E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: 20 PYETJE PER SHKRIMTARIN TEODOR LAÇO

20 PYETJE PER SHKRIMTARIN TEODOR LAÇO 6 months 1 week ago #134

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
INTERVISTЁ Nga Murat Aliaj

20 PYETJE PER SHKRIMTARIN TEODOR LAÇO

1.Ç’do kush e ka tё ruajtur nё shpirt njё Baba Tomorr, apo Itakё, siç i themi ne modernёt. Mendoj se tё tillё ju keni vёndlindjen. Mirse ju gjeta nё Dardhё!

Falemnderit. Ёshtё kёnaqёsi tё bashkёbisedosh me njё shok tё vjetёr, qё ke dёshirёn ta quash mik. Aq mё tepёr kur edhe ai ёshtё shkrimtar. Kёnaqёsia shumёfishohet kur biseda bёhet nё “Itakёn” tёnde. Siç thotё njё poet i yni, çdo shkrimtar e ka njё Itakё apo njё fron tё perёndisё sё tij ku beson se e ka me vete muzёn e krijimtarisё. Fati ёshtё treguar dashamirёs me mua, sepse Dardha ёshtё jo vetёm ajёr i situr por edhe vatёr qё rrezaton kulturё, dituri, traditё.

2.Dardha ёshtё nё sfondin e mjaft tregimeve e romaneve tuaja, ato nisin nga “Era e tokёs”,”Rruga e bardhё”,”Ajri i ftohtё i mesnatёs”,”Pylli nё vjeshtё” dhe shumё mё tepёr nё romanin tuaj tё fundit “Mjegull”. Ёshtё kjo njё nostalgji ndaj vendlinjes, apo diçka mё pёrgjithёsuese?

Nё shumё prej veprave, shkrimtari zgjedh si vend veprimi atё fshat, qytet apo atdhe ku ndihet mё mirё. Nuk ёshtё çёshtje komoditeti apo lehtёsie pёr tё qёnё sa mё i besueshёm nё atё pamje tё veprёs qё ёshtё pёrshkruese. Kjo ka tё bёjё me psikologjinё e personazheve tё tij. Vini re p.sh. se sa e pranishme ёshtё Gjirokastra dhe konstitucioni shpirtёror i gjirokastritёve nё disa nga veprat mё tё suksesshёme tё Kadaresё, duke filuar nga “Kronikё nё gur”, tek “Darka e gabuar” nё njё hark kohor 50 vjeçar. Po tё pyesnin mua se cilin domen do tё zgjidhja pёr vlera tё qёndrueshme nga krijimtaria ime, do tё thoshja pa mёdyshje temёn e mёrgimit nё romanin “Lёndina e lotёve”(1978) qё ёshtё ekranizuar me titullin “Vitet e pritjes”, tregimet “Njё grusht hi”, “Tё djelat e mёrgimtarёve”, “Pikёllim varrezash” dhe mё thellё, nё praninё e dramёs sё mёrgimit nё qytezёn Darsin ku veç “Lёndina e lotёve” zhvillohet subjekti i romanit “Pushimet e kolonelit”(1990) dhe “Mjegull”(2009). Pra, ёshtё shumё mё tepёr se nostalgji.

3.Kemi patur fatin e mirё qё pas qarkullimit tuaj, t’ju kishim pёr disa vite nё mes tonё, nё Fier. Nuk di nё iu lehtёsuan ndopak brengat bashkёqytetarёt e mi, apo iu shtuan mё tepёr. Ç’mbresa ruani nga ajo kohё?

