E Enjëte 25 Maj 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style

Dr. GAQI QANO 1910-1985

“ Unë e Dr. Qano ishim në një Universitet në Philadelphia, nuk dinim se ishim të dy shqiptarë. Kur Dr. Qanos ju thirr emri per t’ iu derëzua diploma e shtypur në lëkurë dreri ( kjo vetëm për studentët e shkëlqyer), iu kërkua ku dëshironte të punonte në SHBA. Dr. Qano u përgjigj “ Në Albani “. Ra heshtja e thellë dhe u gjykua për në Albany, shtet në SHBA. Por Doktor Qano sqaroi “ Unë jam shqiptar! ”. Asnjë nuk dinte ku ishte ky vënd. U pru harta e Evropës ku Qano tregoi atdheun e tij. Komisioni hezitonte, Qanua i ri ngulmonte në kërkesën e tij.”....trogonte Dr. Xhana Basha.

Familja Qano - Pero Kacauni Fotografi rreth viteve 1900-1910Dr. Gaqo Ligor Qano lindi në fshatin Dardhë të KorShkolla e Dardhes 1918 - Thimi Raci Fotografiçës më 25, Prill 1910.

Ishte pjesëtar i një familjeje të madhe, me shumë fëmijë dhe i lënë jetim nga i ati. Shkollën fillore e kreu në shkollën e fshatit, atëhere mësimet zhvilloheshin në gjuhën greke. Vëllai i tij më i madh që kishte mërguar më parë në Amerikë për të ndihmuar familjen mori dhe Gaqon në 1925, në moshen 15 vjeçare për t’a shkolluar. 

Përgatitjen bazë e bëri në kolegjin ndërkombëtar të Springfield në Massachusetts. Punonte në të njëjtën kohë për të përballuar shpenzimet e studimit e të jetesës. Përgatitjen profesionale e kreu në Temple University në Philadelphia.Studimet e tij i mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1936 me gradën Doktor i Kirurgjise Dentare. Po aty u nderua me dy medalje ari për punime në rontegenografi dhe këllefe e ura. Pas përfundimit të studimeve punoi për nje vit në Kliniken për fëmijë në Rhode Island, ku dhe i ofruan nje vënd pune të përhershëm. Malli për familjen dhe dëshira për t’i shërbyer atdheut të tij, e bënë që të mos pranonte ofertat për të ushtruar profesionin në klinikat amerikane.


Bota Newspaper July 15 1936Gazeta “Bota” 15 Korrik 1936... shkruan:

Zoti George L. Qano u lint në Dardhë të Korçës, bir i Zotit dhe Zonjës Ligor Qano. Ardhi në Shtetet e Bashkuara t’Amerikës në vitin 1925 për të studiuar duke nisur nga American International College të Springfield-it. Sikundër që do kuptohet nga rekordi i tij që shënohet këtu më poshtë ka marrë kurdoherë grado të larta në mësimet që ka studiuar. Të dy vitet e para të Springfield megjithë që merrej me mësimin e gjuhës Anglisht mori që te dy vitet First Prize në të folurit përpara publikut. Në 1927 hyri në Departamentin Akademik te asaj shkolle nga i ciliu gradua më 1931. Ishte Kryetar i klubit të Akademisë që më 1929-30 dhe kryetar i klasit gradonjës të vitit 1931. Ishte anëtar i soccer team 1928-31 dhe kapedan për vitin 1930-31. Ishte dhe anëtar i basketball team 1930-31 dhe kapedani i tennis team per vitin 1931-32. Më 1931 hyri ne departamentin e kolegjit ku mori përgatitjen e duhur për të hyrë në Temple University Dental School të qytetit Philadelphia, Pa.

