e dardhareve ne Uster, Mass., gjate stines se veres dhe mbremjen e Vitit te Ri me 30 dhjetor.
Nje pjese e mire e emigranteve dardhare, ardhur ne 10-vjecarin e fundit, ishin intelektuale. Ata me te rinjte ne moshe vazhduan kolegjet e universitetet e Amerikes. Jane te panumert studentet dardhare qe kane mbaruar “master” ne universitetet amerikane dhe sot jane punesuar sipas profesionit ne kompani e vende pune te ndryshme. Tradita arsimdashese e dardharit, respekti I tij per dijen e kulturen , sot, ne Amerike, eshte ngritur ne kult me shume se kurre.
Ne dardharet e Bostonit me rrethinat perkujtuam 100-vjetorin e themelimit te shoqerise “Vellazeria Mireberese e Dardhes”, me emocione e krenari. Ne nje hark kohor shekullor fshati yne i ka dhene atdheut personalitete te shquara ne fushen e shkencave te ndryshme, ne politike, letersi, art, muzike etj.
Dhe tok me ta, Dardha i ka dhene botes dhe Shqiperise austronautin, kolonelin William
Gregory. Austronauti amerikan me origjine nga Dardha, W.Gregory, gjate fluturimit 16-ditor me anijen kozmike Shuttle “Endeavor” STS-67, nga data 2 deri 18 mars 1995, ka marre me vete ne kozmos nje flamur shqiptar.
Pra, brenda 100 vjeteve Dardha ka dhene shume personalitete te shquara: rreth 200 mesues e pedagoge, mes tyre dy profesore: prof.Spiro Konden dhe prof.Koco Gliozhenin; rreth 300 kuadro te tjere me arsim te larte, disa prej te cileve kane fituar tituj e grada te larta shkencore; artiste, piktore, shkrimtare, publiciste, politikane etj, qe kane lene emer ne historine dhe kulturen e kombit shqiptar dhe
te kombeve te tjera. Dardha mburret me dy ministrat e Arsimit, Pecin e Lacon dhe austronautin, Gregorin.
Prandaj dardharet kane qene, jane e do te vazhdojne te jene krenare per
fshatin e tyre; Sic ka thene shkrimtari yne i mirenjohur dardhar Teodor Laco: “Ne dardharet jemi shume “fodulle” per fshatin tone!”
yahoo
The administrator has disabled public write access.

Re: Per Dardhën është shkruar... 5 years 4 months ago #6

  • BRUKO
  • BRUKO's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 92
  • Thank you received: 4
  • Karma: 0
NJË MUZE ATJE NË DARDHË…

“ Josifi( Pani) nuk e kurseu djalin e tij, por e bëri therror në altarin e atdheut si Abrahami Isakun dhe e dërgoi shpresën e ngushëllimin e pleqërisë, Vasilin 19 vjeçar, të mbrojë truallin e shënjtë të Atdheut me krahërorin e gjakun e tij.”.

Atë Naum Cerja
Gazeta “Drejtësia”, 1920, Boston


Shkruar nga KOLEC TRABOINI

Vite të shkuara, kur Sotir Pani po gatitej të merrte udhën matanë oqeanit, ashtu siç e kishim marrë një shekull më parë gjyshi Josif e më pas babai i Sotirit, Vasil Josif Pani, bashkfshatarët e tij nga Dardha, shokët e miqtë u mblodhën ta përcillnin dhe dikush i lëshoi një zë: “Pse po na lë e po ikën, o Sotir Pani”. E Sotiri me të qeshur por edhe i menduar u tha, “Po iki se kam mall, dua të shoh varrin e babait që për herë të fundit e kam parë kur isha 4 vjeç.”
E shokët e miqtë e kuptuan se çfarë ziente në shpirtin e dardharit të tyre Sotir Pani. Nuk ishte një ikje si të gjitha ikjet e tjera pas të cilave marrosej njerëzia që e kish përvëluar skamja. Ish tjetër, shumë më e fuqishme se sa dëshira për një jetë më të mirë. Ishte pjesa e jetës së tij e munguar që prej viteve të hershme të fëmijërisë.




Sotir Pani me dy nipërit pranë flamurit të gjyshit të tij Josif Pani.



