image

Forumi

Identifikohuni ne menyre qe te keni akses Read More
image

Arkiva

Te gjithe artikujt Read More
image

Fotogaleria

Identifikohuni ne menyre qe te keni akses Read More
image

Videogaleria

Identifikohuni ne menyre qe te keni akses Read More
  • 1
  • EJA NE DARDHEN E BUKUR

  • EJA NE DARDHEN E BUKUR

  • 1
  • 2

Rreth Nesh

I nderuar vizitor!

Kjo faqe eshte ndertuar per komunitetin e respektuar Dardhar si dhe per te percjelle kulturen, zakonet dhe traditat e tyre, ne komunitetet e tjera si brenda po ashtu edhe jashte Shqiperise.
• Faqja u ndertua dhe eshte ne pronesi te V. Bruko i cili eshte gjithashtu administrator edhe kontributor ne faqen e Dardhes.
• A.Stefani eshte administratore dhe kontributorja kryesore qe prej muajve te fillimit te kesaj faqeje.
• BORDI i kesaj faqeje, perbehet prej V.Bruko, A.Stefani, Dh. Skende, F.Zdruli, V.Pani, K.Pina, Klodi Melka dhe Nasho Dhima. Nasho Dhima, eshte perfaqsuesi i ketij bordi ne Shqiperi.
• Sponsori kryesor i dardha.org per vitet 2014-2017 ishte shoqata "BLETA" me qender ne Worcester te shtetit Massachusetts si edhe A. Qano dhe J. Pasha.
Per vitet 2017-2020, sponsori kryesor eshte kompania "LONDO PLUMBING and HEATING" me pronar L. Ndoci si edhe dhjetra dardhare te tjere, dashamires te faqes e cila perpiqet te shpalose vlerat e Dardhes

PhotoGallery

image
 
 
 
image
 
 
 

Me Shume nga Dardha

  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • 1

PIKTORET DARDHARE

Ishte tradite ne te kaluaren ne Shqiperi qe profesionin e ushtruar nga nje pjesetar i farmiljes, me i vjeteri ne moshe, t'ua mesonte, e t'ia linte trashegim vellazerve, bijve ose te afermevs te fisit. Tipik e'shte rasti i nje plejade te tere piktoresh dardhare, te cilet duke ushtruar profesionin e zografit e kane lene ate trashegim brez pas brezi. Kjo brezni piktoresh, fillon me Nikolla Zengon ne gjysmen e dyte te shek. 18 -te e perfundon me piktore te kesaj familjeje ne ditet tona, si Andromaqi e Sofia Zengo.

1. NIKOLLA ZENGO

  Ka jetuar ne gjysmen e dyte te shekullit te 18 -te dhe gjysmen e pare te shekullit te 19 - te. Per te kemi pak te dhena. Dime se ka qene ne Rusi. Prej asaj periudhe trashegojme 25 skica te bera ne laps. Ato paraqesin figura e portrete aristokratesh te asaj kohe, me veshjet e tyre karakteristike ruse si dhe skena fetare si "Kryqezimi", "Ngjallja e Krishtit". Skicat deshmojne se autori eshte piktor, qe e njeh mire mjeshterine e tij dhe se ato perbejne punen pergatitore te piktorit per pune te tjera perfundimtare, te cilat fatkeqesisht nuk i njohim por tregojne se autori i tyre ishte piktor i njohur per kohen dhe jo person pa talent dhe kulture profesionale.

2. ANDON ZENGO

  Djali i Nikolla Zengos, trashegoi profesionin e zografit nga i ati. Ka jetuar nga gjysma e pare e shek. 19 - te, deri ne fund te atij shek. Edhe ai si i ati ka qene prift (1839). Ka punuar si kinograf ne Agios Oros ( Mali i Shenjte ) dhe ne Rusi.

3. PAPA JANI ZENGO

  (1832 - 1912) Kreu shkollen fillore greke ne Dardhe, me vone largohet nga fshati e shkon si cirak zografi ne Malin e Shenjte e ne Korfuz. Ne vitin 1855 punon ne Larisa, ku mesoi dhe profesionin e fotografit, eshte nder fotografet e pare shqiptare ( ne mos i pari ). Fotografia e pare qe ruhet deri me sot eshte ajo e shkolles se Dardhes me 1876. Ne vitin 1855 ai shkon ne Korce. Ishte drugdhendes. Me 1886 ai merret me levrimin e shqipes e ne kete drejtim na ka lene doreshkrim nje alfabet shqip me 33 germa, me te cilin beri perpjekje per te kthyer ne shqip Ungjillin. Ka mbetur nga veprat e tij te shumta vetem nje ikone "Peritoni" ( Rreth prerja e Krishtit ) e vitit 1864, qe me sa duket duhet te jete nga punet e tij fillestare ne fushen e piktures. Papa Jani Zengo profesionin e fotografit dhe piktorit ua mesoi edhe djemve te tij Vangjelit, Nikolles e Eftimit.