7 vjet nё Fier kanё pёrkitur me njё nga momentet mё kritikё tё jetёs sime. Isha kritikuar nё pleniumin e Lidhjes sё Shkrimtarёve pёr prozёn, pёr vёllimin me tregime “ Ajri i ftohtё i mesnatёs” isha quajtur “apologjet i dramave tё Fadil Paçramit nё pleniumin pёr dramaturgjinё dhe si tё mos mjaftonin kёto u sulmua novela ime “Ditё dhe netё qё mund tё vijnё”, sikur ajo pasqyronte tezat e puçistёve tё ushtrisё, pavarsisht se ajo qe botuar mё parё se sa tё flitej pёr “teorinё e rrёshqitjes” e tё tjera marrёzira. Mund tё kisha pёrfunduar mё keq, por besoj se mё mbajti deri tek qarkullimi, romani “Pёrballimi” qё ish pritur mirё sepse, thuhej, figura e komunistit aty nuk dilte skematike, si nё veprat pararendёse. Lidhja e Shkrimtarёve dhe Artistёve mё dёrgoi nё Fier qё tё punoja si mёsues nё shkollёn bujqёsore tё Libofshёs, por nё atё kohё, ka qёnё viti 75 nё Fier drejtonte problemet e kulturёs Pipi Mitrojorgji i cili tёrhoqi aty edhe tё qakulluar tё tjerё si piktorin Vilson Kilica, arkeologёt Neritan Ceka e Muzafer Korkuti, historianёt P. Milo e M.Islami, aktorin F.Sela etj. Veç asaj, nё Fier punonin edhe intelektualё tё tjerё tё artit si P.Kulla, L.Bungo. nё teatrin “Bylys ku u emёrova unё, kishte njё trupё aktorёsh me talent dhe drejtorёt qё punuan me mua, m’a dёgjonin fjalёn, aq sa ndonjeri qё mё shihte shtrembёr, me qё tё tillё do tё ketё pёrjetёsisht thoshte se nё teatёr ёshtё shtruar kёmbёkryq...Kadri beu i Cakranit. Puna na eci aq mirё sa arritёm tё rradhitemi nё ballё tё jetёs teatrore tё vendit, sidomos me estradёn. Dhe ku ke patur kёnaqёsinё nga ajo qё bёn, s’ka se si tё mos ruash kujtime tё mira. I kujtoj qytetarёt e Fierit, jo vetёm se ishin artdashёs, njё spektator i mrekullueshёm, por sepse mё respektonin dhe nuk mё pёrgojuan pёr “kapriçion” time pёr ta mbajtur familjen nё Tiranё.

4.Keni njё krijimtari mjaft tё pasur letrare e cila pёrfshin dy etapa krejt tё kundёrta me njera tjetren. Talentin, vrullin, ndjenjёn, ju e pasqyruat nё gjithçka qё shkruajtёt. Ato nuk ishin vetёm dashuri, por edhe vuajtje e dhimbje. Cili prej tyre ju ka brengosur mё shumё?

Krijimi, nё zanafillё, ёshtё njё trazim dёshire dhe vuajtje. E shkruan çdo gjё nё ethen e padurimit pёr tё shprehur atё qё tё lё pa gjumё dhe vuan sepse asnjёherё nuk je i sigurt nё se po e shpreh ashtu siç duhet. Kjo ёshtё ana e pavetdijshёme e krjimtarisё. Gёzimi dhe zhgёnjimi, vijnё mё pas, nё vartёsi tё pritjes nga publiku. Gёzime kam patur shumё, por edhe zhgёnjime. Dhimbja dhe ndёrkryerja e brёndёshme, mё shpesh e mbyllur dhe ndonjёherё shpёrthyese, ndodhin kur e sheh se po tё bёjnё ndonjё padrejtёsi. Nё ’97 nё Festivalin Kombёtar tё teatrove, Fieri u paraqit me dramёn time “Njё det helmi” vёnё nё skenё nga regjizori Dh.Orgocka. kjo ёshtё drama e individit qё vihet pёrballё dilemёs: ose tё pranojё rekrutimin nga Sigurimi i Shtetit, ose burgun. Ai e zgjidh dramёn me vetvrasje. Drama ishte punuar nё klimёn e terrorit tё pranverёs sё atij viti dhe ndihej tensionimi, por spektatori dhe disa kolegё tё mij, e pritёn mirё. Tё nesёrmen gjatё “diskutimit”, mё sulmuan ashpёr. “Pёrse e vutё nё skenё kёtё pjesё, apo ngaqё autori ishte ministёr?” u tha. Vetkuptohet, ishte njё klimё tjetёr politike dhe unё pёrbёja njё gjah tё lehtё.