U gjend në Boston me 25 prill 1995. La pranverë e lule mimoze që i jepnin aromë krejt Tiranës e gjeti një pranverë ku bimësia ende druhej e veç tulipanët kishin guxuar të nxirrnin fletët e gonxhet përmes dheut ende të akullt të Nju Inglandit..
Si gjithë emigrantet pati veshtirësit e fillimit, por erdhi një ditë që edhe ai u sistemua. Më të lehtë mërgimin, disi në moshe të madhe, ja bënte prania e djemëve e nipërve e mbesave që erdhën në Amerikë bashkë me të e me të shoqen Margarita, mësuese në pension. .
E para gjë që duhej të bënte ishte të shkonte tek varri i babait të vet Vasil Pani, kryetar e sponsor i Federatës “Vatra” për shumë vite e i vdekur ende i ri larg mëmëdheut.
Ishte një ditë vere dhe Bostoni shpaloste kudo bukurinë e vet.
Mblodhi fëmijët, me nipër e mbesa e bashkë me gruan, me tufa lulesh në dorë, shkuan në qytetin Watertown. Pasi Andrea pyeti, i treguan një vend plot gjelbërim me drurë shekullorë e me lule shumëngjyre. Para se të bëhej varrezë me emrin Mount Auburn, ky vend kishte qënë një kopësht botanik.
U mblodhën të gjithë pjestarët e familjes Pani rreth një pllake guri ku shkruhej një emër i dashur. Një emër i gdhëndur në gur ishte gjithçka që kishte mbetur nga njeriu prej të cilit e kishin prejardhjen e për të cilin përkuleshin me veneracion.
Për Sotir Panin ishte fort i dhëmbshëm ky çast. Ai sillte jo veç mallin e vet e të familjes, por, ah, edhe atë të shamizezës e zëmërbardhës nënë Evridhiqi, qe e ngrysi jetën e vejë me dy fëmijë të vegjël, Soton dhe motrën më të vogël Dhoksia.
Sotir Pani nuk foli, sytë i mbajti të ashpër për të mos lënë të rrjedhin lotë para fëmijëve, por veç shpirtit nuk kish ç’ti bënte. Shpirti i lotoi për babanë, dashuria e të cilit i mungoi tërë jetën. E tha, me mend e jo me gojë, dy fjalë që në ishte e mundur t’a dëgjonte i vdekuri i varrosur në vitin 1947 “ Baba, ti ike e na lë. Nuk deshe të na lije jetim por vdekja të mori përdhuni…Por unë them se vdekja jote u mund, se ja, më le djalë të vetëm, sot të solla para teje dy djemë, e njëri nga ata mban emrin tënd Vasil, e kudo që shkon në Boston e thërrasin Vasil Pani e mua më duket sikur gjithësesi ti ende gjallë je.”
Pas kësaj dite, që nuk e harron kurrë, Sotir Pani e ndjeu veten më të qetë. Nisi jetën e përditëshme të emigrantit në qytetin e Bostonit. Ishte kurioz të shonte e të shihte nëse qëndronte akoma në këmbë ndërtesa ku kishte qënë restoranti i babait të vet, ku mblidheshin shqiptarët me Nolin e Konicën sepse Vasil Pani të dy miq për kokë i kishte. Bashkë me Andrean, të birin vajti në 217 Kembrixh Street. Atje kishte vetëm një parking dhe përballë ndertesa e gjykatës që i kishte rezistuar kohës. Restorantit pikërishte për këtë afërsi i kishin vënë emrin Court House Lunch. Po atje tashmë as restorant e as ndertesë nuk kish. I kishte rënë një zjarr e qe djegur vite të shkuara. Shumë kujtime e shumë ngjarje qenë përvëluar bashkë me atë zjarr fatal. Por gjithësesi diçka duhej të kishte mbetur ende pa u zhdukur. Më parë, kur ishte në Shqipëri, kishte kërkur nëpër koleksionet e vjetra të Bibliotekës Kombëtare. Menjëherë i shkoi mendja të shihte se mos në Bibliotekën e madhe të Bostonit ruheshin gazetat shqipe të kohëve të shkuara. Mrekullisht çdo gjë ishte ruajtur me kujdes. Gjeti gazetën “Kombi”, “Dielli” “Republika” e “Liria”.





Josif e Vasil Pani – “At e bir për mëmëdhenë”, siç i ka cilësuar Skender Luarasi në vitin 1965.

