image

Forumi

Identifikohuni ne menyre qe te keni akses Read More
image

Arkiva

Te gjithe artikujt Read More
image

Fotogaleria

Identifikohuni ne menyre qe te keni akses Read More
image

Videogaleria

Identifikohuni ne menyre qe te keni akses Read More
  • 1
  • EJA NE DARDHEN E BUKUR

  • EJA NE DARDHEN E BUKUR

  • 1
  • 2

Rreth Nesh

I nderuar vizitor!

Kjo faqe eshte ndertuar per komunitetin e respektuar Dardhar si dhe per te percjelle kulturen, zakonet dhe traditat e tyre, ne komunitetet e tjera si brenda po ashtu edhe jashte Shqiperise.
• Faqja u ndertua dhe eshte ne pronesi te V. Bruko i cili eshte gjithashtu administrator edhe kontributor ne faqen e Dardhes.
• A.Stefani eshte administratore dhe kontributorja kryesore qe prej muajve te fillimit te kesaj faqeje.
• BORDI i kesaj faqeje, perbehet prej V.Bruko, A.Stefani, Dh. Skende, F.Zdruli, V.Pani, K.Pina, Klodi Melka dhe Nasho Dhima. Nasho Dhima, eshte perfaqsuesi i ketij bordi ne Shqiperi.
• Sponsori kryesor i dardha.org per vitet 2014-2017 ishte shoqata "BLETA" me qender ne Worcester te shtetit Massachusetts si edhe A. Qano dhe J. Pasha.
Per vitet 2017-2020, sponsori kryesor eshte kompania "LONDO PLUMBING and HEATING" me pronar L. Ndoci si edhe dhjetra dardhare te tjere, dashamires te faqes e cila perpiqet te shpalose vlerat e Dardhes

PhotoGallery

image
 
 
 
image
 
 
 

Me Shume nga Dardha

  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • 1

Vendodhja e Dardhes

19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga blerimi, tek verat e puhizave e vijnë nga pyjet, tek vjeshtat me palete piktorike prej ylberi,  ndodhet ky 

margaritar.

Veshja popullore e grave te Dardhes

Nga George Pani
Duke ju referuar gjysmes se dyte te shekullit te XIX, ne rrethin e Korces dallonin disa rrethina etnografike sic ishin rrethinat e Fushes, e Devollit, e Gores, Oparit, e Panaritit dhe ajo e Prespes.Ne shekullin e XIX pra, qyteti i Korces dhe rrethi i saj ne pergjithesi, mori nje zhvillim te madh, duke u bere nje nga qendrat me te rendesishme te tregetise ne Shqiperine Juglindore.

Vazhdo leximin: Veshja popullore e grave te Dardhes

Who's Online

The Who's Online Module displays the number of Anonymous Users (e.g. Guests) and Registered Users (ones logged in) that are currently accessing the Web site. Help

Nënkategoritë

Histori

UNË E DUA DARDHËN

Dritëro Agolli, Shkurt 1985

Unë e kam dashur Dardhën që kur e kam parë, që në fëmiri. Im atë kishte shumë miq në Dardhë dhe kur shkonte atje më merte me vehte në vithet e kalit. Ne ngriheshim errët dhe mernim rrugën nga Menkulasi për të shkuar në fshatin që e donim aq shumë. Mëngjezi na zinte në Dardhë. Ahishtet, që i rinin si kurorë fshatit dhe Guri i Vjeshtës që qëndronte në krah të ti dukeshin sikur, lundronin në një push të florinjtë, se dielli i a lëshonte rrezet e arta të mëngjesit.

-Ky është fshat - thoshte im atë me vështrim nga Dardha, sikur donte të mburej që i pari na kishte treguar dhe i pari na kishte ushqyer dashurinë për të.

