E Enjëte 22 Qer 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style

Nje jete i stolisur me buzeqeshje (Kushtuar Vangjo Ilos)

21-vangjo-3Nga George Pani

Me 17 Prill eshte dita e lindjes per Vangjo Ilon qe shumekush nga ne, e njohu dhe ruan kujtimet me te mira per te. Eshte ne nderin tone, qe te themi pak fjale lidhur me biografine e tij, te njeriut qe gjithkujt i fali buzeqeshje.

 

Nga George Pani

Me 17 Prill eshte dita e lindjes per Vangjo Ilon qe shumekush nga ne, e njohu dhe ruan kujtimet me te mira per te. Eshte ne nderin tone, qe te themi pak fjale lidhur me biografine e tij, te njeriut qe gjithkujt i fali buzeqeshje.
Vangjua lindi ne 17 Prill 1932 ne Dardhe, nga e cila u largua ne moshen 2 vjecare, per te jetuar ne Korce. Ai rrjedh nga nje familje patriotesh te Spiridon Ilos. Ne familjen e Spiridonit ku u rrit, ai u mekua me tregimet dhe jeten e Spiridon Ilos, i cili kishte bere perpjekje reale per nje Shqiperi jashte thundres osmane. Idete e Siridon Ilos brymosen Vangjon... Ai filloi shkollen fillore ne te cilen u dallua per cilesite e tij si nxenes. Gjimnazin e kreu ne shkollen "Raqi Qirinxhi" po ne Korce. Pas mbarimit me sukses te shkolles se mesme, Vangjos ju afrua burse studimi per ne univeristet ne Cekosllovaki per degen e kimise. Nga Cekosllovakia ai u kthye pas 4 vitesh i diplomuar si inxhinjer per industrin e gomes. Me kete profesion emerohet me pune ne NISH Goma, Durres. Kembengulja dhe novacioni e shoqeruan ne punen e tij te suksesshme dhe si rezultat i kesaj, u caktua drejtor i NISH Goma, Durres. Gjate drejtimit te tij ne ate ndermarrje, ai solli teknologji te re dhe me prodhimet e tyre, ngriti gamen e prodhimeve, jo vetem per industrine e kohes, por edhe per nevojat e perditeshme te popullsise. Duke pare ecurine dhe kembenguljen e tij per teknologjine dhe prodhimin, ngrihet ne detyre dhe u transferua ne Tirane ne Ministrine e Industrise si drejtor ne nje nga drejtorite atje. Per punen e tij te palodhur eshte dekuaruar disa here ne detyren e tij. Ne moshen e pensionit, nderpreu punen e tij shteterore, por nuk ndali se kerkuari sipas natyres se tij kerkuese. Vangjua i vuri vehtes detyre, te hynte dhe hulumtonte me thelle ne jeten patriotike te Spiridon Ilos. Ne kerkimet e tij mblodhi shume dokumente lidhur me historikun e flamurit kombetar por edhe per punen e vete Spiridon Ilos gjate viteve. Krahas ketyre kerkimeve ai kerkonte dhe shkruante edhe per vendlindjen e tij Dardhen, per te cilen kishte skicuar nje historik te mirfillte, duke mbledhur te dhena per te shkuaren e vjeter dhe te tashmen. Vangjua krijoi albume me shtepite e Dardhes, te rejat dhe shtepite e vjetra, mblodhi doreshkrime te Gaqo Stefanit dhe te shume patrioteve te tjere dardhare, duke i pergatitur dhe botuar ato.

Veprimtaria e Vangjo Ilos, nuk mund te jete kaq e shkurter sa ta pershkruajme me kaq pak rreshta... per kete po shkepus disa nga shkrimet e ti ashtu "cope" sic i shkruante, per t'ju dhene pak nga "shija" me te cilen Vangjua "thurrte" shkrimet e tij. Vangjua shkroi gjithsej 20 libra te ndryshem.