Duke skeduar e ngacmoi një ide. Sa mirë do të ishte që këtu në Boston, në këtë qytet ku lindi Federata “Vatra” të ngrihej një muze, ku gjeneratat e reja të shqiptarëve në Amerikë, nepërmjet fotografive e dokumentave të njiheshin me historinë e emigracionit shqiptar.
Por që të bëhej kjo kishte shumë punë. Ishte si të thuash një ëndërr. Por kur një ëndërr e sheh më shumë se një herë ajo është diçka më shumë se një ëndërr; është një pasion që të shtyn të meditosh, që jo rallë të pushton e të bën të jetosh çdo ditë e çdo natë me dëshirën për të realizuar atë çfarë në përfyrime të shfaqet si një mirazh që herë herë tretet si një pikë vese në diell.

* * *

Veç kishte ende një detyrim ndaj babait që nuk priste. Në vitin 1997, mbushej gjysëm shekulli qëkur Vasil Pani, krejt papritur, në orët e para të mengjezit, ndersa hynte në restorant, ra pik i vdekur. I kishte pushuar zemra.
Pasi Sotir Pani bisedoi me motrën Dhoksia, vendosën që me shpenzime e veta familjare, pikërisht me 11 dhjetor, në 50 vjetorin e vdekjes së babait, Vasil Josif Panit, të shtronin një drekë përkujtimore.
Ishte një ditë që nuk do ta harrojë kurrë. U bashkuan njerëzit në perkujtim të babait e shkuan të vendosin lule në varrin e tij. Më pas në “Pier Four”, restorantin e bashkatdhetarit Anthony Athanas u shtrua dreka përkujtimore ku u gjëndën pjestarë të familjes, të fisit, bashkfshatarë nga Dardha e miq të familjes Pani.
Në një kënd të sallës Sotiri kish vendosur dy stenda me fotografi ku tregoheshin aspekte nga jeta dhe veprimtaria atdhetare e Vasil e Josif Panit.
Pasi i përshendeti të pranishmit në emër të familjes, Sotiri i dha fjalën atyre që e kishin njohur Vasil Panin. Një ndër ata ishte Xhorxh Racka, dardhar, që e kishte njohur nga afër e kishte punuar në restorantin Court House Lunch të Vasil Panit. Foli dhe Anthony Athanas. Gloria Hill dhe Dorothi Ilia sollën kujtimet e tyre të asaj kohe.
Ishte vetëm 13 vjeç kur dha kursimet e veta për hapjen e shkollës Normale të Elbasanit, veprim që e përshëndeti gazeta “Dielli”. Në një fotografi të vitit 1914 duket Vasili në moshën 19 vjeç pjestar i çetës së Themistokli Gërmënjit kundër andartëve grekë. Disa vjet më vonë Atë Naum Cerja shkruante në gazetën “Drejtësia” Boston: “ Josifi( Pani) nuk e kurseu djalin e tij, por e bëri therror në altarin e atdheut si Abrahami Isakun dhe e dërgoi shpresën e ngushëllimin e pleqërisë, Vasilin 19 vjeçar, të mbrojë truallin e shejtë të Atdheut me krahërorin e gjakun e tij.”.
Në vitin 1925 Vasil Pani u zgjodh sekretar i Federatës Panshqiptare “Vatra”, ndërsa nga viti 1929 në kuvendin e 18-të u zgjodh kryetar i Federatës, detyrë që e kreu për 12 vjet.
Në ato vite restoranti i tij ishte kthyer në një qëndër ku mblidheshin shqiptarët.
Ai ishte mik me Faik Konicën e Fan Nolin. Në fotografitë e kohës Vasil Pani ndodhet në krah të Faik Konicës, ndërsa në fundin e një fotografie të Faikut, shkruhet ky autograf: “Mikut të dashur z.Vasil Pani. Për kujtim Faik Konitza. Në Vashington me 16 Maj 1937”.
Kjo fotografi qëndron pranë një telegrami ngushëllimi që Vasil Pani kish marrë me 22 maj 1934 nga Faik Konica, kur u hap lajmi i hidhur i vdekjes së Josif Pani në Dardhë të Korçës. “Mësova me hidhërim të madh vdekjen e atit tuaj të dashur Josif Pani. “Ish një shqiptar me karakter të shëndoshë, një nacionalist me ndjenja të kthjellta, një bashkëpunëtor i imi i vjetër dhe një mik i patundur”.
Vlerësimi i lartë i atdhetarit të madh Faik Konica ishte vertetë i meritueshëm. Josif Pani ka qënë ndër mërgimtarët e parë dhe ndër të parët veprimtarë e themelues të shoqërive shqiptare në mërgim. Kryetar i shoqatës “Besa-Besë” që në vitin 1906. Bashkë me Sotir Pecin kanë qënë krijuesit e parë të shtypit shqiptar në Amerikë. Ka shkruar në gazetën “Kombi” e me pas ka krijuar gazetat e veta si botues e editor; “Sazani” e “Drejtesia”, si dhe revistën “Adriatiku dhe lufta europiane”. Si gazetar e politikan Josif Pani, njihet si propoganduesi i parë i ideve të social demokracisë ndër shqiptarë dhe përhapës i zjarrtë i mendimit se perparimi i kombit vjen nga arsimimi i popullit.
At Fan Noli në vitin 1948 do të shprehej: “ Vasil Pani ka qënë tërë jetën nga të parët në fushën patriotike. Patriotizmin, Vasili e trashëgoj nga i ati, i ndjeri Josif Pani. Këtë trashegim Vasili e vazhdoi deri sa dha shpirt.”.
Me 11 dhjetor 1998, me rastin e 51 vjetorit të vdekjes së Vasil Josif Panit, nga Federata “Vatra”, me qëndër në Nju York, erdhën përfaqesues të saj dhe bashkë me pjestarë të familjes Pani bënë homazhe e vendosen lule në varrin e Vasil Panit në Mount Auburn Cemeter, Watertown. Kryesia e “Vatrës” shtroi me këtë rast një drekë përkujtimore në një restorant në Copley Square të qytetit të Bostonit.