5.Nga sa di unё “Gjemimi i atij dimri” , i ndje sё pari nё Fier. Mё pas u luajt nga trupa tё ndryshme tё vendit. Ç’kujtime ruani nga premiera e parё?

“Gjemimi...”ka qёnё njё nga 2 ̶ 3 dramat e mija mё tё mira, si dramaturgji dhe si spektakёl. Para saj do tё vija vetёm “Qyteti i akuzuar” (1983), teatri i Korçёs. Premiera e dramёs ishte njё triumf, njё pritje si rrallё herё nga publiku. Por fill pas kёsaj, nё diskutimin pёrzgjedhёs pёr festivalin e vitit ’76 njё antar i komisionit nga Tirana, bёri vrejtjen se drama “Gjemimi...” e paraqit luftёn tonё kryesisht “midis nesh”. Kjo i stepi tё gjithё. Mbaj mend se si shetisnim me regjizorin Dh.Pecani deri natёn vonё. Ai ishte i rёnё shpirtёrish dhe unё i jepja kurajё. Pёr fat, drama u pranua dhe u cilёsua si drama mё e mirё e Festivalit, por...si shfaqje mori çmimin e dytё, pas Teatrit Popullor. Shfaqjen e pa kryeministri M. Shehu dhe e pёlqeu (aq mё shumё kur ngjarjet ndodhnin nё Mallakastёr!), por bёri njё vrejtje. Dua tё shoh njё gjerman tё vrarё nё skenё! Tё mos e bёj! Regjizori improvizoi njё sulm partizan. Fatmirёsisht qё nuk u kёrkua edhe tekst!


6. “Shi nё plazh” siç ka rёnё dje, bie edhe sot. Mund tё bjerё edhe nesёr. Humori nё prozёn tuaj ёshtё i bollshёm. Po komeditё?

Vepra e parё dramatike qё kam shkrojtur ishte komedia lirike “”Shtёpia nё rrugicё”(1968 ̶ Korçё) qё u prit mjaft mirё, kurse mё e reja ёshtё komedia lirike “Zotёrinj beqarё”, qё pret tё ngjitet nё skenё, po nё teatrin e Korçёs, nga regjizori Gёzim Kame, tё cilin e vlerёsoj shumё, pas bashkёpunimit pёr “Shi nё plazh”. Midis tyre janё edhe “Njё nuse pёr Stasin” (1971) vёnё nё skenё nё teatrin popullor nga S.Prosi, nё teatrin e Prishtinёs etj dhe “Fryrja”(2000) kёta tituj, midis 12 pjesёve qё kam shkrojtur, nuk janё pak. Ajo qё mё bёn tё krenohem paksa, ёshtё se ndonёse tre tё parat janё ngjitur nё skenё nё kohёn e trysnisё sё “rregulloreve” tё imponuara nga diktatura, ato i kanё shpёtuar politizimit dhe moralizimit dhe shfaqen ende, sikur tё jenё krijuar sot. Komedia ka qёnё dhe mbetet njё gjini qё e kёrkon dhe e ndjek njё numur i madh shikuesish, tё cilёt s’kanё tё krahasuar me lexuesit e njё romani. Ёshtё pёrgjegjёsi artistike e vёshtirё tё arrish tё bёsh njё komedi suksesi. “Shi nё plazh” ёshtё shitur nё vidio kaseta dhe CD nё mijra kopje qё, po tё mos ishin tё piratuara, siç janё, do tё mё kishin sjellё mjaft honorare prej sё drejtёs sё autorit.