PARATHENIE nga vellimi "I" pare i librit "Dardha dhe njerezit e saj" (nje nga librat e tij te pare):


"Ne pamundesi per te pregatitur nje historik te plote të fshatit tonë të dashur Dardhe, mendova qe te pergatis kete broshure me disa te dhena - dhe krysisht me biografite dhe shkrimet e bashkefshatareve tane, - per ti sherbyer historise se fshatit tone.
Ne kete broshure do te perfshihen biografite e personave te fshatit ose te pasardhesve te tyre pavarësisht nga gjendja e tyre shoqërore apo aktiviteti i tyre.
Ky do te jete nje liber i hapur i cili plotesohet vazhdimisht me te dhena te reja.
Te gjitha ata qe desherojne te futen ne kete broshure ose qe desherojne per te futur nje njeri tjeter qe mungon duhet te dergone ne adresen e meposhtme nje material  me të dhënat e mëposhtme:ADRESA E DERGIMIT   Vangjo Ilo   Rr. Margarita Tutulani". Mundësisht pjesetaret e familjes se tij.
.Mundësisht nje fotografi.
. Ku mund te gjenden te dhena plotesuese per kete person, ose shenime te tjera qe nuk duhen botuar.
. Një kopje e materialit do ti dërgohet Institutit të Historisë dhe një kopje fshatit Dardhë. Ata që dëshërojnë ta kenë materialin ose disa faqe të tij, mund ta fotokopjojnë ose mund të drejtohen në adresën e mësipërme.

Falënderoj Kryetarin e Shoqërisë Dardhare “Shpresa” Z. Vaskë Zdruli për kujdesin e tij për të grumbulluar sa më shumë materiale.
Kam besim se kjo do te vleje sado pak per te plotesuar dijet mbi fshatin tone dhe ftoj te gjithe bashkefshataret qe te kontribuojne ne kompletimin sa me shume te ketij materiali.
 angjo Ilo"

Me poshte po sjell disa shenime te tijat per Gaqo Stefanin:

PARATHENIE tek kujtimet e Gaqo Stefanit:
 
"Prej vitesh jam munduar të mbledh materiale të ndryshme dhe fotografi nga fshati im i lindjes DARDHA.
Jam munduar të mbledh çdo material që lidhet me Dardhën dhe me njerëzit e saj, si dhe ato që kanë shkruar dardharët (me përjashtim të librave të plota të cilat jepen në një listë të veçantë). Qëllimi i im ka qënë që këto materiale të mos humbasin, por të mbeten për të pasuruar historikun e fshati tonë. Me kalimin e kohës, shumë dokumenta dhe shumë fotografi kanë humbur nga pakujdesia, nga faktorët atmosferikë ose për arsye të tjera. Ashtu sikurse kanë humbur deri më sot do të humbasin dhe do të zhduken përgjithmonë edhe ato materiale, fotografi ose dokumenta që sot disa i kanë dhe i ruajnë si dokumenta të çmuara familjare, porse ato po mos u publikuan ose po mos u botuan do të humbasin sikurse kanë humbur deri tashi shumë dokumenta të vlefshme. Duke u nisur nga qëllimi për të mos humbur edhe unë prej vitesh i kam hyrë punës për grumbullimin dhe për publikimin e tyre. Për ketë, ato që kam mbledhur në përgjithësi, i kam hedhur në kompiuter dhe i kam printuar vetëm nga një kopje për dokumentacion. Në këtë mënyrë kam pregatitur rreth 20 libra.
Tashi me qënë se po siguroj disa sponsorizime, po mundohem që një pjesë të këtyre materialeve t’i botoj.
Ky vëllim përmban disa kujtime të Gaqo Stefanit të shkruara në vitin 1957. Megjithse ka disa përsëritje unë i jam përmbajtur plotësisht origjinalit.
Në këtë botim eventualisht mund të bëj ndonjë ndryshim të vogël drejtshkrimor ose ortografik, por gjithmonë pa i a ndryshuar kuptimin materialit.
Për ndonjë gabim ose pasaktësinë time paraprakisht u kërkoj të falur.
Me kënaqësi mirëpres çdo vërejtje korigjim ose saktësim të dokumentave. Për çdo gjë mund të shkruani në adresën time si më poshtë:
Vangjo Ilo
Rr. Margarita Tutulani"

Dicka nga perpjekjet e Vangjo Ilos per te nxjerre ne pah vlerat kerkimore te tij:

Me 20.000 disqe të rrallë, arkivi qëndror i shtetit ka ndoshta diskografinë më të pasur në botë. Tani ky arkiv ka gjithashtu edhe
disqet e fonografisë shqiptare të prodhuara në vitin 1923.
 