* * *
Pasi u ndje i qetë, se gjithësesi e kishte kryer detyrën si bir, Sotir Panit nisi ta shqetësonte një mendim disi tundues. Mirë ne që jemi të një brezi afër traditës, që ruan ende doket e zakonet e mira të popullit, që respekton me admirim kujtimin e parardhësve, por më tej, nëse këto vlera historike që ende ekzistojnë e që më së shumti i zë pluhuri i harresës, pra më pas çdo të bëhët, brezat e tjerë do ta ruajnë apo harrojnë atë çfarë prindët tanë me mund, djersë madje edhe me gjak e krijuan.
Se ja vlerat dokumentare edhe gjënden, ca në biblioteka, ca në qilarët e kishave orthodokse të Bostonit, ca në sirtaret e shtëpive, por sa ato do ti përballojnë jetës së vrullëshme e plot tension që ka njeriu, aq më tepër mërgimtari. E një komunitet që nuk ka me se të dëshmojë tek brezat e ardhshëm krenarinë e të qënurit shqiptar, padyshim që e ka të vështirë të mbijetojë.
Sotir Pani shkonte këto vite çdo të dielë në kishe, por më shumë si atdhetar se sa orthodoks i devotshem. Se për Sotir Panin mbi të gjitha është atdheu, pastaj vinë të tjerat.
Padyshim që më së shumti ai ndodhej në tempullin e shqiptarizmës të shqiptarëve të Amerikës, në Katedralen e Shën Gjergjit në South Boston, afrohej pranë altarit ku i bëhej se ndjente frymën e Fan Nolit e merrte bekimin e tij. Këtë ndjeu edhe kur në emër të shoqërisë dardhare të ripërtrirë “Mbleta”, prej këtij altari foli për figurën e atdhetarit të madh Sotir Peci, me rastin e 70 vjetorit të vdekjes së tij.






Faik Konica me mikun e bashkpunëtorin e tij, publiçistin Josif Pani, Boston 1910.