7.Edhe pse krijimtaria juaj ndahet nё dy etapa, krejt tё kundёrta, niveli artistik nuk ka luhatje tё ndjeshme. Duke e parё krjimtarinё tuaj nё distancёn e viteve, a shihni nё tё probleme dhe detaje, pёr tё cilat do tё ndiheshin ngushtё?

Mё vjen mirё nga konstatimi juaj. Kur flasim pёr vlerat e njё autori, veçanёrisht kur ai ka botuar shumё (unё kam mbi 50 tituj) do tё pranojmё se disa vepra do tё jenё vetёm pjesё e inventarit dhe se kontributi i tyre nё letёrsi, duhet çmuar nga veprat mё tё mira qё i qёndrojnё provёs sё kohёs. Kjo pёrzgjedhje nuk ёshtё e lehtё, sepse nё etapёn e socrealizimit, veprat gjykoheshin nёpёr lentёn e partishmёrisё. Koha bёn tё vetёn. Disa vepra, madje disa autorё u harruan. Por edhe tek veprat e atyre qё provuan tё dy etapat, gjenden dёshmi tё çenzurёs dhe autoçenzurёs qё sot tё bёjnё tё skuqesh. Edhe unё nuk bёj pёrjashtim nga kjo epidemi e kohёs. Por... siç thashё, shkrimtari dhe letёrsia nё pёrgjithёsi, duhen gjykuar nga ajo qё mbetet.

8. Po e shtrij edhe mё gjerё problemin. Keni qёnё nё avangardёn e prozёs sё shkurtёr. Por jo i vetёm. Fatmirёsisht vazhdoni tё jini ende. Tashmё jo vetёm nё prozёn e shkurtёr, ndёr kohё qё shumё emra tё tjerё nuk u dёgjuan mё. Mendoni se i zuri poleni i stinёs sё re dhe ju mjaftoi pozicioni antologjik qё siguruan dje, falё konjukturave tё kohёs, apo diçka tjetёr mё e dhimbёshme?

Kёsaj pyetje gjithkush do i pёrgjigjej sipas optikёs sё tij, pra pa e shmangur dot subjektivizmin. Vёrtet, shumё emra nuk u dёgjuan mё. Disa pёr shkak tё moshёs nё tё cilёn i zuri demokracia, liria e fjalёs dhe e eksperimentimit. Nuk duhen fajёsuar. Dhe kjo nuk do tё thotё qё nga vepra e tyre nё tё kaluarёn, s’ka mbetur asgjё. E kam thёnё disa herё nё polemika pёr tё kundёrshtuar mohimin “an bloc” tё çdo gjeje qё u krijua nё tё kaluarёn, me argumentin se pёrderisa i krijua sipas metodёs tё realizmit socialist, nuk vlen mё. E para, jo çdo vepёr u bё duke patur nё njё anё penёn dhe nё anёn tjetёr 5 parimet bazё tё metodёs. Shumё vepra me tema universale si dashuria nё kuptimin e gjerё tё fjalёs. “Dashuria pёr nёnёn ёshtё kudo njelloj”, thotё kritiku disident çek Ivan Klima, nё prezantimin e njё antologjie voluminoze me tregime tё periudhёs sё komunizmit zgjedhur nga 16 vende tё lindjes dhe botuar nё Londёr mё 1996, ku ne pёrfaqёsohemi nga Kadare, unё dhe M.Ahmeti. Tema historike apo edhe bashkёkohore me sens kritik, kanё tё bёjnё thjesht me realizmin, pa cilёsorin “socialist”. Veç kёsaj si shpjegohet qё reth 250 tituj librash ishin futur nё listёn e librave tё fondit tё ndaluar tё bibliotekave. Dhe kёta nuk ishin vetёm tituj tё autorёve qё pёrfundonin nё burg, por edhe tё tё tjerёve qё ishin nё pozita politike tё sigurta si “Pёrbindshi” i Kadaresё,”Zhurma e erёrave tё dikurshёme” e Agollit. Unё vet kam patur dy vepra nё listёn e zezё. Librin me tregime “Ajrti i ftohtё i mesnatёs” dhe novelёn “Ditё dhe netё qё mund tё vijnё”

9.Ёshtё e natyrshёme qё krijimtaria mes dy etapave tё ndryshme, tё ketё edhe firo. Sa pёrqind e konsideroni firon tuaj?

