• Mirëserdhët!

    Mirëserdhët ne faqen virtuale të Dardhës.Të nderuar miq e bashkëfshatarë të Dardhës!Faqja virtuale e Dardhës u krijua për të mësuar gjithkush më shumë rreth këtij fshati me tradita dhe zakone të vecanta, të pasur me folklor dhe këngë, mbushur me histori nga më të bukurat, që rrallë i kanë përjetuar edhe qytetet.Jeni të ftuar të gjithë, të shkruani dhe të ofroni atë ç'ka dini rreth këtij fshati relativisht të ri në moshë, por të pasur në rrugën e tij.
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
image

Forumi

Identifikohuni ne menyre qe te keni akses Read More
image

Arkiva

Te gjithe artikujt Read More
image

Fotogaleria

Identifikohuni ne menyre qe te keni akses Read More
image

Videogaleria

Identifikohuni ne menyre qe te keni akses Read More
  • 1
  • MIRË SE VINI NË DARDHË!

  • EJA NE DARDHËN E BUKUR!

  • 1
  • 2

DARDHA - reklamë e vitit 1935

Një publicitet për DARDHËN në shtypin e kohës të vitit 1935.  

* Dardha * është një nga fshatrat më klimaterikë dhe më piktoreskë të Shqipërisë.

Është vendi ideal për të kaluar në prehje dhe qetësi muajt plot vapë e mërzitje të verës.

Me lartësinë e saj prej 1500 metrash nga rafshësija e detit, Dardha është vëndi m’i përshtatëshmë për vilegjiaturë dhe për dëfrim në kohë vere.

Ndodhen gjithë lëhtësirat e nevojshme.

Ka dy Hotele  të pastër, Kafenera, Ëmbëltore etj.

Jepen gjith ashtu edhe shtëpi me qira me çmime fare të lira.

Udhëtim i përditshëm me automobile që nga Korça e vice-versa.

S’ka njeri që t’a ketë vizituar një herë Dardhën, të ketë qëndruar atje nonjë muaj verë, dhe të mos ketë dashur të vejë përsëri.

Bëni një vizitë gjer në Dardhë që të bindi për jetën e qetë dhe gazmore që shkohet atje.

* Kjo reklamë është shkruar ashtu si në vitin 1935, pa asnjë ndryshim. *

Hotele 2 , “Turisti “ dhe “Dëfrimi”.

Automobila 5 , Pandi Boçi, Jovan Mulliri, Miço Zdruli, Vaso Pançi, Mihal Daku.

DARDHA 1935

Më shumë nga Dardha

  • 1

 

 Mirëserdhët ne faqen virtuale të Dardhës.

Të nderuar miq e bashkëfshatarë të Dardhës!

*Faqja virtuale e Dardhës u krijua për të mësuar gjithkush më shumë rreth këtij fshati me tradita dhe zakone të vecanta, të pasur me folklor dhe këngë, mbushur me histori nga më të bukurat, që rrallë i kanë përjetuar edhe qytetet.

*Jeni të ftuar të gjithë, të shkruani dhe të ofroni atë ç'ka dini rreth këtij fshati relativisht të ri në moshë, por të pasur në rrugën e tij.

Në FORUMIN DARDHAR, do të gjeni të hapur një nënforum tek i cili do të mund të lini mendimet dhe sugjerimet tuaj për formën dhe mënyrën e duhur të paraqitjes së materialeve, videove dhe fotove... mund të sillni mendimet tuaja në menyrën e organizimit dhe larmisë së temave që i përkasin Dardhës, për ta paraqitur atë sa më denjësisht duke i dhënë vendin që i takon.

Na përket të gjithëve, të ngremë sa më lart vlerat dhe të riformatojmë traditat, për të cilat të parët tanë (jo të pakët në numur) luftuan për ti formuar dhe duke bërë të mundur që brezat ti gëzohen me të drejtë emrit "dardhar".

Jeni të lutur të gjithë, të kontriboni me materialet tuaja, në komponentet që përbëjnë këtë faqe, duke postuar fotografi të të gjitha kohrave, video dhe materiale nga evenimente, shkrime historike, gojedhëna, këngë etj.

Janë të ftuar të gjithë bizneset dardhare të reklamojnë falas në një faqe që do të publikohet veçanërisht për këtë arsye... gjithkush është i vlefshëm, për të mos u shuar kurrë flaka e traditës dardhare.

Mirëumbledhshim të gjithë së bashku, si në kohërat më të mira të Dardhës...

 

Mbështetësit dhe Partnerët tanë!

Mirënjohje për mbështetësit e partnerët tanë dhe gjithë suportin e tyre!

Qëndroni të informuar në çdo kohë për postimet e reja.

 

Identifikimi juaj

Hyni Ketu!

Navigimi në këtë faqe, bëhet vetëm nëpërmjet antarsimit. Për më shumë informacion rreth antarsimit, ju lutemi drejtojuni administratorëve të faqes.