E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: FOTOGRAFËT DARDHARË

FOTOGRAFËT DARDHARË 2 years 3 months ago #123

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
TË DHENA PËR FOTOGRAFINË DHE FOTOGRAFËT DARDHARË DERI NË GJYSMËN E DYTË TË SHEKULLIT XX

1984-NikoStefani.jpg

Kumtese Niko Stefani, Vangjo Ilo, Sesion Shkencor, Dardhe 1984

Në historinë e fotografisë shqiptare një vend të rëndësishëm zënë dhe fotografët dardharë. I pari që njihet në fushën e fotografisë në fshat ka qënë Papa Jani Zengo (1832-1913) që ishte i njohur si piktor dhe ikonograf. Përveç këtyre ai ka ushtruar dhe profesionin e fotografit më shumë se një shekull përpara. Nga puna e tij në këtë sektor sot njohim një fotografi të viteve 1876 që paraqit shkollën dhe banorët e fshatit. “deri më sot kjo është fotografia e parë që njohim në këtë rreth”.

Papa Jani kishte një kulturë mjaft të gjërë për kohën e ti dhe dëshëronte që tradita e familjes Zengo të vazhdonte, prandaj dërgoi djalin e tij Vangjel Zengo (1875-1941) për të mësuar për pikturë në Malin e Shenjtë, ku kishin qënë edhe fshatarë të tjerë. Vangjeli aty shquhet si ikonogaraf dhe më vonë bëhet i njohur si piktor afreskesh. Nga i ati ai mësoi dhe artin e të fotografuarit dhe në sajë të kësaj ne kemi sot të fiksuara në xhama fotografikë një pjesë të mirë të krijimtarisë së tij. Mbas viteve 1900, kur ai u kthye në Shqipëri, vazhdoi të punojë në vende të ndryshme si në Dardhë, në Korçë e në Tiranë. Zanatin e fotografit e ushtruan dhe vëllezërit e tij Nikolla dhe Thimi Zengo. Në dokumentat e kësaj familje sot gjen të ruajtura shumë mirë disa qindra xhama fotografikë, si dhe fotografi në letër me pamje familjare, peizazhe, vepra etj. të cilat dëshmojnë për një nivel kulturor e profesional të lartë.

Por nga fotografitë e vjetra të shekullit të kaluar si më të njohurin mund të përmendim Perikli J. Kaçaunin (1890-1949). I ati i tij Jovan Kaçauni ishte sharëxhi dhe si i tillë ka punuar në vende të ndryshme si në Greqi në Rumani dhe në Rusi. Gjatë punës së tij në emigracion ai merte me vehte dhe djemtë e tij. Si të gjithë fshatarët që kishin dëshirë t’i mësonin e t’i shkollonin fëmijët edhe Jovani u interesua që djemtë e tij të bëheshin me shkollë e me zanat. Një ndër ta ishte dhe Peroja, i cili sipas pleqve mësoi zanatin e fotografit në Rumani ose në Rusi. Ai filloi ta ushtronte këtë zanat pa mbushur akoma 20 vjet. Në fillim e mësoi dhe e ushtroi në emigracion, pastaj u kthye dhe e ushtroi në fshatin e tij të lindjes, Dardhë.

Në Dardhë ka pasur një fototekë të pasur me xhama fotografikë që ka bërë Pero Kaçauni, por gjatë kuftës fatkeqësisht ato u dëmtuan dhe u shpërdoruan. Sot ruhen reth 300 pllaka dhe një numur i madh fotografish të bëra prej tij (dy kuti me pllaka e disponon Vangjo Ilo. V. I. 20.03.2001). Njihet fotografia e fshatit që ka bërë Peroja që në vitin 1890 si dhe të tjera të bëra më vonë.

1984-VangjoIloVasilBalli.jpg


Mbasi punoi një kohë të gjartë (rreth 20 vjet) si fitograf në fshat Peroja në vitin 1910 shkoi në SHBA, ku hapi nje studio moderne me emrin “Perry Studio” dhe vazhdoi të ushtrojë profesionin e fotografit. Ai “si i pari dhe i vetmi fotograf dardhar në Amerikë” në vitin 1939 vazhdoi të ushtrojë profesionin duke tërhequr në studjon e tij ku punonte me gjith familjen shumicën e shqiptarëve dhe pothuaj se të gjithë dardharët e Bostonit dhe të rretheve të tij, të cilët nëpërmjet fotografive dergonin një kujtim nëpërmjet të cilit bashkëfshatarët në Dardhë çmalleshin duke parë nga larg të afërmit e tyre për të cilët i digjte malli dhe dashuria. Duke qënë edhe antar i shoqërisve patriotike në SHBA, Peroja fiksonte me aparatin e tij dhe aktivitetet e shoqërisë duke na lënë kështu një dokumentacion të vlefshëm historik.