Nuk mund tё matet me metoda matematike. Firo ka edhe mё i shquari. Njё gjё ёshtё e padiskutueshme. Shkrimtari mund tё ketё njё raport vlerёsues apo çvlerёsues me veprёn e tij, por nuk mund ta mohojё se qё kur bёhet pronё publike, ajo ekziston pavarsisht dёshirave tё tij. Prandaj “firot” janё terren pёr t’u eksploruar nga kritika.

10. Ç’mendim keni pёr krijimtarinё mbarёshqiptare nё kёtё 20 vjeçat. Ç’prognozё bёni?

Mund tё shpreh ndonjё mendim vetёm pёr prurjet letrare nё Shqipёri. Pёr fat tё keq, jo vetёm unё por edhe shkrimtarё tё tjerё, kemi informacione tepёr tё mangёta pёr letёrsinё qё krijohet nё Kosovё, nё Maqedoni dhe nё diasporё. Nuk ka asnjё institucion apo media qё ta ketё marrё pёrsipёr vlerёsimin, propogandimin dhe botimin, sidomos botimin, qё ta orjentojё lexuesin. Fizionimi i vlerave kudo qё krijohen ato, duhet tё jetyё objekt i politikёs shtetёrore pёr kulturёn.Kёto 20 vjet, e them me bindje, letёrsia qё ёshtё bёrё tek ne, ёshtё jo vetёm e çliruar nga kanunet e socrealizmit, por ka hyrё nё njё rrjedhё qё do tё sjellё edhe vepra tё shquara. Fatmirёsisht, e gjetёn veten krejt tё pёrshtatur me kёtё realitet tё ri letrar edhe penat mё tё mira tё sё kaluarёs qё nga Kadare, Agolli dhe deri tek Koreshi, Xhuvani, Kongoli, Çuli etj. Por ajo qё tё gёzon mё shumё, ёshtё se po afirmohen dita ditёs poetё e prozatorё tё talentuar nga brezi i ri tё cilёve nguroj t’ju pёrmend emrat, ngaqё druhem mos harroj ndokёnd.

11. Shkrirjen e institucionit tё Lidhjes sё Shkrimtarёve dhe Artistёve tё Shqipёrisё, nё njё kohё kur kёtё institucion e ka edhe Prishtina edhe Shkupi, e shikoni si shenjё progresi?

Nuk di tё ketё ndonjё vendim pёr shkrirjen e LSHA. Nё se do tё bёhej, ky do tё ishte njё veprim qё i takon antarёve tё saj dhe jo ndonjё instance shtetёrore. Lidhja, nё 15 vitet e fundit, ra nё dorё tё mediokritetit, tё dallaveraxhinjve, tё cilёt u pёrpoqёn ta pёrdornin atё, pёr tё afirmuar vetveten. Mjaft tё pёrmend se nё zgjedhjet e fundit pёr kryetarin, “udhёheqja” e asaj kohe, pёr tё siguruar votat e mjaftueshme, kishte sjellur rreth 40 shkrimtarё nga zona e Kurbinit. Unё kam qёnё dhe jam qё shkrimtarёt tё kenё organizatёn e tyre, por siç duken bathёt...nuk do tё ketё pashkё sё shpejti.

12.A e mendoni tё nevojshme ndihmёn dhe pёrkrahjen e talenteve tё reja. Nё ç’nivele e konsideroni atё sot?