Kemi aq shumë histori nëpër duar, mendonte Sotir Pani. Kemi kaq shumë miell e nuk bëjmë dot një bukë.
Ka aq shumë bisnesmenë shqiptarë, aq shumë breza të shkolluar, aq shumë njerëz të ditur, dale prej universiteteve amerikane e përshtatur mjaft mirë në jetën e këtij vendi, si vallë nuk i ngacmon ajo ide që mua më jep mundime. Për më tej edhe kur u thua, të përkrahin, të thonë ide e mirë, e më pas ikin secili në punë të vet duke harruar për çfarë u fol. Po e tërë biseda që Sotir Pani bën me miqtë e të afërmit është thjeshtë një muze. Pse mos të bëjmë një muze të emigracionit shqiptar këtu në Boston. Se ja kemi tre kisha pranë e pranë. Shtëpitë e Zotit janë, por nuk besoj se hyjmë në gjynah po të themi që njëra prej tyre do ti sherbente më shumë komunitetit shqiptar jo vetëm të Bostonit por të tërë Amerikës nëse kthehej në një Muze të shqiptarëve. Të shqiptarëve mërgimtarë që nën udhëheqsinë e “Vatrës”, në rrethana të vështira për kombit morën atributet e mbajtjes në këmbë të shtetit shqiptar dhe qeverisjen e tij, duke nxjerrë madje edhe një kryeministër si Fan Noli. Kjo është një histori e madhe. Kjo është një histori që nuk duhet harruar. Kjo është një histori që ne duhet ta vemë në peidestal këtu në Boston, me një shtëpi muze.
U lodh Sotir Pani, tek fliste për pasionin që nuk ka pse të ishte vetëm pasion i tij. Të gjithë e dëgjonin. Kurrkush nuk thoshte jo. Por edhe kurrkush nuk e vinte ujin në zjarr për të bërë një punë kaq të dobishme për të ardhmen.
E kështu kjo punë ngeci. Edhe pse ndonjë e mbarti këtë nisiative në shtyp, ajo prap se prap mbeti vetëm një ide tunduese në shpirtin e Sotir Panit.
Herë herë i dukej vetja se u bë i merzitshëm me këtë këmbëngulje, por i fanitej gjyshi që nuk e kishte parë kurrë, e prej frymës qiellore i thoshte “nëse je im nip, mos u tërhiq!”. Por edhe kujtimi i babait e shtynte në mendimin se ishte nga ai trung e fis që nuk njohin lodhje por as dhe kthim pas.
E pa që në Boston ishte e vështirë të bënte diçka për muzeun. Atëherë i tha vetes, atë çfarë të tjerët nuk e bëjnë, do ta bëj vetë. Një shtëpi e kam në Dardhë. Do ta kthej muze shtëpinë time e gjithë këto materiale që kam mbledhur nuk i lë t’mi mbulojë pluhuri në sirtaret e shtëpise, as në Dardhë por as dhe këtu në Boston.

* * *

Ndër fotografitë e ruajtura me kujdes nëpër vite prej hallës Fana Raci, dy prej tyre ishin më impresionueset për Sotir Panin. Në njërën pamje ishte gjyshi i tij Josif Pani me Faik Konicën në vitin 1910, i pari ishte kryetar i shoqërisë “Besa-Besë” ndërsa i dyti Editor i gazetës “Dielli”.
Në fotografinë tjetër të vitit 1920 kishin dalë pranë e pranë baba e bir, Josif e Vasil Pani në Boston. Por kishte edhe materiale të tjera të ruajtura në sëndyqin e vjetër të familjes. Veç gazetës “Dielli” ishin ruajtur dhe revistat e gjyshit Josif, i cili tërë jetën e kaloi me letra, dhe e vetmja pasuri që u la trashëgimtarëve qenë shkrimet dhe emri i tij si atdhetar i kulluar. Per këtë, kur Hil Mosi, aso kohe prefekt i Korçës, vinte në Dardhë, të parin njeri që takonte ishte Josif Pani, kthyer nga mërgimi në vitin1922.





Josif Pani dhe Hil Mosi në Dardhë në vitin 1929.

Madje pushimet verore Hil Mosi i bënte familjarisht në shtëpinë e Josifit në Dardhë. Hil Mosi i pat ndihmuar të bëhej rruga automobilistike Korçë –Dardhë. Sotir Pani ruan dy fotografi të asaj kohe; njëra tregon drekën e festës, ku Hil Mosi ndodhej pranë Josif Panit, e një fotografi tjetër e Hil Mosit në zyrë, kur ishte ëmëruar ministër i arsimit, me shënimin “Mikut tim z. Josif Pani, për kujtim.Hilë Mosi, Tiranë 9 qershor 1931”.
Shumë të çmuara ishin shënimet e gjyshit Josif kur përgatiste botimin e tij “Adriatiku e Lufa Europiane”.











Titujt e gazetave të Josif Panit, “Sazani” dhe “Drejtesia”.