4. GRIGOR ZDRULI
  Vdekur me 1906, emri i vertete i tij ishte Sotir. Ishte prift dhe profesionin e zografit e mori ne Malin e Shenjte. Atje mbasi aftesohet ne kete drejtim, formon ateliene e vet, ku mesuan pikture shume djem te rinj shqiptare, si tre djemte e Papa Jani Zengos, Grigor Jeromanak Zdruli (i riu). Thanas Zengo, Pancli Gjino, Spiridhon Dunka, Dhimiter Papaveshi nga Lehova, Marko Ballkameni, etj. Ka punuar ne ikonografi dhe afreske ne Manastiret Sinopetra, Votopet dhe Kseropotam. Ne Shqiperi ka pikturuar Kishen e Shen Thanasit ( Dardhe ). Ne Muzeuinin Mesjetar ne Korce ndodhen prej tij vetem tre ikona, te cilat deshmojne se ai ka qene piktor i afte dhe me talent.

5. NIKOLLA ZDRULI - Vdekur (1899 ) vellai i vogel i Grigorit, qe si piktor njihet me emrin e tij fetar Neofit. Ka punuar bashke me te vellane ne Malin e Shenjte.

6. SOTIR PAPA ILIA (1870 - 1958) Eshte nga familja Kere, ka qene prift. Ne Muzeun e Artit Mesjetar ne Korce ndodhen 15 ikona te tij. Ka punuar edhe ne kishat e Shen Gjergjit ne Dardhe e ne Korce. Pervec veprave me karakter fetar, ka lene disa punime laike qe tregojne se ato jane vepra te dala nga dore e stervitur e me dhunti. Ai konsiderohet si nje pikturen e tij vihet re nje fare shkeputje nga piktura lindore dhe ndikirn nga ajo perendimore. Vdiq ne Amerike me 1932.

10. EFTHIM ZENGO
  Djali me i vogel i Papa Jani Zengos, Kreu shkollen fillore ne Dardhe. Profesionin e zografit e rnesoi nga vellai i madh Vangjeli. Ka ndihmuar vellane e madh Vangjelin ne pikturimin e Xhamise se Mirahorit ne Korce me 1921 dhe kishen e Shen Gjergjit ne Dardhe. Te dy se bashku kane punuar edhe ne Greqi. Me 1928 kthehet perfundimisht ne Shqiperi.

11. THANAS TODI ZENGO
Lindi ne Dardhe ne vitet 50 te shekullit te kaluar dhe vdiq ne vitin 1920. Ka punuar si piktor ne Rumani, ku ka marre pjese ne pikturimin e pallatit te mbretit rumun, bashke me piktore te tjere. Ne Korce ne Muzeun Mesjetar ruhet prej tij vetem nje ikone e titulluar "Shikimi i te verberit". Eshte marre edhe me pikture laike. Prej tyre ka mbetur vetem nje portret i Skenderbeut.

12. KRISTO THANAS ZENGO
Ka mesuar profesionin nga babai i tij Thanasi dhe e ka ushtruar ate ne Greqi ku dhe vdiq me 1887.

13. PAPA HARALLAMBI DARDHIOTI
Ka lindur rreth vitit 1885 dhe ka vdekur para vitit 1920. Ka punuar si piktor ne Greqi dhe ne Shqiperine e Jugut, ne Sarande e gjetke.

14. KRISTO LIGOR VISHNJA
(1878-1954) Ka punuar ne pikturimin e banesave popullore ne Korce e Dardhe e me se fundi ne Amerike ku emigroi dhe vdiq ne vitin 1954. Vepra e tij eshte pak e njohur. Ne Amerike eshte aktivizuar ne levizjen patriotike te shqiptareve.

15. KRISTO JANI RACI
Ka zhvilluar veprimtarine e vet ne pikture ne Greqi, ku ka marre pjese ne zbukurimin e pallatit mbreteror bashke me piktore te tjere. Ne Shqiperi ka punuar ne gjysmen e dyte te shekullit te 19-te.

16. LEONIDHA (Shofka)
Ka punuar si piktor ne Malin e Shenjte dhe ne Korce. Vepra e tij ka mbetur e pa njohur dhe e pa studiuar. Ka punuar deri ne vitet e para te shekullit te 20-te.