Format e vjetra tё zhvillimit dhe mbёshtetjes sё talenteve tё reja, tani mbetёn vetёm pёr defterёt e kujtimeve. Nё mungesё tё kritikёs sё parekrutuar nga klane apo individё tё pasur, mund tё shpallet si talent i madh, si kryelibёr, ai qё ka akses mё tё madh nё media. Ёshtё njё katrahurё ku lexuesi i zellshёm e ka tё vёshtirё tё gjejё pika reference. Kjo ndodh edhe me botimet. Çdo grafoman, po tё paguaj, mund ta shohё emrin e vet nё krye tё kopertinёs sё njё libri. Kjo qё thashё ёshtё ana e errёt e pasqyrёs. Por do tё tregohesha cinik po tё mohoja se ekziston edhe ana tjetёr, e ndritshёme.
Njё gjё ёshtё e sigurt: talenti i vёrtetё ёshtё si zogu qё del sёpari nga foleja. Atij nuk i duhen krahё tё tjera pёr tё fluturuar.

13. Fqinjёt tanё nё veri,lindje,jug dhe perёndim na akuzojnё pёr nivele kulturore. A e keni mendimin se lёndёn e parё ja u japim vet ne me krijimtarinё tonё tё veriut kundёr jugut dhe anasjelltas?

Kёto lloj akuzash meritojnё pёrbuzje. Çdo popull sjell vlerat e veta nё thesarin e kulturёs botёrore dhe jo rrallё pёrkundёr nёnvleftёsimit megaloman e racist, ka ndodhur qё pikёrisht ai qё ёshtё i diskriminuari, tё krijojё modele dhe ikona tё epokёs. Mjaft tё kujtojmё revolucionin muzikor qё solli bluzi, xhazi i zezakёve nё fillim nё Amerikё dhe pastaj nё tё gjithё botёn. Edhe tek ne vihen re siptoma tё tilla, por ёshtё absurditet tё bёsh pёrqasje veri ̶ jug. Intelektualёt e vёrtetё, kanё detyrimin moral tё ngrejnё zёrin kur dёgjojnё broçkulla kёsisoj.

14. Edhe pse kemi emra tё denjё krijuesish, vendi ynё vazhdon tё pёrfaqёsohet nё antologjira ndёrkombёtare qё stisen nga marrveshje shtetёrore, ose kontribut personal tё firmave tё dyshimta, pa asnjё vlerё konkrete nё atdhe. Keni ndonjё mendim pёr kёtё dukuri?

Nuk besoj se ndodh gjithnjё kёshtu. kam parasysh disa pёrmbledhje poezish e tregimesh, tё zgjedhura e pёrkthyer nga studjuesi Robert Elsie, njё antologji voluminoze, botuar nё Itali etj. Por unё besoj se edhe dukuria qё ju ka shqetёsuar juve, ekziston dhe nё shoqёrinё e ekonomisё sё tregut, ёshtё e pashmangёshme. Detyra jonё ёshtё qё tё kemi kurajon qytetare pёr tё ngritur zёrin kundёr praktikave tё tilla.

15. Vlerat krijuese tё njё vendi si yni mё pёlqen t’i shoh tё pandara nga vlerat bashkёkohёsae qё arrihen kudo nё botё, e nё mёnyrё tё veçantё tek fqinjёt tanё. Ç’mendim keni pёr pёrkthimet, pёrzgjedhjet dhe cilёsinё e tyre?

