E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style
Welcome, Guest
Username: Password: Remember me
  • Page:
  • 1

TOPIC: DARDHA NË VITET E LUFTËS 1939-1944

DARDHA NË VITET E LUFTËS 1939-1944 2 years 5 months ago #118

  • STEFANI
  • STEFANI's Avatar
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Posts: 50
  • Thank you received: 1
  • Karma: 0
DARDHA NË VITET E LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONAL ÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR

(Prill 1939-Nëntor 1944)

Përshtatur nga Referati i Endri Keko & Koci Zengo nga Sesioni Shkencor Dardhë Shtator 1984

Periudha që nga okupimi fashist i vendit, 7 prill 1939 - Nëntor 1941, kanë qënë për Dardhën nga më të rëndat e më të ndërlikuarat.
Me të hyrë trupat fashiste në Korçë një batalion i Divizionit “Lupi di Toscana” u vendos në Dardhë....
Në fshat postës së xhandërmarisë ekzistuese, i u shtuan edhe disa karabinjerë italianë, kurse në krye të komunës u sollën njerëz për t’i shërbyer besnikërisht fashizmit...

Prapa shpinës së Dardhës kurdiseshin plane nga më të errëtat për të zhdukur atë si fshat që, si e gjithë Shqipëria, kishte ngritur krye kundër fashizmit e që po kthehej në një vatër lufte të armatosur.
Më 24 dhjetor 1942 mbi të u sulën me qindra ushtarë italianë. Vinin ata nga të katër anët. Kërkonin çetën dhe strehuësit e saj. Fshati filloi të ushtojë nga të bërtiturat në gjuhë të huaj, kërcënimet, shkallmimet e dyerve, zbrazjet e armëve. Luftonte mbarë fshati kundër një ushtërie të tërë, trimi komunist i orëve të para Kristo Isak. Ishin momentet e fundit të jetës së tij dhe dhe ai po u tregonte fashistëve si qëndron shqiptari para vdekjes për të mbrojtur nderin e Atdheut. Këtë shembull trimërie dha këtu edhe Leki Panolli, armëtari i pasionuar i guerilit të fshatit si dhe militantët e lëvizjes komuniste Miço Zdruli e Miço Tollko, që qëndruan deri në vdekje të pa përkulur para torturve çnjerëzore fashiste.
Vrasja e katër djemve dardharë më 24 dhe 25 dhjetor 1942, ishte për Dardhën një humbje e rëndë që u ndje thellë. Të mëdhenj e të vegjël dhe bashkë me ta shokë lufte të ardhur nga Sinica e fshatra të tjerë u mblodhën dhe përcollë me nderime për në banesën e fundit këta luftëtarë trima të rënë në luftë.
Pas aktit barbar të dhjetorit 1942, më 20 shkurt 1943 forcat e shumta balliste të komanduara nga Safet Butka, tentuan të hynin në Dardhë, por përballë qëndrimit të vendosur të dardharëve ata u detyruan të tërhiqën.
Më 25 mars 1943, ushtria italiane ndërmori një operacion tjetër ndëshkimor ndaj Dardhës: fshati u ndodh para kërcënimesh e plaçkitjesh të reja. U dogjën shtëpitë e bazave të luftës. Fotini Zdrulit e të Panajo Gjikës....
Dy muaj më vonë, në maj 1943, një regjiment ushtarësh italianë erdhi e u vendos në sheshet e Shën Thanasit. Qëllimi ishte të ndalohej çdo veprimtari antifashiste.
Në zbatim të udhëzimeve më 20 mars 1943, veteranet e para të bazave ilegale partizane, Athina Stefani, Dhoksi Velo, Dhoksi Isak, Fotini Zdruli, Krisulla Keko, Ollga Peci, Thomaidha Kotepano etj. u mblodhën e zgjodhën këshillin e tyre të gruas antifashiste me kryetare Leftera Batellin.
Si rezultat i luftës së popujve kundër fashizmit detyroi Italinë më 8 shtator 1943 të kapitullonte. Një ditë më pas më 9 shtator, forcat ushtarake të ndodhura në Dardhë, pasi dogjën e shkatëruan çdo gjë që kishin në depo, u larguan për në Korçë. Në fshat u ngrit flamuri i lirisë, dhe me të në ballë erdhi për të festuar fitoren me njerëzit e lirë, batalioni “Fuat Babani”. Por lufta ende nuk kishte mbaruar, një armik tjetër edhe më i egër shkelte vatrat tona: nazistët gjermanë.


