E Enjëte 22 Qer 2017

EJA NË DARDHËN E BUKUR...

NATYRA E FSHATIT ME KULTURË QYTETI...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • blue style
  • green style
  • red style
  • orange style
  • lilac style

THOMA NASSI 1892-1964

 

Thoma  Gregor Nassi ishte instrumentist, dirigjent dhe kompozitor, një ndër themeluesit e jetës koncertore dhe të edukimit muzikor në Shqipëri.

Lindi në Dardhë të Korçës më 23 Mars 1892. 

Familja e tij emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 6 maj 1910 në bordin e anijes “Patris”. Nga viti 1916 deri në vitin 1918 vazhdoi studimet në Konservatorin e Muzikës, New England në Boston, Massaçusetts, duke u diplomuar në veglën e flautit. Gjatë asaj kohe, ai interpretoi me orkestrën simfonike të Bostonit si flautist dhe dirigjent ansamblesh. Krahas saj mori pjesë aktive në interpretimin e muzikës liturgjike për Kishën Ortodokse Shqiptare.

Në vitin 1916 organizoi korin e parë të Katedrales Saint George, në jug të Bostonit, Massaçusetts; në vitin 1917 organizoi korin e Kishës Ortodokse, në Natick, Massachusetts. Në shtator të vitit 1917, ai organizoi dhe themeloi bandën parë shqiptare-amerikane “Vatra” në Worcester, Massaçusetts. Në vitin 1918, hyri në ushtrinë amerikane dhe u bë lideri i një bande ushtarake, në kampin Devens, Massaçusetts. Më 15 gusht 1918 ai bëri kërkesë për t’u bërë zyrtarisht qytetar i Shteteve të Bashkuara, në kampin Devens dhe profesioni i tij aty ishte “Ushtar Muzikant”. 

Thomas Nassi u bë zyrtarisht qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 20 shtator 1919. 

Në vitin 1918 ai u martua me Olymbia Berishi Tsika, një këngëtare e talentuar, e cila emigroi në vitin 1916 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po nga fshati Dardhë. Djali i tyre Albert P. Nassi lindi në Masaçusets, më 26 tetor 1919 dhe vajza e tyre Madeline J. Nassi lindi po në Massaçusetts, në Tetor 1920.

Thoma Nassi lirohet nga ushtria amerikane në vitin 1920 dhe po në atë vit ai së bashku me bandën “Vatra” vjen në Shqipëri për të mbështetur “Luftën e Vlorës”. Bashkë me të vjen dhe familja e tij: bashkëshortja Olimpia dhe dy fëmijët e tij. Pas fitores së “Luftës së Vlorës”, banda “Vatra” udhëtoi në gjithë Shqipërinë e Jugut dhe u vendos në Korçë në vitet 1920-1925 dhe në Tiranë më 1926.

Thoma dhe Olimbia Nassi organizuan sistemin shkollor të muzikës në Shqipëri dhe jetën muzikore të Korçës. Fëmija i tyre i tretë, Carmen Nassi A, lindi në Korçë, Shqipëri, në vitin 1923. Thoma Nassi u largua familjarisht nga Shqipëria në vitin 1926. Ata mbërritën në Portin e New York-ut, në bordin e anijes SS Duilio, më 23 maj 1926. Në vitin 1930, familja jetoi në Massaçusetts, aty ku Thoma Nassi krijoi edhe “Shkollën e Muzikës Nassi”. Vdiq në Orleans, Massaçusetts, më 24 dhjetor 1964 dhe u varros në varrezat e Orleans, pranë gruas së tij Olimbia dhe djalit Albert, rënë në betejë si pjesëtar i ushtrisë amerikane, gjatë Luftës së II-të Botërore.

  Qendra e Kulturës, Medias dhe Botime ve të Mbrojtjes dhe Federata “Vatra” organizuan ne 11 Prill 2013 aktivitetin “Banda muzikore ‘Vatra’, bërthama e lindjes së QFKFA” në ambientet e QKMBM. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte nxjerrja në pah dhe rëndësia e krijimit të bandës “Vatra” si pararendëse e bandës kombëtare të shtetit shqiptar dhe Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura të RSH.Me këtë rast u hap dhe ekspozita me fotografi të kësaj bande dhe të tjerave muzikore në Shqipëri.

 

Identifikimi juaj

Hyni Ketu!

Navigimi në këtë faqe, bëhet vetëm nëpërmjet antarsimit. Për më shumë informacion rreth antarsimit, ju lutemi drejtojuni administratorëve të faqes.

Kerkoni videot

Kush është Online

Kemi 4 mysafirë dhe një anëtarë në duke shfletuar

  • WebMaSter

Other Languages

Albanian Bulgarian Chinese (Simplified) Croatian Czech Danish Dutch English French German Greek Hebrew Hungarian Icelandic Irish Italian Japanese Maltese Portuguese Spanish

MOTI

Prev Next

Vendodhja e Dardhes

22-01-2012 Hits:2233 Të Rejat BRUKO - avatar BRUKO

Vendodhja e Dardhes

19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga...

Read more

Who's Online

31-12-2010 Hits:1004 Të Rejat BRUKO - avatar BRUKO

The Who's Online Module displays the number of Anonymous Users (e.g. Guests) and Registered Users (ones logged in) that are currently accessing the Web site. Help {loadmodule whosonline,Who's Online}

Read more

Rekomandoje në rrjetet sociale