“Adriatiku dhe Lufta Europiane” e Josif Panit, për shtypshkrimin e të cilit ndihmuan rreth 400 mërgimtarë shqiptarë emrat e të cilëve shënohen me mirënjohje në këtë botim.
Materialet e mbledhura, Sotir Pani i fotokopjoi me kujdes dhe me to hartoi një dorëshkrim të cilit i vuri titullin “At e bir për mëmëdhenë”. Këtë ja kishte sugjeruar në vitin 1965, në fshatin Dardhë, Prof. Skender Luarasi. Në një dorëshkrim që shkrimtari i njohur aso kohe i dergoi Sotir Panit, kujtonte me nderim Vasil Panin, i cili i kishte dërguar një letër e para për Skënder Luarasin që ndodhej në kampin e përqëndrimit në Francë në vitet 1939-1943.
“Edhe pse nuk e njoha personalisht Vasilin,- shkruante S. Luarasi – mua Vasil Josif Pani më ka mbetur në kujtesë si shëmbëll i qytetarit shpirtmadh që i jep dorën shokut në nevojë”.

* * *



Shtëpia e Panajve në Dardhë të Korçës.

Kur mblodhi të gjitha materialet që i duheshin për të realizuar dëshirën e tij për një muze në fshatin Dardhë, Sotir Panit ju ngulën sytë në një fotografi të vjetër, ku mergimtarë e pjestarë të Federatës “Vatra” kishin dalë në një bulevard në Boston të përcillnin Josif Panin që kthehej përgjithmonë në Shqipëri në vitin 1922, pas 18 vjetëve veprimtari atdhetare në Amerikë ku kishte bërë emër e gëzonte respektin e mbarë komunitetit shqiptar.
I paketoi me kujdes fotografitë e shumta, që të mos i dëmtoheshin gjatë udhëtimit. Mori me vehte dhe flamurin që kishte qëndruar 75 vjet në shtëpinë e Panëve në Dardhë. Atë flamur e kishte marrë dikur me vete, kur u kthye në atdhe, gjyshi Josif dhe e ngrinte në Dardhë çdo 28 Nëntor deri ditën që vdiq. I mbeti stafetë ky flamur Sotir Panit. Me të erdhi në Amerikë në 1995, e sa herë kthehet në atdhe nuk harron ta marrë me vehte e ta shpalosë në ajrin e freskët e jetdhënës të Dardhës.
Po ngritja e muzeut nuk ishte një punë që mund të bëhej vetëm, ndaj i erdhën në ndihmë pjestarët e familjes. Bashkë me të shoqen, mësuesen Margaritë, të birin Andrean me nuse Saida mori sërisht rrugën për Shqipëri në maj të vitit 2006. Ndaluan vetëm dy ditë në Tiranë dhe të tretën shkelen pragun e shtëpisë së Panajve në Dardhë. Ishte një stinë e bukur, plot lule. Një stinë që të ndizte dëshira e të frymëzonte.


Sotir Pani me bashkfshatarin e tij dardhar Kiço Çeku duke biseduar për muzeun.

Shtëpija është dy katëshe. Në katin e poshtëm është dhoma e ndenjës dhe e gatimit. Në katin sipër është një dhomë e një sallon i madh, të cilin vendosi ta ktheje në muze sepse ishte vëndi më i hapur e më i përshtatshëm i shtëpisë. Ka plot dritare prej ku gjatë gjithë ditës hyn dritë e plotë.
Pasi i vendosën me kujdes fotografitë e materialet dokumentare në stendat e përgatitura, Sotir Pani dhe pjestarët e tij të familjes hapën dyert e shtëpisë, njoftuan bashkfshatarët e pushuesit e shumtë që vizitojnë Dardhën gjatë stinës së verës dhe organizuan një inaugurim që papritur u kthye në një ngjarje për fshatin turistik.
Kjo ngjarje, sado e thjeshtë në dukje, nuk mbeti jashtë interesit të mediave lokale e kombëtare. U gjendën në Dardhë ekipi i televizionit të Korçës dhe televizionit me qëndër në Tiranë “Koha”, të cilët përgatiten emisione të veçanta. U intervistuan Sotir Pani, i biri Andrea me të shoqen e tij Saida, e cila megjithese e huaj, bijë marokene, foli me një shqipe të pastër me admirim për Dardhën e banorët e saj.