Problemet e pёrkthimeve janё tё ndёrlikuara. I pari ёshjtё çfarё ёshtё zgjedhur pёr t’u pёrkthyer. Nё pёrgjithёsi, qё nga Noli deri nё ditёt tona, zgjedhja ka qёnё ajo e duhura. Bёn pёrjashtim periudha e komunizmit, kur u ndalua pёrkthimi i letёrsisё moderne tё shekulli njёzet si Xhojsi, Kafka, Kamy etj. Por duhet pranuar se nё ato vite u pёrkthyen shumica e kryeveprave botёrore, nga Dante tek Tolstoi. Nё kёta njezet vjet ka njё bum pёrkthimesh dhe njёherёsh njё rrёmuje, sepse krahas shkrimtarёve tё mёdhenj nobelistё, pёrkthehet e botohet edhe letёrsi komerciale, rozё ose xhalo. Por kjo ёshtё sёmundje botёrore, pra e pashёrueshme. Mendoj se neve na duhet tё njohim mё mirё letёrsinё ballkanase. Me tё na lidh njё histori e pёrbashkёt. P.sh. pёr shkak tё konjukturave, ne e njohim fare pёrciptazi letёrsinё e sllavёve tё Ballkanit, madje as Ivo Andriçin e Kёrlezhin. Letёrsia qё unё njoh mё mirё, ёshtё ajo greke, jo vetёm sepse Homerin dhe Eskilin i kemi nё programet e shkollave, por sepse vёmёndja pёr tё ka qёnё e madhe dhe e merituar. I pari shkrimtar grek qё kam lexuar qё kur isha adoleshent, ishte Stratis Mirivilis. Romani i tij “Jeta nё varr”, botuar qё nё vitet ’30, ishte vepra mё tronditёse pёr luftёn, qё kisha lexuar. Pastaj erdhi Ricosi me “Mёhallat e botёs”. Kavafi, Seferi, Eliti, Ludemis, Vasilikos, deri tek Antoni Samaraqis, tё cilin e kam shoqёruar gjatё vizitёs sё tij nё Shqipёri. Kёtu mbarojnё njohjet e mia. E pa drejtё apo jo? Sa pёr nivelin e pёrkthimeve, ndonёse ka arritje, mendimi i specialistёve ёshtё se “bumi” ende nuk ёshtё edhe cilёsor.

16. Pёr ballafaqimin e vlerave krijuese, mendoni se ёshtё i mjaftueshёm njё takim vjetor poezie nё Durrёs dhe njё tjetёr pёr dramёn nё Shkup. Proza e shkurtёr dhe e gjatё ballafaqohen nё panairet ndёrkombёtar, ku editorёt pereferojnё tё paraqesin mё dendur veten se sa krijuesit. A nuk ёshtё i domosdoshёm njё tjetёr organizim ku tё ballafaqohen vlerat e vёrteta?

Sigurisht. Duhen mё shumё panaire libri, promovime serjoze (jo thjesht festive), mitingje tё tjera tё poezisё, konkurse letrare... ka shumё ‘duhet’ por pёr t’i realizuar ato duhen mё shumё sponsorizime nga shteti dhe donatorё.

17. Atdheu (institucionet shtetёrore) akordojnё Pena tё Arta e shpёrblime tё ndryshme pёr autorё qё hedhin nё erё konkluzionet historisё tё Akademisё sonё tё Shkencave. E konsideroni normal kёtё amulli nё funksionimin e levave tё shtetit, pёr çёshtjet kombёtare?

Vlerёsimet me “Penё e Artё” etj janё ekskluziviteti i njё jurie pranё Ministrisё sё Kulturёs. Si çdo juri edhe aty mund tё ketё subjektivizёm, klane etj etj. Por... mirё qё jepen edhe ato. Vlerёn apo edhe lavdinё e njё autori, nuk e pёrcaktojnё çmimet. Çmimet Nobel kishin filluar tё jepeshin qё nё gjallje tё Tolstoit, por atij nuk ia dhanё. Shembujt janё me dhjetra. Veprat letrare nuk gjykohen vetёm nё momentin e botimit dhe as nga çmimet konjukturale. Ato janё provё e sё ardhmes dhe brezave qё vijnё. A mund ta parashikonte Çehovi, njё shkrimtar me shpirt dhe psikologji tipike ruse, qё dramat e tij do tё pёlqeheshin dhe do tё merrnin kreun e repertorit nё Anglinё e viteve ‘70.

