E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: 16 DËSHMORËT E FSHATIT DARDHË

16 DËSHMORËT E FSHATIT DARDHË 2 years 5 months ago #119

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
deshmoret-web-2014.jpg
DËSHMORËT E FSHATIT DARDHË NË LUFTËN NACIONAL ÇLIRIMTARE

Pershtatur nga Kumtesa e Sesionit Shkencor Dardhe Shtator 1984 nga Gaqo Kotepano & Gaqo Çomi

Kujtojmë emrat e dëshmorëve të Dardhës Kristo Isak, Ilo Çomi (Dardha), Pandi Nashi (Dardha), Miço Tollko, Miço Zdruli, Aleksandër Panolli, Koli Çeku, Sotir Daku, Miti dhe Ligor Dunka, Theofan Simaku, Elisaveta Balli, Aspasia Gjino, dhe Pandi Ndrio dhe kryejmë një detyrë të madhe e fisnike per bashkëfshatarët tanë.

Të gjithë njohin familjen Isak prej nga dolli Kristoja, që gjithë jetën e tij i a kushtoi idealit të lirisë. Për idetë, pikpamjet dhe veprimtarinë e tij ai u arrestua, u burgos e u internua disa herë. Kështu në Janar 1939 i u dha gjyqit me grupin e 72 komunistëve, prej ku u internua në Berat. Po kështu në gusht 1942, pas një aksioni u arrestua e u borgos në Korçë.
Shtëpitë ku ka jetuar ai qoftë në Dardhë, në Tiranë apo në Berat kanë qënë qendra të rëndësishme të bazave. Kështu në shkurt 1942 në shtëpinë e tij u formua celula e parë komuniste e Beratit, që zgjodhi Kriston si sekretar të saj.
Më 24 dhjetor karabineria territoriale e Korçës dhe ushtarë nga divizioni i këmbësorisë “Arezo” rrethuan Dardhën nga të gjitha anët. Në tëntativë për të çarë rrethimin pas një lufte të ashpër Kristo Isak ra heroikisht.

1984-Deshmoret.jpg

Po në atë ditë shquhen dhe tre dëshmorëve të tjerë, Miço Tollko, pjesëmarës dhe organizator i demonstratave kundër fashizmit në zonën e Dardhës, sabotuës i përpjekjeve për ngritjen e shoqërisë për argëtim pas pune (dopolavoro), Miço Zdruli simpatizant i luftës, shofer në shtëpinë e të cilit janë zhvilluar mjaft mbledhje të grupit komunist, veprimtar i gjithanshëm dhe sekretar i këshillit të parë nacionalçlirimtar të fshatit, të krijuar më 1942, Aleksandër (Leki) Panolli, i ri, anëtar i njisitit gueril të fshatit, pjesëmarës në të gjitha aksionet e bëra në Dardhë, armëndreqës i apasionuar, që regulloi mjaft armë të njësitit. Po atë ditë që u vra Kristo Isak u kapën nga forcat rrethuese fashiste Miço Tollko e Miço Zdruli e pasi u dërguan në Korçë, të nesërmen u pushkatuan. Ndërsa Leki Panolli u gjend befas i rrethuar, duke provuar një armë të sapondrequr. Ai u përpoq të çajë rrethimin, por nuk arriti dot.

Ilo Çomi (Dardha) ishte që herët bashkëpuntor me Mihal Lakon. Pilo e Gaqo Peristerin, etj dhe drejtoi për një kohë njërën celulë të grupit komunist të Korçës në Dardhë. I shquar për organizimin e luftës së puntorëve e fshatarëve, ai ngrihej vetë i pari për të kërkuar të drejtat e popullit të shkelura me këmbë nga regjimi antipopullor. Më 1940, Iloja erdhi në Tiranë si puntor në dyqanin “Flora”. Në dyqanin “Flora” Iloja punoi dhe plotësoi shumë detyra të levizjes dhe të luftës së saj. Për një kohë ai u dërgua edhe ne agjensinë e cigareve ne Strugë, Prizren e Gjakovë. Më 28 nëntor 1941 Iloja mori pjesë në demonstratën e organizuar në Tiranë. Në të ai u arrestua, por, pasi u torturua tmerrësisht, pa nxjerë asnjë fjalë, u lirua, për t’u arrestuar përsëri në mars të vitit 1942. I internuar në Itali, duke kaluar nëpër burgje dhe qelitë fashiste të ishullit të Ustikës, ai dhe aty u bë organizues i veprimtarive të rezistencës dhe figurë udhëheqëse kryesore e punës ilegale të Partisë.
Pas kapitullimit të Italisë, në shtator 1943, duke u orvatur të hyjë në Atdhe, u kap me disa shokë të tjerë dhe u dërgua në kampin nazist të Mat’hauzenit, ku u zhduk përgjithmonë.