Dhe mua më pëlqenin shtëpitë e gurta dhe rrugët dhe rrugicat e gurta. Më pëlqenin edhe kumbullat kur mbusheshin me lule të bardha e pakëz si më të kuqëremë. Por i desha më shumë lulet në dritaret e shtëpive. Tim eti i pëlqënin më shumë kumbullat:

            -Ah ç’ janë këto! - thoshte i ndjeri.

Unë në fillim nuk  dinja pse i pëlqenin kumbullat. Pastaj kur u rrita edhe pak, e mësova. I pëlqenin se nga to delte raki e mirë.

E kështu që atëhere në fëmirinë time të herëshme, u dashurova me Dardhën. Vitet ikën, dashuria mbeti dhe u rrit më shumë. Këtë dashuri nuk e rritën vetëm shtëpitë e gurta dhe rrugët e gurta të bukura, ahishtja dhe Guri i Vjeshtës. Dashurinë e rritën njerëzit e Dardhës. Unë zura shumë shokë nga Dardha: Endri Kekon, Sotir Velon, Teodor Laçon, Sofokli Thimon, Vaskë Zdrulin dhe dashuruesin e këngës popullorëe të Devollit, Koci Zdrulin që tashi nuk jeton. Koci pati mbledhur shumë këngë popullore, duke udhëtuar fshat më fshat që nga Dardha deri në Cangonj, tej e tej Devollit. Dhe kur shkonja në Dardhë ai më merte në shtëpi dhe më tregonte fletoret e mbushura me këngë. Pastaj ne këndonim.

Nga dashuria për Dardhën, unë fillova të bëhem si çilimi. Shikonja hartën e Shqipërisë për të gjetur Dardhën etj. siku këto të ishin pemë, dmth dardha, dhe doja t’i povonja se cila ishte më e ëmbël. Dhe gjeja në hartë: Zall Dardhë, Dardha e Tomoricës, Kurorë Dardhë, Dardha e ... Atëhere ç’ ndodhi me mua? ndodhi vërtet si në një kopësht me dardha. Unë mora një herë rrugën dhe shkova në Dardhën e Tomoricës. E dini se për çudi, kjo Dardhë i ngjante Dardhës sime? Kishte shtepi të gurta e rrugë të gurta. Edhe atje binte dëborë, edhe atje çelnin kumbllat lule të bardha. Pastaj shkova në Zall Dardhën e Peshkopisë. Ishte tjetër Dardhë, po edhe ajo kishte një bukuri të veçantë. Mora rrugën për në Kurorë Dardhën e Pukës. Edhe ajo ishte e hijshme.

Mes këtij kopshti me Dardha të vendit tim është Dardha ime. Megjithse nuk kam lindur në asnjë nga këto Dardha  unë i quaj të miat.  Ah! Sa e dua këtë emër Dardhë! Por nga dardhat e tjera për mua është më e ëmbël....

Dardha të sotmen e ka në degët dhe fletët që blerojnë, e ka atje ku vrapon lëngu i jetës. Të kaluarën e ka në rrënjët e thella, që edhe ato jetojnë. Rrënjët dhe degët e Dardhës jetojnë. Në rrënjët është historia,  është origjina e biografisë sonë: janë luftrat e përpjekjet për liri e zgjim kombëtar, janë patriotët si Sotir Peci me shokë; janë dëshmorët partizanë dhe lufta partizane. Kështu ne jetojmë me Dardhën.

Unë e dua Dardhën dhe dardharët, nuk kam frikë se ju marr atyre një pjesë të dashurisë. Dashuria kur ndahet shtohet e shumëzohet....

Dritëro Agolli

Shkurt 1985

Mbështetësit dhe Partnerët tanë!

Falenderojmë mbështetësit dhe partnerët tanë për të gjithë suportin e tyre!

 

Qendroni i Informuar ne cdo kohe per postet e reja.

Identifikimi juaj

Hyni Ketu!

Navigimi në këtë faqe, bëhet vetëm nëpërmjet antarsimit. Për më shumë informacion rreth antarsimit, ju lutemi drejtojuni administratorëve të faqes.