Para se të ikte për në SHBA, Peroja i a mësoi zanatin një tjetër dardhari Thimi Racit (1886-1966). Ky që në moshë të re pa mbushur aboma 15 vjeç shkoi në Rumani, pastaj u kthye në Atdhe ku punoi në Korçë si teneqexhi. Gjatë kësaj kohe ai mësoi dhe fotografinë. Ja si shkruan ai për këtë çështje në kujtimet e ti: “Kur u ktheva nga Rumania, në punë në Korçë si teneqexhi, pastaj mësova dhe zanatin e fotografit nga Peroja i Kaçaunit. Si iku Peroja makinat i mora unë dhe kam filluar të fotografoj që në vitin 1910. E para fotografi e mirë që bëra ishte ajo e vdekjes së Papa Naumit të Zengos.

Që prej asaj kohe në qoshen e një ndërtese në Dardhë u ngrit tabela “Thimi Raci , Teneqexhi dhe Fotograf”. Ky ishte dhe fotografi që punoi më gjatë në fshat, duke e ushtruar profesionin deri në vitin 1955. Përveç si fotograf Thimi Raci ishte dhe një patriot i lidhur me lëvizjen kombëtare shqiptare dhe me mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe në fshat. Thimi nuk fotografonte veç në studion e tij në Dardhë që e kishte të pajisur me sfonde të ndryshme, por ai profesionin e fotografit e ushtronte dhe në fshatrat përreth si në Sinicë, Qytezë, Ziçisht, Bradvicë, Drenovë, Boboshticë etj. ku shkonte për të fotografuar në panaire, në dasma dhe në shumë aktivitete të tjera që zhvilloheshin atje.

Thimi ka pasur një fototekë të pasur të cilën i biri i tij Andrea Raci, i cili kohët e fundit fotografonte bashkë me të atin, i’a dorëzoi Arkivit të Shtetit. Kjo përbëhet nga 2000 pllaka në gjendje të mirë që sot ruhen në fondin “Thimi Raci”.

fotografet--dardhare-22.jpg


Shumë fotografë nga Dardha kanë ushtruar profesionin e tyre jashtë fshatit. Njëri prej tyre ishte Theodhor Stefani (1901-1969). Todi profesionin e fotografit e ushtroi fillimish në Naussa të Greqisë që nga viti 1923. Më von u kthye për pak kohë në Dardhë dhe pastaj deri sa vdiq punoi si i tillë në Tiranë. Pra siç shifet, për më shumë se një shekull rrjesht Dardha ka pasur fotografët e vet në fshat, duke filluar që nga Papa Jani Zengo, Vangjel Zengo, Nikolla Zengo, Thimi Zengo, Perikli Kaçauni, Thimi Raci, Andrea Raci, pastaj Theodhor Stefani, Petraq Qato, e Niko Stefani të cilët kanë punuar më shumë jashtë fshatit. Kjo traditë e mirë e fotografëve dardharë u zhvillua më tej nga kineasti Endri Keko Artist i Merituar.

Disa prej këtyre fotografëve e kanë përsosur më tej profesionin e tyre duke punuar edhe me fotografë të mirënjohur Korçarë si: “Sulidhi”, dhe “Sotiri”, me të cilët lidheshin jo vetëm duke shkuar këta në Korçë, por edhe duke ardhur ata vetë në Dardhë, ku gjenin dhe frymëzimin dhe bënin fotografi që sot ruhen në fototekat e tyre.

Në sajë të punës së palodhur dhe plot pasion të këtyre fotografëve ne kemi sot nje pasuri të madhe të fiksuar në qindra e mijëra fotografi, në të cilat ne shohim një botë të pasur artistike dhe përveç kujtimeve personale mbajnë dhe dëshmitë e kohës.

Dokumentacioni fotagrafik i Dardhës është mjaft i larmishëm dhe i gjërë. Përveç fotografive thjesht personale, që edhe ato kanë vlerën e tyre, ato prekin aspekte të ndryshme të jetës politike e shoqërore të fshatit e të krahinës përreth. Në to janë fiksuar portrete të figurave të shquara patriotike si Sotir Peci, Hil Mosi etj. por edhe panorama të fshatit në përiudha të ndryshme, aktivitete shoqërore si ceremoni shkollore, çfaqje teatrale të “aktorëve” të fshatit që më 1909 etj.

Duke parë mënyrën e evidentimit të përsonave, peizazheve dhe objekteve të tjera, kupton diapazonin e gjërë të fotografit artistik, për të dhënë sa më qartë e në përspektivë faktin, jetën e gjallë duke e shkrirë atë në një me mjedisin që e rrethon. Në këto fotografi kanë një vlerë të madhe veshjet kombëtare që mëshirojnë kulturën etnografike të gjithë këtij pellgu. Aty shihet qartë kostumi karakteristik i Dardhës. Ato na njohin me larminë artistike të gjithë banorëve të këtyre fshatrave. “Nuancat e kostumeve të burrave dhe të grave janë evidentuar me kujdes dhe ndihmojnë së tepërmi në studimin e etnografisë shqiptare, përcaktojnë qartë ndryshimet apo përputhjet estetike të këtij pellgu, tregojnë evolucionin dhe theksojnë konservatorizmin në ruajtjen e gjërave të bukura estetike të shijeve të popullit tonë.

Pra të gjitha këto na japin një historik faktik të mjediseve dhe të ndodhive të ndryshme, duke u bërë kështu një material me vlerë për studimin e historikut të kësaj zone.
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 2 years 3 months ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.556 seconds