1984-dardhe287.jpg

Edhe Pandi Nashi, antar i grupit komunist të Korçës, dhe më vonë në qendër të këtij grupi në Tiranë, ushtroi nje veprimtari të gjërë e të gjithanëshme. Në vitin 1940 kur ai u arratis nga radhët e ushtrisë italiane, gjatë luftës italo-greke, u kap dhe u burgos në Korçë, në Tiranë e në Vorë. Ai mbajti lidhje me GKK dhe punoi e organizoi arratisjen e mjaft ushtarëve nga kampet e internimit.
Më 21 nëntor 1941 në mbledhjen e çetës së Pezës për formimin e celulës së Partisë, Pandi Nashi u zgjodh zëvendës sekretar dhe më vonë sekretar dhe komisar i kësaj çete.Në shtator 1942 ai u ngarkua si komandant i grupit për sigurimin e pjesëmarësve në Konferencën Historike të Pezës. Si atentator i guximshëm, ai bashkë me Kajo Karafilin, Ali Vishën etj. kryen mjaft aksione në Tiranë.
Me formimin e Brigadës së III-të sulmuese, Pandi kaloi antar i shtabit të saj. Në verën e vitit 1944 hynte shpesh në Tiranë për aksione të ndryshme. Në një nga këto ai u plagos rëndë. Me kërkesë e kuesturës ai u zhduk fizikisht pa lënë gjurmë.

Në rrethana të ngjashme është torturuar e është zhdukur çnjerëzisht më 17 gusht 1943, dëshmori Koli Çeku, antar i njisitit gueril, i cili merrte pjesë aktivisht në detyrat dhe aksionet e njisitit të Devollit. Si veprimtar politik ai u bënte thirje ushtarakëve italianë të braktisnin rrjeshtat dhe të kalonin në anën e luftës Nacionalçlirimtare, gjë që pati rezultate por veprim që u zbulua dhe e sakrifikoi atë.

Demonstrata e madhe antifashiste e 9 shtatorit 1943 në Korçë ishte një nga aksionet e fuqishëme politike, ku populli i këtij qarku tregoi urrejtjen dhe indinjatën e thellë ndaj pushtuesit. Ndër (93) 39 të vrarët që mbetën në këtë masakër, katër dëshmorë ishin bij e bija të Dardhës, Theofan Simaku, pjesëmarës aktiv në aksionet e njisitit gueril, shtëpia e të cilit ishte bazë e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, Vanthia Nashi nje grua e thjeshtë, e dashur, e zgjuar, guximtare e trimëreshë, ishte nëna e Pandi Nashit, Elisaveta Balli , bijë patrioti e mëmëdhetari të njohur, që e bëri shtëpinë e saj vatër të punës të ilegalëve, puntore e palodhur dhe informatore e përpiktë, Aspasia Gjino një grua e varfër por e ndershme, shtëpia e së cilës u bë bazë për shokët ilegalë dhe njësitin gueril, ku fshiheshin makina e shkrimit, pushkë, literaturë etj.


1984-dardhe285.jpg

Tre dëshmore të tjerë u torturuan dhe u vranë në kampin e përqëndrimit në Prishtinë: Fani Keko, puntor, antar i grupit edukativ, i ngarkuar të punojë si kamarier në shtëpinë e oficerave gjermanë, ku ai solli shërbime si informator. Për aktivitetin e tij ai u ndoq, u kallëzua dhe u arrestua në verën e vitit 1944, vëllezërit Miti dhe Ligor Dunka, i pari puntor endacak, kryesisht prodhues dhe transportues qymyri, profesion që e ndihmoi për shpërndarjen e trakteve dhe të materialeve për Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, ndërsa i dyti infermier në spitalin civil të Tiranës, ku bashkëpunoi për të ndihmuar me mjekime e barna partizanët. Për këtë veprimtari ai u spiunua, u arrestua dhe u internua në Prishtinë.

Pas një veprimtarie të gjërë ilegale në qytetin e Korçës i riu dardhar Sotir Daku u reshtua në rradhët e partizanëve në batalionin “Ali Kelmendi” dhe më pas në batalionin e II-të të Brigadës së IV-S. Gjatë operacionit të dimrit në kushte të vështira ai mori një sëmundje të rëndë e megjithatë vazhdoi të luftojë, deri sa vdiq në muajin mars 1944.

Dëshmori i fundit i Dardhës ishte Pandi Ndrio, i cili vullnetarisht në Nëntor 1944 del partizan. Me krijimin e forcave të ndjekjes kalon si pjesëtar i këtyre ku luftoi me trimëri gadi për tre vjet. Në përpjekjen e datës 20 gusht 1947, me bandat e kriminelëve, në veri, ra heroikisht duke “mbrojtur besnikërisht interesat e popullit e të Atdheut për të zhdukur një herë e përgjithmonë kriminelët e luftës” si thuhet në letrën ngushëlluese dërguar famijles nga komanda e repartit të tij.
Duke kujtuar jetën dhe veprën e të 16 dëshmorëve, ne jemi krenarë që Dardha i dhuroi çështjes së shenjtë të lirisë gjakun e një pjese të bijve dhe bijave të saj më të mirë, të cilët i kujtojmë më nderim dhe respekt të thellë.

Lista-Nr-21-lista-deshmoreve-te-vrare.jpg
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 2 years 3 months ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.428 seconds