Më 1932 hyri në Universitetin Temple dhe gradoi këtë vit. Në univeristet ka pasur grado shumë të mira. Ishte anëtar i shoqërisë të dentistëve, që ka degë në tërë Ameriken, Xi Psi Phi në Chapter-in Gamma si dhe anëtar i shoqërisë James C. Cameron që më 1934-36. Kjo shoqëri është shoqëri e nderit në xheralk në gojë, anëtar i shoqërisë C. Barton Addie që është njëshoqëri e nderit në orthodonti si dhe në Crown dhe Bridge Prothesis më 1934-36. Ishte kryetar i së fundit me 1935-36. Kur mori degree-ne ju dha medalja e e Profesorit Theodore Demitrius Casto për punën më të mirë në vitin e fundit në Roentgenogranis ( X-Ray ). Gjithashtu ju dha dhe medalja e florinjtë e Profesorit C. Barton Addie për zotësinë më të madhe në vitin e fundit në Crown dhe Bridge Work. Më 11 të Qershorit mori degree Doktor i Xheralekut të Dhëmbëve. ( Doctor of Dental Surgery). Dr. Qano-ja do të hyjë në një spital në Boston për disa muaj dhe do të kthehet në Shqipëri ku do të praktikojë profesionin e tij. Do të hapë zyrë në Korçë ose në Tiranë. “ Bota “ e Diplomat e Dentistit te Dr. Qanospërgëzon Doktor Qano-n për rekordin e tij shkollor, me të cilin më të vërtetë na ka nderuar përpara të huajve, dhe uron që të ketë sukses të plotë në jetën praktike të profesionit të tij.

Filloi punën si mjek Ne te majte ndodhej Klinika e Gaqi Qanos & Farmacia e Petraq Qanos.stomatolog në vitin 1938 në qytetin e Korçës në klinikën e tij personale, që e ndërtuan bashkë me vëllanë Petraqin i cili kishte studiuar për Farmaci në Greqi. Ajo ju shtetëzua në 1946 ashtu si dhe shumë të tjera në atë kohë.

Më pas për dy vjet punoi në spitalin ushtarak të Korçës. Në 1949, duke vlerësuar aftësitë e tij profesionale dhe shkencore si stomatolog e transferohet në Tiranë për të organizuar hapjen e Klinikës Dentare. Krahas punës në klinikë, jepte mësime për ndihmës dentist në Politeknikumin Mjekësor në Tiranë. Si intelektual i emancipuar e i kualifikuar në Perëndim, Dr. Qanon e përfshinë në trazirat e armiqve-agjentë, në Shkurt 1951 me bombën e shpërthyer në Ambasadën Sovjetike. Por fati i tij, i familjes dhe i vendit ishte që Dr. Qano të dilte i pastër nga ajo situatë tepër të veshtirë. Jeta e vërtetoi drejtësinë e figurës së tij. Marrëdhëniet mjek - pacient, petagog-student, ndërmjet kolegeve, në familje e në shoqëri treguan më së miri autoritetin e pastërtinë e figurës se tij njerëzore dhe profesionale.


Në vitet 50, Dr. Qano vijoi punën në klinikën dentare në repartin special për funksionarët shtetërorë, nënpunësit e huaj dhe diplomatët. Gjithashtu botoi tekste mësimore për Politeknikumin Mjekësor e broshura publike për higjenën e gojës. Në vitin 1963, me hapjen e Degës së Stomatologjisë në Fakultetin Mjekësor të UT, u emërua pedagog ku punoi deri sa doli në pension në Ne Kliniken Qendrore ne Tiranevitin 1971. Kësaj periudhe i përkasin dhe botimet e librave “ Kirurgjia e gojës “ dhe “Radiologjia Stomatologjike”. Konceptin “Pensionist ” nuk e pranoi, vijoi të punojë duke ofruar konsulencë dhe shërbim aktiv pranë Klinikës Dentare në Tiranë deri më 1982, kur u shkëput përfundimisht nga profesioni pas një periudhe 45 vjeçare pune me pasion, përkushtim dhe ndërgjegje të lartë profesionale. Me buzëgazin dhe humorin e tij karakteristik, u nda nga jeta me 15 Shkurt 1985 në moshën 75 vjecare. Vlerësimi më i larte që ju bë nga kolegët e tij ishte cilësimi si ” Pionier i Stomatoligjisë Shqiptare” në fjalen e mbajtur në funeralin e tij. ...