Në vitin 1986 koleksionisti anglez Martin Moir i fali arkivit qëndror të shtetit shqiptar 20.000 disqe të rrallë. Në atë kohë të gjithë mendonin se, pas gjestit bujar të anglezit, nuk do të kishte “kurrë më” një njeri tjetër që ta bënte një gjest të tillë. Sa më shumë kalonin vitet, aq më shumë forcohej një bindje e tillë. Mirpo kur të gjithë mendonin kështu ndodhi e kundërta.
Një burrë tjetër me emrin Vangjo Ilo, trokiti në dyert e këtij arkivi dhe pruri 22 pllaka. Ishin 22 pllaka gramafoni me mbishkrimin Albanian Phonograf Records. Ato janë prodhuar në vitin 1923 dhe flasin shqip. Të gjitha janë të mbushura me këngë e valle shqiptare. Ato janë të parat pllaka gramafoni të prodhuara nga një shqiptar. Bëhet fjalë për të parën diskografi shqiptare të ngritur në zemrën e metropolit Amerikan në Nju York përballë me kompaninë më të njohur në botë për prodhimin e pllakave “COLUMBIA”.
Po cila është historia e diskografisë shqiptare me inicialet ARP?
Enti “Albanian Phonograf  Records” u ideua dhe u themelua në vitin 1923 nga këngëtari dhe muzikanti Spiro Ilo, i cili siç pohon djali i tij Vangjo Ilo “gjithë pasurinë që kishte e shkriu për të prodhuar këto pllaka”. Njuorkezët ca më shumë. Fillimisht Spiro Ilo me grupin e tij regjistroi në vitet 1920 (1917 V.I)  disa disqe në shoqërinë diskografike “Columbia”. Një gjë të tillë e bëri së bashku me tenorin e famshëm arbëresh Xhysepe Mauro. Në atë kohë Mauro ishte këngëtari kryesor  i “Operas Metropolitane” të Nju Yorkut. Kuptohet, interesi që zgjuan këto pllaka tek shqiptarët dhe amerikanët ishte i jashzakonshëm. Atëherë Spiroja prej Korçe vendosi pa mëdyshje  që t’i prodhojë vetë këto pllaka. Ky u bë qëllimi i jetës së tij për këtë “shkriu gjithë pasurinë” madje mori dhe borxh.
Specialistët kanë tashmë një fond të gjallë për të kuptuar krijimtarinë muzikore të viteve ’20 , interpretimin, përhapjen dhe shitjen e tyre.
Autori: Fiqiri Sejdiaj
Marë nga Gazeta “Koha Jonë” Nr.  Datë 22.04.2002. Faqe 16.

Keto jane ato pak cfare mund ti atribuojme Vangjo Ilos me pak rreshta dhe ne siperfaqe. Ai ka dhene shume dhe meriton te nderohet nga te gjithe neve qe e njohem prej vitesh. Ne forumin e faqes informative te Dardhes (www.dardha.org) do te postohen me shume shkrime rreth Vagjos se flamurit. Ju mirepresim atje.
(Falenderojme familjen e Niko Stefanit dhe Adriana Stefanin, per ndihmen ne materiale dhe fotografi per kete shkrim te shkurter kushtuar Vangjo Ilos dhe vepres se tij)

Identifikimi juaj

Hyni Ketu!

Navigimi në këtë faqe, bëhet vetëm nëpërmjet antarsimit. Për më shumë informacion rreth antarsimit, ju lutemi drejtojuni administratorëve të faqes.

Kerkoni videot

Kush është Online

Kemi 12 mysafirë dhe një anëtarë në duke shfletuar

  • WebMaSter

Other Languages

Albanian Bulgarian Chinese (Simplified) Croatian Czech Danish Dutch English French German Greek Hebrew Hungarian Icelandic Irish Italian Japanese Maltese Portuguese Spanish

MOTI

Prev Next

Vendodhja e Dardhes

22-01-2012 Hits:2233 Të Rejat BRUKO - avatar BRUKO

Vendodhja e Dardhes

19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga...

Read more

Who's Online

31-12-2010 Hits:1004 Të Rejat BRUKO - avatar BRUKO

The Who's Online Module displays the number of Anonymous Users (e.g. Guests) and Registered Users (ones logged in) that are currently accessing the Web site. Help {loadmodule whosonline,Who's Online}

Read more

Rekomandoje në rrjetet sociale