18. Romanet tuaj tё parё dhe mjaft tregime tё asaj periudhe shquhen pёr mjeshtёri dhe lirizёm. Mjerisht nё to u pasqyruan temat dhe mentalitetet e kohёs. A keni menduar t’ju riktheheni, pёr t’ju veshur njё kostum mё jetёgjatё?

Nёqoftёse njё kostum ёshtё qepur pёr njё nuse tё caktuar, atё s’mund ta zmadhosh se nuk tё mjafton stofi. Por edhe nё daç ta zvogёlosh, prap s’do tё bёsh asgjё mё shumё pёrveçse tё zgjedhish disa fragmente. Edhe librat janё si njerёzit. Disa vdesin ende kёrthinj, disa jetojnё deri nё pleqёri tё thellё. Nё se njё vepёr i ka qёndruar provёs sё kohёs, atёherё mund tё bёsh ndёrhyrje stilistiko gjuhёsore qё t’ja ngresh karatin e cilёsisё, por pa ndёrhyrё nё themelet e saj qё janё shtyllat e brendisё, subjektit, personazheve.

19.Sёrish do kthehem tek gozhda. Keni njё periudhё tё gjatё aktive krijuese. Mendoni se ёshtё avantazh apo disavantazh nё krijimtari, mosha e tretё?

Kёtu nuk ka rregulla. Çdo gjё ёshtё individuale. Varet nga gjendja fizike dhe sidomos nga ajo mendore. Ka shkrimtarё qё hyjnё nё moshёn e tretё edhe kur sipas viteve janё mjaft larg saj. Bien nё vanitet dhe nuk iu pjell mё truri ndonjё gjё pёr tё qёnё. Kjo ёsdhtё pleqёri e parakohshёme krijuesi. Ka tё tjerё qё deri nё ditёn e fundit, nuk rreshtin sё jetuari me pasionin e tyre mё tё madh e mё tё bukur qё zoti mund t’i japё njeriut, qё ёshtё letёrsia. Unё i pёrkas kёtij grupi. Mendja ime deri mё sot, nuk e pranon moshёn e tretё. Natyra do tё bёjё tё vetёn, por edhe unё do tё bёj timen.

20. Mosha e tretё ёshtё problemi mё i diskutueshёm ndёr shkrimtarёt e suksesshёm. Nё kёtё moshё shkrimtari gjendet i çliruar nga ankthi i gjetjes sё vendit tё tij nё jetё, por shpesh herё edhe i plagosur rёndё nga pёrpjekjet pёr ta gjetur kёtё vёnd. Keni mendimin se kjo moshё mund tё jetё mё e frytshёme e mё e vrullshёme nё pjekuri e nё vlera nga periudhat e tjera qё ka lёnё pas krijuesi?

Jo. Nuk besoj se mund tё jetё mё e vrullshёme. Jo se gjetja e fjalёs bёhet mё e vёshtirё, por sepse suksesi ёshtё kapriçioz. Ai mund tё vijё qё nё rini dhe mё tej shkrimtari tё shkruaj pёr inerci profesionale, por mund tё vijё edhe nё moshё tё thyer. Deri nё moshёn 60 vjeç shkrimtari boshnjak Mesha Sehmoviç ishte konsideruar njё autor mesatar. Kur botoi romanin “Dervishi dhe vdekja” e pa veten nё listёn e shkrimtarёve tё shquar. Gjithsesi prirem tё besoj se shkrimtari i vёrtetё nuk i nёnёshtrohet moshёs, as gjendje fizike, mjaft qё truri i tij tё punoj si sahat.
Ju uroj tё keni shendet dhe mbarёsi nё krijimtarinё e mёtejshme. Falemnderit!

Dardhё, Gusht 2011

Intervistoi
Murat Aliaj
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 6 months 1 week ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 1.093 seconds