“ Doktor Qano është një nga pionerët e shërbimit stomatollogjik në vendin tonë. Ai ka gëzuar gjatë gjithë jetës së tij respektin dhe dashurinë e njerëzve të shumtë që ka mjekuar, si një nga specialistët më të mirë, mjeshtër në profesionin e tij. Ai gëzonte dashurinë dhe respektin e kolegëve të tij, si dhe dhjetra kuadrove të shërbimit tonë që ai pregatiti duke mos kursyer për ta dijen dhe përvojën e tij me shumë vlerë, për të nxjerrë kuadro të afta në shërbim të popullit. Për të gjitha këto cilësi doktor Qano është vlerësuar me distinktivin e punonjësit të dalluar të shëndetësisë dhe me medalje pune. “

Pa dyshim gjithë jetën e tij e ndjeu veten shumë krenar për punën e tij, të vlerësuar me shumë ngrohtësi nga pacientët e tij nga e gjithë Shqipëria.

Doktor Gaqo Qano renditet ndër njerëzit e veçantë, kujtimi i të cilëve mbetet i gjallë edhe pas vdekjes. Ai dha një ndihmesë të çmuar në fushën e stomatologjisë që në hapat e para të saj, duke fituar mirënjohjen e kolegëve, pacientëve, studentëve. Ja disa prej kujtimeve te tyre.


KujtiDr. Qano me Elenin dhe femijet e tyre Zhani, Kristi, Anita.me nga Dhurata e Çerçiz Mingomataj.

" QANO! Një individ që rrezatonte personalitet, authoritet, seriozitet, kompetencë, kulturë perëndimore, e mbi çdo gjë një thjeshtësi dhe ëmbëlsi mahnitëse. Gjatë studimeve dhe më pas viteve të punës si mjek kam patur fatin të jem pranë Dr. Qanos, që ishte modeli im profesional. Kurrë nuk ndjeva propotencën e mjekut të vjetër e me reputacion maksimal në kolegë e popull....

Në një darkë miqësore në familjen e miqve tanë të shquar Xhanfisa e Shyqeri Basha mësuam dicka shumë domethënese për Dr. Qanon. E nderuara Dr. Xhana Basha tregoi: “ Unë e Dr. Qano ishim në një Universitet në Philadelphia. Por nuk dinim se ishim të dy shqiptarë. Kur Dr. Qanos ju thirr emri nga kryetari i komisionit, e iu derëzua diploma e shtypur në lëkurë dreri ( kjo për studentet e shkëlqyer), iu kërkua se ku dëshironte të punonte në SHBA. Dr. Qano u përgjigj “ Në Albani “. Ra heshtja e thellë dhe u gjykua për në Albany, shtet në SHBA. Por Doktor Qano sqaroi :" Unë jam shqiptar !". Asnjë nuk dinte ku ishte ku vend. U pru harta e Evropës. Qano tregoi njollën e vogël, atdheun e tij të madh, Shqipërinë se ku gjëndej. Komisioni hezitonte, Qanua i ri ngulmonte në kërkesën e tij."

Besnik Gavazi – Mjek stomatolog, pedagog pranë Departamentit të Stomatologjisë, Fakulteti i Mjeksisë.

" Dr. Qano ishte mbi të gjitha patriot. Pamvarësisht nga mundesitë që ju ofruan për të punuar në SHBA, ai zgjodhi të kontribonte në vendin e tij. Ishte mjek shumë i aftë nga ana profesionale, që studionte në mënyrë të vazhdueshme dhe zbatonte në praktikë punime e ndërhyrje nga më të ndryshmet. Ishte pedagog kërkues dhe i drejtë. Ishte njeri i mirë dhe bujar, që nuk kursehej të jepte gjithshka dinte për studentet dhe kolegët e tij."