Andrea, i biri i Sotir Panit, duke u treguar vizitorëve fotografitë dhe dokumentat historike të muzeut në shtëpinë Panëve në Dardhë.

Ata që e përgëzuan ishin të shumtë e Sotiri ka dëshirë ti përmendë të gjithë, gjë që është e pamundur në një shkrim, por veç nuk mund të rrijë pa kujtuar me mirënjohje; Teodor Laçon, dardhar, ambasador i Shqipërisë në Moskë, shkrimtarin Kristaq Balli, Ilmi Bejkon me të shoqen Valtrant, ardhur për pushime nga Gjermania, Niko Ballin kryetar i shoqërisë “Shpresa” dega Korçë, Agim Çilin, drejtor stacionit të Zoteknisë në Korçë, Xhustina Pojanin, Jorgo Cacën, Manol Lenën, Tomi Pikulin e të tjerë.
Shkrimtari Teodor Laço në përshtypjet e tij ndër të tjera shenoi:
“Ngritja e një dhome muze në shtëpinë e tij nuk i sherben vetëm Dardhës, por gjithë vendit sepse figura atdhetarësh e gazetarësh si Josif e Vasil Pani i përkasin historisë më të ndritëshme të gjysmës së parë të shekullit XX, i përkasin asaj kohe që kish më shumë nevojë se për çdo gjë, për idealista e martirë të çeshtjes kombëtare.”

* * *

…Nganjëherë, kur kalojne vitet, jeta të duket si një imazh në celuloid. Falë memories njerëzore, cdo gjë e bukur dhe e mirë mbetet. Në atë memorie është regjistruar fëmijëria, rinia, jeta punët e pasionet, vendet ku je lindur e ku je rritur e ku jetojnë shumë njerëz, prej të cilëve e për të cilët ruan kujtime të bukura që nuk mund të harrohen.
Se ja, Sotir Pani jeton sot në qytetin me emër të madh në Amerikë e në botë, Boston, me të shoqen Margarita, me djemtë Vasili e Andrea që kanë krijuar familje, me nipër e mbesa, më në perëndim, në qytetin e Usterit jeton e motra Dhoksia Tollko, kaq shumë njerëz pinjollë e familjarë të Panajve të Dardhës së Korçës, mjaft prej tyre me shkollë të lartë e në shoqëri të nderuar, sa do të krenoheshin edhe gjyshi Josif edhe babai Vasil, por veç larg prej Shqipërisë, larg prej Dardhës, larg prej trojeve të parëve, e meraku si baba e si gjysh e shtyn të mendojë se herë pas herë duhet marrë udha për Atdhe. E këto udhëtime duhet ti ndërmarrë jo vetëm për vete nga tundimet e shpirtit si mërgimtar, por edhe për të tjerë, madje të marrë me vehte edhe ndonjë nip a mbesë që nuk e dinë çfarë është Dardha, t’a njohin jo vetëm Dardhën por ta njohin e duan mbarë Shqipërinë.
Ndodh ta shohin shpesh miqtë e të afërmit Sotir Panin të marrë rrugë nga Bostoni për në Atdhe, e t’i thonë “ Po rrugë e gjatë, o Soto, si nuk u lodhe, po je dhe i moshuar tashmë, o njeri…“!
Sotirit nuk i mungon një buzëqeshje dashamirëse dardhare me fjalët që i burojnë nga mënçuaria e moshës: “Nuk lodhet njeriu duke rëndur pas dashurive”! E pastaj shton “ Si të mos vete në Dardhë? Si të lodhëm kur Dardha është jeta ime. Atje kam varrin e gjyshit Josif Pani. E jo vetëm të gjyshit…”.

Këndej babanë e andej gjyshin, dy dhèra që dashuria njerëzore i bashkon. Ka të drejtë Sotir Pani.Ky është fati ynë si emigrantë. Nuk duhen shkëputur lidhjet ndryshe humbëm e u tretëm në këtë dhè të huaj që tashmë është bërë dheu ynë i dytë, por veç, si mërgimtarë e si shqiptarë, na trokiti fati të kemi dy Atdhe, ndaj sa të kemi frymë nuk duhet të lodhemi duke rendur pas dashurive, këndej e andej Atllantikut, ne shqiptarët…

Boston, nëntor 2006
www.traboini.com
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.191 seconds