Lista-Nr-9-partizanet-djem.jpg


Nën drejtimin e celulës së partisë u riorganizua Këshilli Nacional Çlirimtar i fshatit (me kryetar Jani Batellin e sektetar Vangjo Panollin dhe njisiti gueril (me përgjegjës Vangjo Ballin). U formua organizata e rinisë antifashiste (me sekretar Koci Zengon) dhe u ngrit organizata e pionerit ( me përgjegjës Koço Tollkon), u krijuan puntori për veshmbathjen, spitale e baza e tektikës. Njerëzit sollën në to çdo gjë që nevojitej, që nga shtresat e mbulesat e deri në ushqimet që nevojiteshin për të sëmurët e të plagosurit. Vala e luftës kishte përfshirë të mëdhenj e të vegjël.
Në nëntor 1943 disa qindra ushtarë nazistë të armatosur deri në dhëmbë erdhën në fshat në kërkim të Batalionit “Fuat Babani”. Por partizanet mundën që me një manovrim të shpejtë të dalin jashtë zonës ku vepronin forcat gjermane....
Në dhjetor 1943, forca të tjera gjermane, të shoqëruara kësaj herë nga ballistët, tentuan të hyjnë në Dardhë por ata u goditën nga batalioni “Fuat Babani” dhe u detyruan të tërhiqen...
Më 21-22 mars 1944 një tentativë tjetër ndërmerret nga forcat gjermano balliste për të realizuar atë që nuk mundën ta bëjnë dot disa muaj më parë, por edhe kësaj here ata dështojnë.
Në qershor 1944 forca të shumta gjermano balliste, të angazhuara në operacionin e qershorit avancojnë në drejtime të ndryshme, nga Boboshtica, Kamenica, Bozhigradi e Bradvica dhe hyjnë në Dardhë. Të rinjtë gratë dhe fëmijët sipas porosisë së Batalionit “Fuat Babani” kaluan në mal. Fshati mbeti në duart e nazistëve. Fillojnë kontrollet, bastisjet, plaçkitjet, kërcënimet. Por ajo nuk u gjunjëzua as kësaj radhe. Gratë trimëresha hynin e dilnin në fshat e nxirnin prej shtëpive armë e municion. Ato kalonin nga njëra anë në tjetrën, dhe si zbuluese të vërteta, ndihmonin batalionin “Fuat Babani” me të dhëna mbi lëvizjen e armikut.

Në operacionet gjermane që filluan në zonën Dardhës, filluan që nga muaji nëntor 1943 e deri në qershor 1944, dhe fshati, si asnjëherë u ngrit i tëri në këmbë dhe nuk u frikësua nga vrasjet dhe internimet që nazistët kishi marë ndaj bijve e vëllezërve të tij dardharë bënë që ay të radhitet ndër bazat kryesore të luftës në qarkun e Korçës. Në të dhe në situata më të vështira, u strehuan me qindra partizanë të ardhur nga Devolli apo nga fshtra të tjera të Shqipërisë, u shëruan me dhjetra të plagosur e të sëmurë, u shtypën komunikata e buletine të luftës, u bënë sa e sa aktivitete në shërbim të luftës. Dardha ishte bërë për partizanët nga vendet më të dashur, fshat që u sillte atyre shumë kënaqësi.
Gjatë kësaj kohe dollën malit me armë në dorë 62 partizanë dhe 14 puntorë politikë të terrenit : një në çdo 6 banorë. Emrat e tyre figuruan në çetën “Morava”, të “Pezës” të batalionit “Fuat Babani”, e “Ali Kelmendi”, në brigadën e I; II, IV, VII, IX, XV, XX, XXII sulmuese në zonën e Devollit, Fushës së Korçës, Kolonjës, Beratit, Pezës, etj. Midis tyre ishin 26 vajza që qëndruam si trimëresha përkrah vëllezërve e motrave të tyre partizane.
Gjatë viteve të luftës nacionalçlirimtare mjaft Dardharë patën funksione në parti, rini dhe këshillat antifashiste. Tete prej këtyre ishin delegatë në Kongresin e I të rinisë në Helmës, dhe në kongresin e I të gruas antifashiste. Në Kongresin e parë të Helmësit rinia Dardhare dërgoi delegat të saj Koci Zengon.
Mbarimi i luftës e gjeti Dardhën me 23 djem e vajza oficerë të ushtërisë nacionalçlirimtare të cilët së bashku me partizanët e tjerë dardharë, mbanin në gjokset e tyre 240 dekorata për merita lufte e trimërie.
Nazistët, duke menduar se forcat partizane u likuiduan, u larguan nga Dardha dhe e lanë atë në duart e komandës balliste. Më 12 qershor forcat partizane në bashkëpunim me një pjesë të njisitit gueril të fshatit që ndodheshin të maskuar në korien e Shënpjetrit, sulmuan në befasi dhe i detyruan më se 200 ballistë, megjithe komandantët e tyre, Isuf Baruti e Xhemal Arreza të marin arratinë.
Dardha u çlirua përfundimisht.


Lista-Nr-23-bazat-e-luftes_2014-11-26.jpg

Vazhdon ....
Attachments:
I riu me i ri,
I bukuri me i bukur,
I shendoshi me i shendoshe,
behet kur viziton Dardhen.
Last Edit: 2 years 5 months ago by STEFANI.
The administrator has disabled public write access.
  • Page:
  • 1
Time to create page: 0.163 seconds