Natasha Mëhilli- mjeke stomatologe. ... " E kam njohur Dr. Gaqo Qanon në vitin 1968. Ai pedagog në Katedrën e Kirurgjisë e unë studente. Në vitin 1972, përsëri bashkë në Klinikën Qëndrore në Tiranë, unë mjeke fillestare , e ai konsulent, kështu deri sa doli në pension. E kujtoj gjithnjë me respekt e mirënjohje të jashtëzakonshme doktorin, jo vetëm se më ndihmoi në ngritjen time profesionale, por respektoj dhe njeriun korrekt në punë e në sjellje, elegant në veshje dhe të palodhur për t’i mësuar brezave të rinj atë që dinte ai vetë. Ishte i qetë, i ekuilibruar si në punë dhe në marrëdhëniet me koleget e çdo moshe."

Dashamir Karalliu - mjek stomatolog: " Kam mendimin që pedagogu, mjeku e sidomos njeriu i mirë e human Dr. Qano meriton të kujtohet me respekt nga kuadrot stomatologë në të gjithë Shqiperinë. Ai qe së pari njeriu, e pastaj mjeku me zëmer të madhe".

Niko Stefani - Bashkëfshatar: " Me dentistin Dr. Gaqi Qanon kemi qënë miq shumë të mirë, në rradhë të pare si bashkëfshtatarë. Ishte mjek shumë i veçantë, tregonte gjithnjë respekt e kujdes të madh në çdo lloj shërbimi që bënte e në të gjitha moshat e pacientëve. Nevoja e shëndetit të gojës e të dhëmbëve na kishte lidhur gjithnjë, por e veçanta me mua ka qënë se kishim një lidhje në mes profesionesh. Unë si fotograf dhe Gaqo si mjek e padagog. Kur punoja në ATSH dhe Klinika Stomatologjike ishte pranë ATSH, shpesh herë kur ai konstatonte tek pacientet anomali që duhej t’i demonstronte tek librat për studentët, më thërriste për t’i fotografuar dhe me durim më shpjegonte procesin që ndodhte në ato raste. "

Kujtimet dhe jeta jane botuar në Revistën “ Stomatologjike Shqiptare” në 2007.

Materiali u përgatit nga Adriana Niko Stefani Prill 2014

Anita Prifti Qano shkroi:

Mirenjohja ime dhe e familjes tone eshte e papershkrueshme per punen dhe kohen qe i kushton Dardhes tone te dashur dhe bijve te saj me kontributet e gjithsecilit. Te falenderoj dhe respektoj dedikimin tend.

Xhaxhi Niko faleminderit per respektin qe ruan dhe komentin qe ke shtuar ne shkrim. Respekti yne per ju dhe per punen tuaj eshte i njejte.

Identifikimi juaj

Hyni Ketu!

Navigimi në këtë faqe, bëhet vetëm nëpërmjet antarsimit. Për më shumë informacion rreth antarsimit, ju lutemi drejtojuni administratorëve të faqes.

Kerkoni videot

Kush është Online

Kemi 44 mysafirë dhe nuk ka anëtarë në duke shfletuar

Other Languages

Albanian Bulgarian Chinese (Simplified) Croatian Czech Danish Dutch English French German Greek Hebrew Hungarian Icelandic Irish Italian Japanese Maltese Portuguese Spanish

MOTI

Prev Next

Vendodhja e Dardhes

22-01-2012 Hits:2205 Të Rejat BRUKO - avatar BRUKO

Vendodhja e Dardhes

19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga...

Read more

Who's Online

31-12-2010 Hits:980 Të Rejat BRUKO - avatar BRUKO

The Who's Online Module displays the number of Anonymous Users (e.g. Guests) and Registered Users (ones logged in) that are currently accessing the Web site. Help {loadmodule whosonline,Who's Online}

Read more

Rekomandoje në rrjetet sociale