17. GRIGOR JEROMONAK ZDRULI ( I riu - 1885-1958)

Emrin e vertete e ka Kristo Andon Zdruli. Mesimet e para per pikture i mori ne Malin e Shenjte ne qeline atelie te gjyshit te tij Grigor Zdruli. Pervec penes si piktor ne Malin Athos, ka zhvilluar aktivitet te gjere patriotik. Per kete eshte arrestuar dhe mbajtur 3 muaj ne burg. Pas daljes nga burgu e largojne nga Greqia si person "non grata" Vjen ne Shqiperi, ku sherben si Kryeprift ne Pogradec (1924) si dhe ne Manastirin e Shen Gjon Vladimirit ne Elbasan. Vdiq ne Kucove me 1958. Ne Muzeun e Korces ndodhen disaa ikona te tij te vitit 1903. Ai dallohet ne artin e tij per kompozimet e paraqitura me vertetesi, madje edhe me peizazhe nga vendlindja e tij, Dardha.

18. SPIRIDHON DUNKA (vdekur 1915). Ka punuar si piktor prane dajes se tij Papa Grigor Zdrulit (i vjetri) ne Athos dhe ne Dardhe.

19 - 20. PAPA MERKURI dhe PANDI GJINO
  Kane punuar ne fund te shekullit te 19 - te dhe deri ne vitet 1920, ne disa kisha te Shqiperise. Si piktore jane mesuar dhe formuar ne ateliene e Papa Grigor Zdruiit (i vjetri ) ne malin Athos. Kane pikturuar kishen e Shen Gjergjit ne fshatin Grapsh (Devoll).

21. THOMAIDHA ZENGO (1905 - 1961)
  Nga i ati Vangjeli mesoi profesionin. Ne fillim si ndihmese e tij ne kishat e Shen Thanasit dhe Shen Triadhes. Me vone ka punuar shume ikona e piktura laike. Me 1935 emigroi bashke me burrin ne Amerike, ku vazhdoi te punoje si piktore, ne zbukurimin e kishes shqiptare. Vdiq ne Boston me 1961.

22. SOFIA ZENGO PAPADHIMITRI (1915-1976)
Krahas talentit te lindur, ajo mesoi mjeshterine nga i ati, dhe ka qene ndihmese, me te motren Thomaidha ne punimet e te atit ne kishat e Shen Gjergjit e te Shen Thanasit. Me 1941 kreu studimet ne Akademine e Arteve te Bukura ne Athine. Po ate vit kthehet ne atdhe dhe punon si mesuese vizatimi ne Korce. Ne vitin 1942 bashke me te motren Andromaqin, celen ne Tirane ekspoziten e pare. Me 1965 bashke me burrin e saj A. Papadhimitri dhe te motren Andromaqi, pikturojne kishen ortodokse te Tiranes. Po me 1965 cel ne Tirane ekspoziten e dyte vetiake. Piktura e saj dallohet per ndertime me plane te medha, per ngjyrat e ngrohta e te thella. Me interes eshte vepra "autoportret". Ka lene edhe shume ikona te shperndara ne shume familje ne Dardhe e ne Korce, Tirane e gjetke. Ne Muzeumin Mesjetar ne Korce, gjenden 5 ikona te punuara prej saj te realizuara me nivel te larte artistik. Sofia dhe motra e saj Andromaqi, jane piktoret e para shqiptare. Punimi i saj i fundit i takon vitit 1976.

23. SOTIRA ZENGO
  Lindur me 1922. Ka punuar si piktore ndihmese e babait te saj Vangjelit. Ka kryer punime te ndryshme ne studion e te atit.

24. KOSTANDIN ZOGRAFI
Nga Dardha pikturoi me 1825 nje ikone te Krishtit per kishen e Shen Gjergjit te Dardhes. Gjithashtu me nentor 15 1831,  nje ikone te Krishtit po per kishen e Shen Gjergjit ne Dardhe. Me 1934 pikturon nje ikone te Krishtit per Manastirin e Shen Ilias ne Hocisht. Piktori Jani A ... nga Dardha, pikturoi nje ikone te Shen Mitrit, per kishen e Shen Mitrit ne Kamenice te Korces me 1864.

 


Mbështetësit dhe Partnerët tanë!

Falenderojmë mbështetësit dhe partnerët tanë për të gjithë suportin e tyre!

 

Qendroni i Informuar ne cdo kohe per postet e reja.

Identifikimi juaj

Hyni Ketu!

Navigimi në këtë faqe, bëhet vetëm nëpërmjet antarsimit. Për më shumë informacion rreth antarsimit, ju lutemi drejtojuni administratorëve të faqes.